E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kontrasti dhe pasiguria
Kontrasti dhe pasiguria
Kontrasti dhe pasiguria
Nė kėtė linjė tė formimit tė njė boshti opozitar, qė paqartėsitė i ka nė vigjilje tė tij, e sigurt duket s’e ėshtė vetėm pasiguria. Praktikat e partive opozitare nė vende tė ndryshme tė botės, por, edhe nė Kosovė, sidomos kur veprojnė, si “Qeveri nėn hije”, kanė dhėnė rezultate sidomos pėr ato parti qė i kanė praktikuar, duke ia mundėsuar edhe ardhjen nė pushtet. Ngjashėm kishte vepruar edhe PDK, pėrmes KQM, duke e shndėrruar veten nė njė pasqyruese tė njė realiteti tjetėr, pėr dallim nga ai qė propagandohej nga tė tjerėt.

Ky model britanik i “Qeverisjes nën hije”, paraqet qeveri opozitare, e cila funksionon si kundërqeveri e ekzekutivit zyrtar, e cila, pra logjikisht, formohet nga partitë opozitare, si alternativë ekzekutive dhe si formë e luftës politike që bënë opozita për të ardhur në pushtet. Kjo qeveri fiktive, përbëhet nga resorë të ngjashëm me atë të qeverisë zyrtare, duke ofruar zgjidhje që qëndrojnë pezull, të mosvëna në zbatim dhe që tregojnë dobësinë e vendimeve të marra.

Është kritikuar Qeveria aktuale edhe për gjendjen e krijuar në Kosovën Veriore, por nuk duhet të harrojmë se, kushdo që do të kishte qenë në bashkëdrejtim të këtij vendi do të përballej me të njëjtat probleme. Në procesin e negociatave kanë qenë të inkuadruar njerëzit më me ndikim nga subjektet relevante të Kosovës (të paktën partiake) dhe që kanë pranuar statusin e kushtëzuar. Që, Veriu i Kosovës pas përcaktimit të statusit final politik të vendit tonë, do të mund të shndërrohet në një vend “problematik”, nuk është e thëna më e re.

Është absurde të mendosh (siç bëjnë disa) s’e mund të krijosh besueshmëri në institucionet e një vendi duke e blerë atë besueshmëri. Besueshmëria në “diçka” nuk mund të ndërtohet duke e blerë atë, por, duhet të bindet “dikush” për atë. Pushteti politik qëllim kryesor ka “ndikimin”, pra, individët duhet t’i bindën atij. Kjo bëhet në forma të ndryshme, njëra nga to është edhe përmes “shtrëngimit” të cilën Kosova edhe nëse e posedon nuk mund dhe nuk duhet ta përdorë, sepse duhet gjetur mënyra të tjera. Pra, ky pushtet përmes “shtrëngimit” ose “forcës” nënkupton më tepër një kontroll fizik sesa kontroll të vullnetit të personit. Për shtetin e Kosovës zgjidhja e duhur në këtë drejtim është pikërisht realizimi i pushtetit përmes “bindjes”. Sepse, tekefundit, përmes “bindjes” skllavi mund ta bëjë perandorin të veprojë sipas vullnetit të vet.

Mbajtja e mbledhjeve të hapura për opinionin publik të Qeverisë që drejtohet nga z. Thaçi duhet shikuar me optimizëm, sipas një përcaktimi që nënkupton qeverisje të ndjeshme ndaj opinionit publik, që ndjek politikë të matur e konsekuente dhe jo sipas asaj që mandateve të kaluara ka ngjarë: “edhe George Bush i vendos këmbët mbi tavolinë dhe asgjë si thotë e shoqja”.

Një element tjetër tregon përparësinë e kësaj Qeverie ndaj asaj të fundit është “kamxhiku demokratik” i përdorur nga kryeministri Thaçi për të shkarkuar nga detyra një zyrtar të mosbindur, tregon (edhe) autoritetin e tij, e jo sikurse kishte ngjarë më parë, kur një ish kryeministër deklaronte se, “nuk jam pyetur nga askush”.

Kërkesa verbale, e thënë shpeshherë përmes mediave të ndryshme, për insistimin që do të çonte Republikën e Kosovës në mbajtjen e zgjedhjeve të reja (për herë të parë që kur është definuar statusi i saj), nga disa liderë që edhe kanë qenë në pushtet gjatë qeverisjeve të kaluara, bëhet më shumë për “kredo politike”, sesa që mund të ofrojnë një qeverisje më të mirë nga çfarë është tashti. Realisht, në zgjedhjet e nëntorit është thyer tradicionalizmi i të votuarit që nuk ndryshon gjërat! Në një intervistë dhënë për RTK (duke vlerësuar punën e Qeverisë aktuale), akademik Daci (i cili është njëri nga ata që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja), luante “interesantin”, vallë sikur kurrë nuk ka qenë në pushtet!

Madje shikuar edhe më thellë, kërkesa verbale për zgjedhje të reja dhe disa përgatitje tjera që bëhen për të krijuar një “bllok opozitar” (që kjo iniciativë e fundit u përshëndet zyrtarisht nga zv.kryeministri Hajredin Kuçi) bazuar në të përbashkëtat ndërmjet disa subjekteve politike, është në vetvete kundërthënëse. Zakonisht blloqe të tilla opozitare formohen për periudha afatgjate. E, nëse shihet si e nevojshme të formohet diçka e tillë, në njërën anë, që do të jetë vëzhguese e kundërpërgjigje, dhe në anën tjetër, thirrja për zgjedhje të reja, ngaqë kështu na obliguaka një dokument, që realisht u miratua nga ky legjislativ, tregon pasigurinë që ekziston në kampin opozitar. Sepse absurditeti i kësaj pune qëndron këtu: e pse duhet të mblidhesh rreth një boshti, kur “jetëgjatësia” e tij është e pasigurt, madje kërkesa e determinon këtë, sepse u dashka që brenda afateve të mbahen zgjedhje të reja. Pra, po “vetëvendoset” për një ‘’bashkëjetes뒒 që është “jetëshkurtër”?!
Kësisoj, në këtë linjë të formimit të një boshti opozitar, që paqartësitë i ka në vigjilje të tij, e sigurt duket s’e është vetëm pasiguria.

(Autori është student nga Prishtina)


Publikuar: 15.09.2008 01:27:15
Lexuar: 24 herė
Fjalėt kyēe: Kontrasti, pasiguria,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Nyja ne Kosove rrezikon stabilitetin e Ballkanit Nyja ne Kosove rrezikon stabilitetin e Ballkanit
Ariu i Kremlinit Ariu i Kremlinit
Identiteti mbi dallimet Identiteti mbi dallimet
Nuk ka tė mbaruar retorika e kolonializmit nė sh. XXI Nuk ka tė mbaruar retorika e kolonializmit nė sh. XXI
A na duhet njė port tjetėr? A na duhet njė port tjetėr?
Makiavelizmi alla-shqiptarēe Makiavelizmi alla-shqiptarēe
Kriza e rinisė Kriza e rinisė
Tė sfiduarit, sfiduesit dhe humbėsit Tė sfiduarit, sfiduesit dhe humbėsit
Historia, letėrsia dhe libri Historia, letėrsia dhe libri "Tė jetosh nė ishull" i Blushit
Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera Fazė kritike nė ekonominė kineze - Prodhuesit botėrorė po i transferojnė porositė nė vende tė tjera
Google Yahoo MSN