Pėr shkak tė grevės tė Sindikatės sė Punonjėsve nė Itali janė anuluar 40 fluturime tė Shoqėrisė ajrore italiane Alitali.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kompanisë.
Pavarësisht paralajmërimeve se kompania është në një kolaps dhe se nuk është në gjendje të blejë as karburant për ti mbajtur aeroplanët në ajër. anulimet nuk kanë ardhur nga mungesa e furnizimit me karburant.
Gjate ditës janë parashikuar edhe greva të tjera në sektorin e transportit ajror, të programuara me kohë dhe që nuk kane lidhje me problemet e fundit të Alitalias.
Po këto greva mund të shkaktojnë probleme në veprimet e të gjitha kompanive ajrore.