E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > Vitamina A pakėson shanset e vdekjes tek foshnjet
Vitamina A pakėson shanset e vdekjes tek foshnjet
Vitamina A pakėson shanset e vdekjes tek foshnjet
Foshnjet kanė nevojė pėr vitaminėn A, qė i ndihmon ata tė mbrohen nga sėmundjet infektive. Kur lindin, foshnjet kanė nė organizėm njė rezervė tė vitaminės A, e cila ėshtė e mjaftueshme pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe, derisa ato fillojnė tė ushqehen me qumėshtin e gjirit.

Por në se nëna nuk është e ushqyer siç duhet, qumështi që ajo prodhon mundet të mos përmbajë një sasi të mjaftueshme vitamine A dhe si rezultat, foshnja e ka tepër të vështirë mbijetesën. Kjo ndodh tek një numër vendesh në zhvillim, ku ritmi i vdekjeve për të porsalindurit është veçanërisht i lartë. Në vazhdim, ju njohim me një studim të kohëve të fundit, i cili tregon se dhënia siç duhet e vitaminës A menjëherë pas lindjes, mund të pakësojë ndjeshëm shanset e vdekjes tek foshnjet.


Në Bangladesh ka rreth rreth 16 mijë foshnje nga zonat rurale të vendit, që u përfshinë në një studim mbi efektishmërinë e vitaminës A, kur ajo jepet menjëherë pas lindjes.

Gjysmës së foshnjeve ju dha një kapsulë vitamine A dhe gjysmës tjetër një kapsulë placebo, apo me sheqer.

Studjuesit në Shkollën e Shëndetit Publik, pranë Universitetit Xhon Hopkins në Baltimore të Merilendit zbuluan se një dozë e vetme e vitaminës A luante një rol të madh, tek mbijetesa e këtyre foshnjeve. Rolf Klem ishte një nga drejtuesit e studimit.

"Ne zbuluam, se mund të pakësohet me 15 për qind rreziku i vdekjes, kur foshnjet janë 6 muajshe. Kjo do të thotë, se vetëm në Bangladesh, rreth çdo vit prandalohen 20 mijë vdekje të foshnjeve,"- tha ai.

Zoti Klem vlerëson se në se Vitamina A do të ishte shpërndarë në masë tek të gjitha foshnjet në Azinë Jugore, rreth gjysëm prej tyre do të kishin mbijetuar.

Në të kaluarën, janë zhvilluar edhe studime të tjera në Azinë Jugore, lidhur me përfitimet e vitaminës A.

Në Nepal, kapsula me vitaminë A ju dha foshnjeve më të rritura, si dhe fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare, në kuadrin e një programi në shkallë kombëtare, të financuar nga Kombet e Bashkuara.

Studimi i Universitetit Xhon Hopkins thekson të mirat që ka dhënia e vitaminës "A" deri në 7 orë pas lindjes së fëmijës. Si rezultat, ka plane për ta shtuar dhënien e vitaminës A tek të gjitha foshnjet e porsalindura në Nepal dhe në Bangladesh.

Por vendet e Azisë Jugore nuk janë të vetmet vende të botës në zhvillim që kanë një ritëm të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve.

Rolf Klem thotë se duhen bërë më tepër kërkime në Afrikë, sidomos në rajonet e prekura nga malaria.


"Studime të tjera kanë treguar se Vitamina A mund të pakësojë gjithashtu rastet e sëmundjeve infektive, temperaturat tepër të larta e simptoma të tjera që shoqërojnë malarien dhe që rrjedhimisht, i mbron foshnjet në Afrikë nga një shkak tepër të rëndësishëm i vdekjes."

Zoti Klem thotë se nuk janë mundësitë të jepen doza të përsëritura të Vitaminës A, përderisa një numër i madh foshnjesh në vendet të varfëra, lindin në shtëpi. Dhënia e një doze të vitaminës A në orët e para pas lindjes së foshnjes është tepër e vështirë të realisohet, shton ai, edhe pse atje ka gjithmonë një ekip mamish, apo grash të fshatit./lk



Publikuar: 17.09.2008 01:37:33
Lexuar: 52 herė
Fjalėt kyēe: Vitamina A, pakėson, shanset, vdekjes, foshnjet,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet
Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru
Shkencėtarėt zbuluan hormonin e Shkencėtarėt zbuluan hormonin e "moshės kalimtare"
Sonda amerikane Feniks pritet tė ulet sot nė Mars Sonda amerikane Feniks pritet tė ulet sot nė Mars
Transplantet e organeve nė Greqi nė rritje Transplantet e organeve nė Greqi nė rritje
Gjendet eshtrat e carit tė fundit rus Gjendet eshtrat e carit tė fundit rus
Si Toka edhe Marsi vuan nga mbingrohja Si Toka edhe Marsi vuan nga mbingrohja
43 gjėra qė nuk i dinit pėr Hėnėn e plotė 43 gjėra qė nuk i dinit pėr Hėnėn e plotė
Eshte gjetur ilaci per vdekjen Eshte gjetur ilaci per vdekjen
Ekspedicioni Ruso-Indian udhėton pėr nė Hėnė Ekspedicioni Ruso-Indian udhėton pėr nė Hėnė
Google Yahoo MSN