E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Fundi i epokės sė naftės
Fundi i epokės sė naftės
Fundi i epokės sė naftės
Ėshtė njė sinjal i kohėve qė lėnė gjurmė, fakti se ēmimi prej 100 dollarėsh i naftės gjykohet me njė lehtėsim mė tepėr se me shqetėsim.

Çmimi i një fuçie naftë që i kaloi 100 dollarët në shkurt, arriti kulmin prej 147 dollarësh në 11 korrik. Që nga ajo kohë, ka rënë me një te katërtën e vlerës. Jo të gjithë janë të kënaqur. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) zhvilloi një takim në Vjenë më 9 shtator, për të diskutuar se si t’i përgjigjej rënies së çmimeve. Përballë kërkesës nga Irani dhe Venezuela për të reduktuar prodhimin, por të vetëdijshëm se çmimet e larta kanë nxitur një përdorim të kursyer të naftës në vendet e pasura, OPEC po kërkon një rrugëdalje. Organizata e mbajti nivelin që dëshironte pra 28.8 fuçi në ditë, por ra dakord për t’iu bindur kushteve të tregut, duke kufizuar superprodhimin dhe duke e reduktuar atë me 1.8 për qind. Disa vende duan që çmimi i naftës të mbetet sa më i lartë të jetë e mundur, për të financuar bizneset e tyre. Por Arabia Saudite, anëtarja më e madhe e OPEC e ka tejkaluar kuotën e saj të prodhimit gjatë verës për të parandaluar cenimin e vendeve më të pasura, që mezi po e marrin veten nga kriza e kredive. Kjo ka një lloj kuptimi. Edhe vende si Gjermania dhe Japonia, që nuk janë të varura nga huatë, kanë vuajtur njësoj si vendet e tjera nga kriza e kredive në SHBA dhe Britani. Shqetësimet e kursimtarëve mund të kenë të bëjnë po aq me çmimet e naftës sa edhe me tregjet problematike të kredive.

Në rrethana të tilla, rënia e fundit e çmimit të naftës mund të jetë një favor për konsumatorët nën presion. Por ende nuk ka vend për festimet e bankierëve. Inflacioni duket i vendosur për te vazhduar mbikëqyrjen e rënies së çmimeve të naftës dhe të ushqimit. Shqetësimi i tyre është se çmimet e larta mund të rrezikojnë shkallën e rritjes së mundshme të ekonomisë, si dhe të rrisin disi inflacionin. Nëse është kështu, rritja e ngadaltë e GDP-së mund të mos krijojë aq shumë mundësi në ekonomi për të ulur inflacionin. Kjo mundësi u vu në dukje nga Athanasios Orphanides, i këshillit të përcaktimit të interesave në bankën Qendrore Europiane, në konferencën që u zhvillua në Frankfurt këtë shtator. Një rritje në çmimin relativ të naftës ngre koston e prodhimit të energjisë, duke i bërë disa fabrika dhe disa makineri të papërshtatshme. Një goditje nga tregu u naftës mund ta lërë ekonominë me një marxhin të vogël të kapacitetit të lirë nëse ajo cenon prodhimin më shumë sesa shpenzimet.

Për këtë arsye, politikëbërësit mund të duan të tregohen më të kujdesshëm për të nxitur ekonominë kur vjen momenti i krizës së naftës. Në të vërtetë, një nga gabimet politike që çoi drejt stanjacionit të viteve 1970, tha Orphanides, ishte mbikëqyrja e efektit të naftës më të shtrenjtë nga një prodhim i mirë. Një studim i fundit i OECD thekson se çmimi i naftës prej 120 dollarësh për fuçi mund të reduktojë gjatë viteve prodhimin e mundshëm me një total prej 4 për qind në Amerikë dhe 2 për qind në Europë. Për shkak se kjo makineri modernizohet me shumë ngadalësi, ndikimi i saj do të ndihet gradualisht dhe jo menjëherë. Jean-Claude Trichet, shefi i ECB-së, ka paralajmëruar se ndikimi i naftës së shtrenjtë në rritjen e mundshme ekonomike nuk mund të konsiderohet i neglizhueshëm. Ankthi i bankës mund të rezultojnë një barrierë për shkurtimin e nivelit të interesave.

“The Economist”


Publikuar: 16.09.2008 04:32:37
Lexuar: 32 herė
Fjalėt kyēe: Fundi, epokės, naftės,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Vota shqiptare pėr Obaman Vota shqiptare pėr Obaman
Ndarja e Kosovės Ndarja e Kosovės
Serbia mund tė hyjė nė krizė tė thellė Serbia mund tė hyjė nė krizė tė thellė
Del Ponte dhe shtypi shqiptar Del Ponte dhe shtypi shqiptar
Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Unė identiteti apo ne identiteti? Unė identiteti apo ne identiteti?
Autoritar apo autoritet politik? Autoritar apo autoritet politik?
Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės
Si tė fitoni Green Card amerikane Si tė fitoni Green Card amerikane
Survejim e ndėshkim Survejim e ndėshkim
Google Yahoo MSN