Qeveria e Kosovės ka marrė vednim qė tė pezullojė rreth 60 milionė euro ndėshkime tė tatimeve tė grumbulluara nga kompanitė dhe bizneset tė cilat aknė borxhe ndaj Administratės Tatimore tė Kosovės (ATK). Me kėtė vendim tė gjitha bizneset kanė mundėsi qė deri mė 31 dhjetor tė bėjnė marrėveshje me administratėn tatimore, dhe tė paguajnė vetėm shumėn e borxhit dhe kamatės, kurse do tė lirohen nga ndėshkimet.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë një konference të mbajtur për shtyp, tha se qëllimi i këtij vendimi është që të krijohen lehtësira për bizneset që ti paguajnë borxhet tatimore.
Qëllim tjetër ka qenë edhe dhënia e mundësisë për bizneset që ato të bëhen të rregullta në kryerjen e obligimeve të tyre tatimore, si dhe të bëhet vënia e theksit në respektimin e ligjit dhe rendit, veçanërisht respektit për ligjet tatimore të Kosovës.
Kreu i MEF-it, po ashtu ka thënë se vendimi i qeverisë për pezullimin e ndëshkimeve është shansi i fundit që bizneset të kryejnë obligimet e tyre ndaj ATK-së.
"Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që ta krijojë një ambient sa më joshës, sa më konkurrues dhe sa më lehtësues për bizneset e Kosovës dhe për bizneset ndërkombëtare që dëshirojnë të vijnë të investojnë dhe tregtojnë në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, Naim Fetahu, drejtor i ATK-së, tha se do ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për heqjen e ndëshkimeve dhe se për këtë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Prej vitit 2000-2008 bizneset kanë krijuar borxhe të mëdha ndaj ATK-së, kështu që shuma e përgjithshme arrin në 107 milionë e 704 mijë e 220 euro, ose 44% nga tatimi i përgjithshëm. Prej kësaj shume, 59 milionë e 720 mijë e 615 euro janë shuma e ndëshkimeve, apo 24.47% e tërë borxhit.
Ndërkaq, gjithsej borxhet tatimore, duke i llogaritur edhe ndëshkimet me mbi 59 milionë euro dhe interesat prej 73.963.692 euro, totali i borxheve tatimore arrin në 241 milionë e 406 mijë e 834 euro. /Telegrafi/