E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Shkatėrohet arkitektura e vjetėr e Ohrit
Shkatėrohet arkitektura e vjetėr e Ohrit
Shkatėrohet arkitektura e vjetėr e Ohrit
Qyteti i Ohrit po e humb shkėlqimin e njohur tė arkitekturės sė qytetit paralajmėrojnė dy arkitekt nga Holanda, tė cilėt ftojnė qė tė ruhet trashėgimia kulturore e tij.

Në Ohër duhet të bëhet një lidhje e arkitekturës së vjetër me detajet moderne që nuk do të ndikojnë në ambientin e dallueshëm, thonë arkitektët e rinj holandez, Tamara Amerlan dhe Sjoerd Oms, të cilët pas kërkimeve një vjeçare të arkitekturës së Ohrit kërkojnë që autoritetet e qytetit dhe shtetit të mendojnë se në cilin drejtim do të shkojë qyteti.

"Ndërtimet që janë bërë në Ohër prej viteve të 60 e deri në të 90-at e shekullit të kaluar, janë të cilësisë shumë të dobët, është përdorur shumë beton dhe bëhet fjalë për ndërtim shumë të shpejt dhe për këtë janë me cilësi të dobët. Kjo do të thotë se për këto ndërtime nevojiten shumë mjete për mirëmbajtje dhe të investohet shumë. Problem paraqet edhe afkti se këto ndërtime nuk janë koherente me stilin arkitektonik të Ohrit të vjetër", thotë Tamara Amerlan, arkitekte nga Holanda.

Autoritetet e qytetit duhet të jenë të vëmendshëm, Ohri duhet të zhvillohet, por jo me çdo kusht të rrezikohet arkitektura e vjetër, thonë arkitektët holandezë. Sipas tyre, kjo mund të arrihet vetëm përmes një procesi paralel të mbrojtjes dhe zhvillimit të qytetit.

"Për shembull nga ndërtesa e vjetër të bëjmë një hotel. Do të thotë, brendia e objektit të mbetet e njëjtë, ndërsa pjesa e jashtme të marrë një pamje bashkëkohore. Këtu mendojë se shumë më tepër duhet të përfshihet edhe seksioni për planifikimin hapësinor i qytetit të Ohrit dhe të ketë një rol shumë më aktiv", thekson arkitekti Tamara Amerlan.

Sjoerd Oms, një arkitekt tjetër nga Holanda thotë se e gjithë trashëgimia kulturore e Ohrit duhet të ruhet dhe njëherit të përtëritet. "Rekomandimi im është që të mos bëhen ndërtime të mëdha, të mos ndërtohen ndërtesa të larta. Kjo mund të jetë moderne, por nuk ndërtohen ndërtesa të cilat do të jenë shumë të larta dhe të ruhet ai sharmë që e ka qyteti i Ohrit", shton Sjoerd Oms.

Megjithatë, Ohri gjatë dekadës së fundit është zhvilluar si asnjëherë më parë. Objektet e reja të banimit po ndërtohen edhe atje ku nuk e kanë vendin. Çdo hapësirë e lirë po shfrytëzohet për ngritjen e ndërtesës si mënyrë më e mirë dhe më e shpejt për një përfitim të shkëlqyeshëm. Pjesa e vjetër vetëm në një pjesë të vogël e ka ruajtur pamjen karakteristike. Shtëpitë e reja që atje ndërtohen as për së afërmi nuk i ngjajnë qytetit të vjetër të Ohrit.


Publikuar: 13.09.2008 16:14:40
Lexuar: 55 herė
Fjalėt kyēe: Shkatėrohet, arkitektura, vjetėr, Ohrit,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn Radi: Nė dritė edhe mund ta harrosh errėsirėn
Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės
Festivali i xhazit nė Shkup hapet me 17 tetor Festivali i xhazit nė Shkup hapet me 17 tetor
Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Ēdo gjė gati pėr Seminarin e 27-tė Ēdo gjė gati pėr Seminarin e 27-tė
Margarita mban gjithė Trojėn Margarita mban gjithė Trojėn
Harrohuni me Fellinin Harrohuni me Fellinin
Kolegji Kolegji "Jahja Kemal" mblodhi nxėnėsit e gjithė Ballkanit
Poeteka hapet sot nė Durrės Poeteka hapet sot nė Durrės
Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit
Google Yahoo MSN