E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Pushteti i pėrkthimit dhe njė borxh ndaj Robert Elsiet
Pushteti i pėrkthimit dhe njė borxh ndaj Robert Elsiet
Pushteti i pėrkthimit dhe njė borxh ndaj Robert Elsiet
Botohet nė SHBA poeti Azem Shkreli, zė i pėrzgjedhur nga Kosova, i pėrkthyer nga albanalogu Robert Elsie Nė SHBA, shtėpia Botuese “Green Integer” nė Los Anxhelos, nxori kėto kohė njė vepėr me poezi “Blood of the Quill” (Gjaku i penės), e poetit panteonik Azem Shkreli, nė dy gjuhė, shqip dhe anglisht, pėrzgjedhur dhe pėrkthyer nga albanologu Robert Elsie, nė bashkėpunim me poeten Janice Mathie-Heck, tė dy kanadezė, miq tė shqiptarėve dhe tė kulturės sė tyre.

Nëse jeta e Azem Shkrelit u ndërpre, kur nuk pritej, teksa ai zbriste në aeroportin e Prishtinës ende nën sundimin serb, poezia e tij, përkundrazi, e vazhdoi udhën e lirë nën qiej të tjerë e popuj të tjerë, sikur do të parandillte atë që do të ndodhte. Se janë ca lloj zogjsh që paralajmërojnë furtunën, me flatrat e përzhitura nga vetëtimat, që çajnë përpara me duf lirie. Kjo shtëpi elitare botuese e përfshin poetit tonë në kolanën e poetëve të njohur nga të gjithë kontinentet, ku në këto vite kanë ridalë emrat si ai i Rilkes, Celan, Adonis, Luzi, Breton, Atila Jozsef, Eluard, Mandelshtam, Rafael Alberti, Zanzotto apo nobelistët Harlod Pinter Joze Saramago. Botimi i një shqiptari tjetër nga trevat e eposit përbën një tjetër sukses drithërues të poezisë shqipe dhe mesazhi bëhet mbartës i fuqisë siperane të një identiteti, që dëshmojnë ringjalljen e individit dhe të një populli. Kosova ka zë, jo vetëm të drejtë. Para se të shpallej Republikë e pavarur, ajo ishte dhe është dhe Republikë e Letrave e poezisë universale. Poetët e saj kalitën ndërgjegjen kombëtare, i dhanë forcë, mbi të gjitha bukuri, që e bënë të natyrshme, pra dhe të pathyeshme. Para se Kosovës t’i duheshin armë dhe ushtritë e botës për të ndërhyrë që të shpëtonte nga robëria dhe shfarosja, i duheshin poetë, në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale, jo vetëm ata që shkruajnë, që njerëzit të dinin se ç’është guri i atdheut, pragu, fjala, gjaku i saj, liria, përse duhet dhe si duhej përdorur. Që jo vetëm gjëmimet e luftës dhe pllaqurima e rëndë e një ecje kolektive nëpër baltë, ajo e eksodit biblik, por zëri i Kosovës, ai i vërteti, natyrali, i hershmi, i tanishmi, të dëgjohej nëpër botë, më parë se strategët dhe gjeneralët dhe ushtarët e frontit, duheshin luftëtarët e Fjalës, duheshin fjalët si municion paqësor i jetës.

