E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008
Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008
Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008
Po fascinohem me garėn presidenciale nė SHBA 2008. S’kam shprehje se si tė pėrshkruaj fushatėn, prej fillimit e deri nė ditėt e sotme. Ėshtė njė zhvillim fenomenal i ngjarjeve dhe i aktiviteteve. Tė gjitha janė bėrė dhe po planifikohen mirė, deri nė hollėsinė mė tė fundit, posaēėrisht nė spektrin e komunikimit publik.

Në fakt, aq mirë dhe shkëlqyeshëm po zhvillohet komunikimi me publikun, sidomos në kampin Republikan, saqë po e kam vështirë ta përshkruaj. Shpesh, po më përfytyrohet situata më atë fëmijën 3 vjeç, të mahnitur duke ngrënë çokollatë. Tashti, paramendojeni situatën kur ju mund ta pyesni atë fëmijë: a po të pëlqen çokollata? (derisa lëngu i çokollatës i del i shkrirë nga goja). Fëmija, sigurisht që nuk do t’ju jap përgjigje, përveç t‘ju klasifikoj si idiotë.

Ajo çfarë po ndodhë me këtë fushatë është lëvizja e pozicioneve dhe e bindjeve të personaliteteve të shumta mediale-politike e publike, prej një pozicioni në pozicionin tjetër. Nëse dje, njëri nga ta, ka favorizuar Obaman, pas 10 dite, po i njëjti favorizon MekKejnin. Mirë, kjo lëvizje e pozicioneve sigurisht që vjen nga bindja personale e këtyre individëve për situatën ekonomike dhe politike në Amerikë, botë por edhe për bindjet e tyre për homoseksualizmin, gjininë femërore, etj., etj. Parimi thotë: cili m’i përmbush bindjet ose edhe përafrohet me bindjet e mia personale, do të parapëlqej atë kandidatë.

Sido që të jetë, në veçanti duhet theksuar veprimet e kampit Republikan për të ofruar këta njerëz afër vetit, pra, që këta njerëz (fillimisht me përkatësi Demokrate) t’i kaloj në anën Republikane. Përzgjedhja e kandidates për nën.presidente të SHBA, Sara Paulin, ishte lëvizja e shkëlqyer e kampit Republikan. Në anën tjetër, edhe vet shumica e votuesve Demokrat, ende kanë vështirësi të perceptojnë që si u bë që Hilari Klinton (me plot 18 milion vota të sigurta) të mos përzgjidhet kandidate e mundshme për nën.presidente të SHBA-ve në kampin Demokrat? Kjo lëvizje e Demokratëve, nga 18 milion vota të sigurta presidenciale bile edhe për t’i fituar zgjedhjet me garancion, i kthej në 18 milion zhgënjyes, në 18 milion copa zemrash e bindjesh të thyera.

Ajo çfarë Republikani “rebel” ofron tashti është që Sara Paulin do të merret me çështjet (problemet, shqetësimet dhe brengat) konkrete të familjes amerikane në qeverisje derisa ai vet do të merret më çështje të mëdha, përtej detit, pra, me politikën e jashtme. Perceptimi Republikan këtu është perfekt.

Ajo që dua të them është që Demokratët, me Obaman kandidatë, i humbën zgjedhjet të cilat i kishin të fituara ende pa ja nisur fushatës presidenciale. Kështu tregonin sondazhet gjithkund të territorin Amerikan. Ndërsa, kampi Republikan, zgjedhjet e humbura, i shndërroi në fitore. Kështu tregojnë sot sondazhet gjithkund në territorin Amerikan.


Publikuar: 15.09.2008 05:36:31
Lexuar: 28 herė
Fjalėt kyēe: Humbja, zgjedhjeve, fituara, Obama, 2008,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Kur do tė ndalė rėnia e dollarit? Kur do tė ndalė rėnia e dollarit?
Inati Inati "Sui Generis" me Podgoricėn e Shkupin
Shqipja standarde, a duhet rishikuar Shqipja standarde, a duhet rishikuar
Pėr ngrirjen e demokracisė Pėr ngrirjen e demokracisė
Thaēi: Njė Kosovė ekonomikisht e qėndrueshme, objektiv kryesor i Qeverisė Thaēi: Njė Kosovė ekonomikisht e qėndrueshme, objektiv kryesor i Qeverisė
Mashtrimet e Karaxhiqit Mashtrimet e Karaxhiqit
Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe
Bullgaria vazhdon tė jetė joshėse pėr investimet e huaja Bullgaria vazhdon tė jetė joshėse pėr investimet e huaja
Kujt i pėrket shkolla? Kujt i pėrket shkolla?
Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi Fjalori diplomatik, Samiti dhe Forumi
Google Yahoo MSN