E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > A i zėvendėson televizori rrėfenjat e gjyshes?
A i zėvendėson televizori rrėfenjat e gjyshes?
A i zėvendėson televizori rrėfenjat e gjyshes?
A ėshtė bėrė televizori ai qė na rrėfen tė gjithėve? A ėshtė mbledhja e anėtarėve tė familjes rreth televizorit, zėvendėsuese e mbledhjes sė familjes rreth nėnės apo gjyshes qė rrėfen pėrralla?

A ka ikur koha e "Na ishte se ç'na ishte"?! kur rrëfenjat zinin vend të rëndësishëm në jetën tonë shoqërore, si për të vegjëlit, ashtu edhe për të rriturit?!

Televizori pushton jetën tonë shoqërore

Kohët e kaluara kanë dëshmuar një zhvillim të madh të jetës sonë shoqërore. Qytetërimi i ri ka futur modele sjelljesh që nuk kanë qenë më përpara, si pasojë e zhvillimit teknologjik dhe e shpikjeve të reja, si televizori, kompjuteri, interneti etj.. Këto pajisje janë futur në shtëpitë tona dhe dalëngadalë po i drejtojnë këto shtëpi më shumë seç i drejtojmë ne, të zotët e tyre. Televizori është një nga mjetet më me ndikim në jetën tonë shoqërore, sepse gjendet lehtësisht tek të gjithë njerëzit dhe nuk ka nevojë për shumë njohuri për t'u përdorur. Butoni i ndezjes e nxjerr xhindin nga shishja. Ti kujton se ai është shërbëtori yt që të zbavit, të argëton dhe të mëson, por harron që këto lloje xhindësh ekzistojnë vetëm në përralla. Disa nëna kujtojnë se televizori është jelek shpëtimi për to, që i shpëton nga shumë probleme dhe detyra. Për shembull, tani nuk është më e nevojshme që të ulen e t'u rrëfejnë përralla fëmijëve, sepse kanë gjetur dikë që këtë punë e kryen me figura, ngjyra dhe muzikë, kështu që vetë pushojnë dhe ia lënë atij në dorë të kujdeset për fëmijët.

Por problemet që po hasim në edukimin dhe sjelljet e fëmijëve tanë, si dhe studimet e bëra, çdo ditë e më shumë na paraqesin rreziqet e televizorit. Ai e bën telespektatorin gjah të lehtë për çka promovojnë shoqëritë e reklamave dhe kanalet e fuqishme televizive, pra të gjitha këto na bëjnë të pyesim:

Kur nëna u rrëfen një histori fëmijëve të saj, ajo ndërton një familje të lidhur dhe të rrethuar nga dashuria.

Në të vërtetë, nëna duhet të kuptojë së pari se, kur ajo u tregon fëmijëve një histori, nuk bën thjeshtë rrëfim, por krijon ura komunikimi me ta, krijon një lidhje të fuqishme që do ta përdorë më pas në edukimin dhe orientimin e tyre. Në këtë mënyrë ajo ndërton një familje të bashkuar dhe ushqen farat e dashurisë, si një nga domosdoshmëritë e jetës. Argument për këtë janë dy situata: në njërën prej tyre, nëna ndodhet në dhomën e fëmijëve, u tregon histori, reciton me ta disa vargje kuranore dhe disa lutje, pastaj i vë të flënë të gëzuar. Në situatën tjetër, nëna ia lë këtë detyrë televizorit, merret me punët e veta personale dhe i lë fëmijët të shohin përralla në televizor të përgatitura nga një burim I panjohur, e pse jo, ndoshta nga njerëz imoralë e jobesimtarë.

Kur nëna i rrëfen fëmijës një përrallë, nxit fantazinë, e tij për përfytyrimin e personazheve, skenave, ngjarjeve, pra njerëzve dhe jetës. Nëpërmjet leximit apo rrëfimit ai praktikon mënyrën për të ushtruar kontrollin e tij mbi tregimin, sipas dijes dhe nivelit të kuptimit që ka. Njëkohësisht ai mund të praktikojë edhe njohuritë mbi shenjat e pikësimit, ka mundësi të bëjë pyetje, mund të kërkojë rileximin e një paragrafi nëse përralla lexohet nga ndonjë libër etj.