Nëse plumbat janë njëlloj kudo, mbase dhe plagët, fjalën nuk janë njëlloj, madje as fjalët e dhimbjes, edhe pse në përpjekjen e tyre ka vezullime magjepsëse të të dyjave. Pushteti i Fjalës është i madh, absolut, i shenjtë, i përhershëm, me kështjellat e veta të parrënueshme. Po kështu pushteti i saj virtual sot është i përbotshëm. Ekranet kompjuterike kanë diçka nga drithërima e syrit. Edhe gjuha shqipe ka fjalët e saj të vjetra bashkë me të rejat, por ato nuk janë dhe s’kanë si të jenë sot të përbotshme. Madje ato i përkasin një populli të pakët, që ka nevojë për interpretë. Prandaj dhe duhen kërkuar, gjetur dhe mbrojtur. Albanalogu Robert Elsie është një nga punëtoret më të mirë sot të kulturës shqiptare, njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, përcjellës i kumteve të saj të lashta dhe moderne në anglishten e madhe, pra përhapës i saj kështu për të gjithë botën e kulturuar. Përgatitës dhe botues i antologjive të poezisë dhe prozës shqiptare, i studimeve, i kodeve, kanuneve, mbrojtës i të drejtës shqiptare, i Kosovës, autor vetmitar i të vetmes Histori të Letërsisë Shqipe botuar në anglisht, që, sipas tij letërsia shqipe është letërsi europiane, i eposit fishtian, “Homerit të fundit në Ballkan”, për të cilën Elsie thotë se me botimin në anglisht, u plotësua tabloja e eposit Europian. Ndërkohë, pas botimit të shumë autorëve të veçantë shqiptarë, i jep së fundmi lexuesit anglishtfolës një zë nga Kosova, nga epika moderne qytetare. I tregon botës se atje ka poezi të nivelit të lartë, intime, hermetike siç e do arti dhe artisti, përgjithësuese, kushtrimtare, mbartëse e një jete dhe e një fati kolektiv, metaforë artistike e ekzistencializmit, ndërkaq arrin dhe të qetësojë ato ndërgjegje që janë kundër luftës, cilësdolloj lufte, dhe të asaj për mbrojtjen e të drejtave të një populli, që u bë në Kosovë, se do të shohin në poezinë e Shkrelit thirrjen për të mbrojtur njeriun, një identitet, një komb të tijin. Kalimi i këtij zëri të rafinuar në anglisht, estetika e dhimbjes së tij, janë sot më shumë se një akt letrar apo kulturor. Kjo është dhe një bëmë sociale, e fuqishme, kuptimshumtë, që duket sikur u parapri nga një luftë, ku mori pjesë e gjithë bota e qytetëruar, po dhe sikur e vazhdon atë, qëllimin e saj, një paqe të drejtë, sepse paqja pa patur të drejta është e padurueshme, është si një armëpushim mes fitimtarit dhe të mundurit. Botime të tilla të një rëndësie të shumfishtë, zgjedh vështrimi i mprehtë dhe vizionar i Robert Elsiesë, adhurimi i tij pa kushte për kulturën shqiptare dhe për njerëzit që e bëjnë atë kulturë, të gjallë dhe të vdekur, gjysmë të gjallë dhe gjysmë të vdekur si të burgosurit, kur ndërkohë ndodh, që të mos e shpërblejmë siç e meriton albanalogun, të paktën me mirënjohjen më normale. Kujtojmë se Mbreti i shqiptarëve Zogu I, kujdesej vetë për botimin e “Lahutës së Malcis” në gjermanisht dhe është pagur me flori si në përralla ky botim me përkthyes Maksimilian Lamberc dhe është bërë mirë, sepse më me vlerë se floriri ishte fjala shqipe që përhapej nëpër botë, zëri i shqiptarëve. Po kështu Mbreti shpërblente dhe albanalogun e shquar kroat Milan Shuflajn, të cilin e vranë shovinistët serbë. Dhe kanadezi Robert Elsie ka marrë kërcënime për jetën nga shkaku i mbrojtjes që u bën shqiptarëve, i veprave të tij.

Ai, për çudi, është dhe përkthyes në Hagë dhe s’besoj se është rastësi. E ka zgjedhur në mirëbesim vetë koha. Fjalët e përgjakura të Sllobodan Millosheviç si dhe të dëshmitarëve të krimeve të tij, u desh t’i përkthente Elsie. Do të ishte zëri i tij që na përcillte dhe pafajësinë e Ramush Hajradinajt dhe, besoj, se kalimet e përkthyesit nga qelitë në Hagë në fletën e librave me poezi shqipe, kanë një vazhdimësi zymtane, një mundim përngjasues, një gjysmëterr të ashtushëm, që kanë ndihmuar njëra-tjetrën. Librat e gjuhës shqipe kanë një lloj Hage (e hake), që i bëjnë të veçantë e të kërkuar, prandaj përkthyesit e tyre si albanalogu Robert Elsie janë një pasuri e paçmuar, janë Institucioni i Komunikimit, përçues virtuozë të kulturës shqiptare, të shpirtit, të dëshmive të mbijetesës nëpërmjet artit. Duhet patjetër të dimë ta çmojnë këtë pasuri, atë të përkthyesve tanë, që edhe duke mos u krijuar dot prej nesh, duke u vetëbërë, s’dihet nën ç’urdhër suprem, ta ruajnë me përkushtim, ta mbështesin. Robert Elsie ka bërë shumë, por duke qenë ende i ri, e dimë që do të bëjë prapë shumë. Me shqipen ai sikur ka krijuar një atdhe tjetër. Shqipëria duhet të jetë shumë e vëmendshme me personalitete si ai. Dhe patjetër e dashur.


Publikuar: 17.09.2008 04:04:54
Lexuar: 27 herė
Fjalėt kyēe: Pushteti, pėrkthimit, borxh, Robert, Elsiet,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Vushtrria mbledh poetėt shqiptarė Vushtrria mbledh poetėt shqiptarė
Jeta qė tė pret Jeta qė tė pret
Biblioteka ekspozon thesaret e gjuhės Biblioteka ekspozon thesaret e gjuhės
Premiera krutane nė Apolonia Festival Premiera krutane nė Apolonia Festival
Vdekja e bukur Vdekja e bukur
Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’ kėtė vit me karakter ndėrkombėtar Kolonia e Artistėve ‘Ura e Artit’ kėtė vit me karakter ndėrkombėtar
Ekspozite me piktura, Abaz Hado paraqet punet e tij Ekspozite me piktura, Abaz Hado paraqet punet e tij
Kadare: Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi ma dogji Nobelin Kadare: Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi ma dogji Nobelin
Historia si premtim ndaj sė vėrtetės Historia si premtim ndaj sė vėrtetės
Tartufi nė Teatrin Kombėtar Tartufi nė Teatrin Kombėtar
Google Yahoo MSN