Gjiganti industrial "Orlandi" nga qyteti italian Bresha do tė ndėrtojė fabrikė pėr prodhimin e pajisjeve pėr kamionė dhe makina bujqėsore nė zonėn e lirė ekonomike "Bunarxhik".
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe pronarët e kompanisë, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Bresha, sot do të nënshkruajnë memorandum me të cilin është paraparë ndërtimi i repartit prodhues me 120 të punësuar, kurse në fazën e dytë zgjerim i prodhimit me linja plotësuese dhe gjithsej 500 të punësuar.
"Orlandi" i cili para tre muajve paralajmëroi se dëshiron ta zgjerojë prodhimin e tij në Maqedoni, para se gjithash për shkak të kushteve atraktive për biznes dhe përqindjeve të ulëta të tatimeve, në fabrikën e re në "Bunarxhik" do të investojë rreth 10 milionë euro.
Kjo, siç lajmëroi për MIA-n, drejtori i Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo i cili së bashku me ministrin e financave Trajko Sllaveski e shoqërojnë kryeministrin Gruevski në Itali, është investimi i parë më serioz italian në Maqedoni.