Po ashtu, kur nëna u lexon fëmijëve të saj, ajo i dallon aftësitë individuale të secilit prej tyre, për të kuptuar. Për këtë qëllim ajo ndonjëherë mund të ndalojë së rrëfyeri, mund të shtojë disa hollësi apo mund të heqë disa të tjera. Ndërsa televizori është makineri shurdhe që e shfaq përrallën apo rrëfenjën pa ndalim. Ai jep material të bollshëm në mënyrë të vazhdueshme por që është I pa asimilueshëm nga fëmija. Televizori nuk i jep shans imagjinatës së fëmijës që të punojë vetë. Faktorët e mësipërm e pengojnë fëmijën të stërvisë mendjen dhe të ketë një zhvillim të shëndetshëm.

Kur themi në një përrallë se Bardhi është një fëmijë i hijshëm, fëmija mundohet ta përfytyrojë atë sipas kritereve të bukurisë që ka vendosur në mendjen e tij. Po ashtu, kur themi se Bardhi është i varfër dhe me rroba të grisura, ai përfytyron një njeri, sipas njohurive që ka. Kështu, për çdo gjë, që përmendet, fëmija vë mendjen në lëvizje për të ndërtuar imazhin e asaj që ka dëgjuar. Kurse televizori i jep fëmijës një pamje të gatshme e të plotë, duke i hequr fëmijës kënaqësinë e të përfytyruarit dhe duke eliminuar dobinë e zhvillimit të imagjinatës së tij. Ndoshta televizori e argëton fëmijën, por pa dyshim që ai nuk e ndihmon në zhvillimin e tij intelektual, psikologjik dhe mendor.

Programet mësimore ... mund ta shkatërrojnë fëmijën!

Shumë njerëz mendojnë se televizori mund të luajë rol edukativ, ndaj dhe disa nëna janë të kujdesshme që t'u blejnë fëmijëve të tyre kaseta me programe mësimore për fëmijët e vegjël.Ato janë të pregatitura me cilësi të lartë dhe japin njohuri për mësimin e shkronjave, numrave apo disa koncepteve abstrakte. Në të vërtetë, në këtë mënyrë, disa nëna duan të ruajnë fëmijët e tyre nga programe të pakontrolluara, të cilat mund të përmbajnë shumë ide të shtrembëra dhe të rrezikshme për mendësinë dhe psikologjinë e fëmijës. Por a janë me të vërtetë të dobishme këto programe për edukimin e fëmijës?

Nuk do t'i përgjigjemi kësaj pyetje, por do të citojmë librin "Lodrat dhe zhvillimi i fëmijëve" me autorë Maria Pirsin, specialiste e njohur në botë për zhvillimin e fëmijëve, dhe Xheneviv Lando, drejtoreshë e Qendrës Hasbru për Zhvillimin e Fëmijës. Në këtë libër, autoret i janë përgjigjur kësaj pyetjeje dukë thënë: "Ne nuk mendojmë kështu. Kjo rrahje ritmike e përsëritur dhe intensiviteti i pamjeve dhe i figurave nuk u jep këtyre fëmijëve të vegjël – të moshës parashkollore – asnjë shans për të reaguar nëpërmjet ndjenjave dhe mendimeve të tyre vetjake.

Prandaj mund të thuhet se ndikimi i saj mund të jetë shkatërrues, sepse fëmija i vogël është ende në fazën fillestare, ku nuk mund të përdorë proceset e të menduarit dhe të të shprehurit me fjalë në formimin e koncepteve, veçanërisht të atyre abstrakte Po ashtu, ai është në fazën fillestare të të kuptuarit dhe të kontrollimit të ndjenjave të tij dhe aq më tepër të sjelljeve. Fëmija ka nevojë për kohë dhe liri të mjaftueshme, për të praktikuar të menduarit dhe mënyrat e sjelljes që rrjedhin vetvetiu prej tij, dhe jo prej të tjerëve".



Publikuar: 16.09.2008 06:53:18
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Zėvendon, televizori, rėfenjat, gjyshes,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt
Si ta fitojmė dashurinė e bashkėshortes Si ta fitojmė dashurinė e bashkėshortes
Stresi dhe shėndeti Stresi dhe shėndeti
Psikodiagnostika Psikodiagnostika
Femrat, me shume simptoma dhembjesh se meshkujt Femrat, me shume simptoma dhembjesh se meshkujt
A jeni tė lumtur? A jeni tė lumtur?
Partnerėt i konsiderojmė mė tė bukur sesa janė nė tė vėrtetė Partnerėt i konsiderojmė mė tė bukur sesa janė nė tė vėrtetė
Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj Celulari dhe tradhtia, si tė zhdukni ēdo dyshim te partnerėt tuaj
Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku
Ėndrrat Ėndrrat
Google Yahoo MSN