Edhe pas lindjes sė dy binjakėve, ēifti i artė i Hollivudit, Brad Pitt e Angelina Jolie, nuk kanė lėnė pas dore nismat e tyre solidarizuese pėr nevojtarėt, qė i kanė ndjekur gjithmonė me shumė interes.
Aktorët kanë dhuruar dy milionë dollarë për të ndërtuar një klinikë në Etiopi në ndihmë të fëmijëve me AIDS dhe tuberkuloz. Ata, sipas të përjavshmes People, kanë autorizuar 'Jolie-Pitt Foundation' për të mbështetur prjektet humanitare dhe pasi kanë realizuar tashmë ndërtimin e një spitali në Cambogia, kanë ndër mend të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur projektin e ri.
Pak javë para se të sillnin në jetë binjakët, Knox-Leon e Vivienne Marcheline, çifti kishtë bërë një dhuratë prej 1 milionë dollarësh në favor të fëmijëve të prekur nga lufta në Irak. Pitt e la Jolie kanë edhe dy fëmijë të adoptuar, Maddox e Zahara, të lindur respektivisht në Kamboxhia dhe Etiopi. Synojmë që të përsërisim suksesin që kishim në Kamboxhia dhe të sjellim pak shpresë dhe mbështetje edhe në këtë anë tjetër të botës- ka deklaruar në People, zëdhënësi i tyre.