Pas krizės energjetike qė ka kapluar rajonin por edhe botėn, Maqedonia do tė pėrgatit strategji afatgjate pėr tu pėrballur me sfidat nė sigurimin e mjaftueshėm tė energjisė elektrike.
Qeveria ka përzgjedhur që strategjinë energjetike deri në vitin 2020 por me vizion deri në vitin 2030 ta bëjë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (ASHAM), e cila në gjirin e saj ka një ekip të ekspertëve eminentë nga sektori energjetik. Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, i cili zhvilloi takimin e parë më këtë ekip, tha se ky dokument është i rëndësishëm ekonominë e vendit, për standardin e qytetarëve por edhe pozitën gjeostrategjike dhe politike të Maqedonisë në botë.
Është shumë me rëndësi që ne të kemi një dokument të këtillë i cili jo vetëm që do të jetë një dokument teorik, mirëpo do të bazohet edhe në zbatimin e tij konkret, do të thotë se ai do të garantoj sistem energjetik stabil, një sistem energjetik i cili do të jetë kompatibil me trendet e liberalizimit të mëtejmë me atë që ne tani jemi anëtare e Bashkësisë Energjetike të Europës jug-lindore, deklaroi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.
Akademiku Gligor Kanevçe tha se Maqedonia deri tani nuk ka pasur strategji për energjetikë, përveç elaborateve dhe analizave. Sipas tij, qëllimi i krijimit të një strategjie të tillë është kërkesë e kohës dhe e njëjta do të vlejë për krijimin e një vizioni nevojat për energji për periudhën e ardhshme dhe për mundësitë se si të sigurohet ajo.
Kjo është hera e parë që Qeveria tregon një gatishmëri të këtillë, të miratojë një strategji të tillë në bazë të së cilës do të përpunohet Plani aksional me aksione konkrete, sepse jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në botë por edhe në Maqedoni energjetika u bë një nga momentet e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë dhe sigurimit të standardit më të lartë, theksoi akademiku Gligor Kanevçe.
Akademia e Shkencave gjatë përpilimit të Strategjisë do të zhvillojë edhe dy tryeza të rrumbullakëta ku do të ftojë ekspertë energjetikë, ndërsa sipas tyre strategjia do të jetë gati në janar të vitit të ardhshëm.