E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > “Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar”
“Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar”
“Edhe 20 vite pas rėnies sė komunizmit jemi tė izoluar”
Nė njė intervistė tė gjatė pėr “Osservatorio Balcani”, Xhuvani ka folur pėr kėtė bashkėpunim mes Shqipėrisė, Italisė dhe partnerėve tė ish-Jugosllavisė. Pas njohjeve tė ndryshme ndėrkombėtare me filmat e tij tė mėparshėm “Parrullat” dhe “I dashur armik”, regjisori shqiptar eksploron ditėt, qė kanė ndryshuar historinė e Shqipėrisė, gjatė ’90 nga pikė vėshtrimi i njė grupi ēiklistėsh qė nisen pėr tė marrė pjesė nė njė event sportiv nė Francė.

Grupin shkon në Trieste, ndërkohë që Shqipëria fundoset në kaosin dhe paralizën politike. Çiklistët e moshave të ndryshme përfaqësojnë shqiptarët, që interpretohen nga aktori i njohur Ndriçim Xhepa dhe aktorë të tjerë të rinj.

Si ka lindur ideja për të bërë këtë film, i frymëzuar sërish nga ditët e rënies së regjimit komunist?

Jam nisur nga vetë jeta ime që kam përjetuar atë kohë, ka ndodhur në ’90, ndërsa unë isha në Francë. Por nuk më ka ndodhur vetëm mua. Shumë të tjerë në atë kohë ishin të tensionuar pasi në Shqipëri po lëkundej regjimi e ata largoheshim jashtë shtetit. Kështu me një grup aktorësh e regjisorësh ato ditë gjendeshim në Trieste. Kjo është njëra nga pikënisjet. Ata kishin humbur kontaktet me Shqipërinë dhe i duhej që të hipnim në autobusë të ndryshëm për të ikur nga Jugosllavia për në Shqipëri. Është një moment me ngarkesë emocionale për të cilin mendoj se ia vlen të flitet sot, pas gati 20 vjetësh. Dua të nënvizoj se asgjë nuk ka ndryshuar, ne vazhdojmë akoma të jemi të izoluar dhe duhet të ndahesh në katërsh që të dalësh jashtë Shqipërisë. Duhet të reflektojmë mbi realitetin e rënies së murit të Berlinit, i cili mendoj se ka rënë për disa vende, por jo për ne. Kemi mbetur siç thuhet në një pjesë të filmit si “qen pa padron”. Frustracioni ynë materializohet në stacionin e policisë e në shprehjen e një prej personazheve, i cili me italishten e tij shumë shqiptarçe thotë: “Ne nuk jemi qen zoti polic”. Është e dhimbshme për të thënë të vërtetën, mund ta kisha përshtatur gjithçka me 2008, por më është dukur më domethënës ai moment historik i ‘90-ës.

Do të shpërndahet edhe në Itali, po çfarë do t’i sjellë publikut italian?

Thuhet se është një gjini filmi që i ka munguar Italisë, sepse është një film që personazhet nuk janë asnjëherë të izoluar por janë gjithmonë bashkë. Italianët e kanë humbur sot sensin e solidaritetit. Janë emocione që sot nuk gjenden më, por natyrisht, nuk bëhet fjalë për emocione shumë të forta e të pariparueshme, por për ndjenja humane që shoqëria dita-ditës po i humbet. Kolegët e prodhimit i kam parë herë të qeshin e herë të mallëngjehen.

Vihet re një risi në kinemanë shqiptare të viteve të fundit, një hapje ndaj dimensioneve ballkanike, siç është rasti i çiklistëve që përshkojë Jugosllavinë si dhe shumë bashkëpunime...

Kemi një lidhje shpirtërore shumë të fortë me popujt ballkanikë. Ne pretendojmë të jemi më të vjetrit, por kjo është një vlerë historike jo humane. Është e padiskutueshme të kemi shumë afërsi ose shumë gjëra të përbashkëta në mënyrën e të bërit, të menduarit, personazhi human është identik në këto vende. Unë kam parë që ballkanasit janë shumë të ngjashëm, por politika ka prodhuar katastrofa. Nëse do të kishim qenë një vend pak më i madh me shumë mundësi do ishim edhe ne agresorë, madje në të shkuarën kemi qenë. Mercenarët shqiptarë i kanë futur frikën gjithë Evropës. Ka diçka që kam dashur ta nënvizoj në film, sepse sa herë që personazhet kanë të bëjnë me Shtetin, shihet dhuna dhe një barrierë e pakapërcyeshme. Ndërsa raportet mes njerëzve janë diçka e mrekullueshme.

Pse ka qenë e nevojshme që ky film të prodhohet në Itali?

Së pari, paratë që jep shteti shqiptar, nuk mjaftojnë për të bërë një film të pranueshëm në nivelin ndërkombëtar. Nuk mjafton të prodhohet një film për standardet shqiptare që ka një shikueshmëri prej dy milionë spektatorësh, për me tepër që kinemaja shqiptare përballet me shumë probleme. Kinemaja është një art popullor dhe një treg i limituar është kundra logjikës. Një arsye tjetër shumë e rëndësishme për të prodhuar një film të mirë është dhe teknologjia e përshtatshme, e cila bën progres dita-ditës, ndërsa në Shqipëri teknologjia është përfundimisht antike. Ndër të tjera, ky film është ndërkombëtar kështu që është e paevitueshme bashkëpunimi me partnerët e ish-Jugosllavisë, Maqedonisë dhe Italisë ku janë realizuar një pjesë e mirë e xhirimeve. Pa ata nuk do ia kisha dalë mbanë.

Kinemaja shqiptare është pak prezente në kinematë dhe sallat evropiane, krahasuar me pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit. Kujt i detyrohet kjo mungesë?

Unë shpresoj që ky film të marrë pjesë në Festivalin e Kanës, pse jo të Berlinit. Është një çështje e vështirë, por problemi nuk i përket vetëm kinemasë shqiptare. Problemi ynë, është se shpesh filmat tanë, “të fshatrave tanë”, xhirohen përreth shtëpive tona të vogla dhe natyrisht publiku nuk tërhiqet pas tyre. Duhet të punohet në mënyrë, që filmi të japë një rezonancë më të gjerë. Edhe sikur të zhvillohet në ambientet tona. Kadare ka shkruar “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ose “Kronikë në gur” që janë vepra të cilat flasin për ambientin tonë të vogël, por mesazhet e tyre, shpirti i të rrëfyerit, del përtej vetë “fshatit”, ky është sekreti. Nuk ka asgjë të paarritshme. Pastaj natyrisht ndikon edhe fakti, që sot nuk mund të jesh i vetëplotësuar, duhet të bashkëpunosh me nivel ndërkombëtar, duhet gjithashtu të grumbullohen më vete regjisorët, të cilët nuk duhet të kalojnë ditët në kafenetë e Tiranës, por të jenë regjisorë me kohë të plotë, të udhëtojnë, të ndjekin festivalet, të jenë koherentë me çfarë ndodh në kinema sot. Ndryshe edhe tematikat ezaurohen dhe rrezikohet të kalohet në “skena fshati”. Dua të theksoj se nga kjo sindromë vuajnë edhe një pjesë e mirë e regjisorëve të kinemasë italiane.


Publikuar: 16.09.2008 03:35:31
Lexuar: 40 herė
Fjalėt kyēe: Rėnies, komunizmit, izoluar,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Berati regjistrohet nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore Berati regjistrohet nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore
Farsa me emrin “schengen” Farsa me emrin “schengen”
Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
Shkrimtarėt qė ndryshojnė botėn Shkrimtarėt qė ndryshojnė botėn
"Sonatat e djallit" nė kėshtjellėn shumėshekullore
Kolegji Kolegji "Jahja Kemal" mblodhi nxėnėsit e gjithė Ballkanit
Nė kėrkim tė kalasė Engelana mbi Ohėr Nė kėrkim tė kalasė Engelana mbi Ohėr
Sergio Staino: Kur vizitonim Shqipėrinė socialiste me grupet marksiste Sergio Staino: Kur vizitonim Shqipėrinė socialiste me grupet marksiste
Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Muzeu i Kosovės, ekspozitė pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Kėrshėri tė vyera historike Kėrshėri tė vyera historike
Google Yahoo MSN