Nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB, ndėr ēėshtjet qė pritet tė diskutohen, ėshtė edhe iniciativa e Serbisė pėr vlefshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Serbia po e shfrytëzon realisht të drejtën e saj për tu ankuar në një institucion ndërkombëtar, në një institucion të përgjegjshëm dhe obligativ për ne të gjithë. Ka një lloj mbështetjeje, për vetë faktin se një pjesë e shteteve të caktuara kanë stagnuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk e kanë bërë atë sipas parashikimeve dhe sipas dëshirës sonë.
Meqenëse pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar SHBA-të, Unioni Evropian në përgjithësi, një pjesë e madhe e shteteve, që tash janë bërë 47, unë mendoj që mundësia për ta rikthyer në pozicionin para shpalljes së pavarësisë, është iluzion. Megjithatë, unë jam i bindur që lufta politike e Serbisë në këtë rast është dhe do të jetë permanente.
E mira është që ata janë tërhequr nga dhuna, të cilën e kanë pasur metodën e vetme politike që kanë përdorur në Kosovë. Mendoj se nëse kalon si rezolutë, mund të zhvillohet një fushatë shtesë, mund të ndikojë negativisht te gatishmëria e shteteve që janë të luhatshme që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Por, duke pasur parasysh njohjet që i janë bërë pavarësisë së Kosovës, angazhimet e qeverive të demokracive në botë, veçanërisht njohjet që i ka bërë Perëndimi pavarësisë së Kosovës, të gjitha këto përpjekje për ta ndryshuar gjendjen, do të dështojnë. Megjithëse, do të ketë probleme lidhur me njohjen e mëtutjeshme nëse kalon si rezolutë.
Ajo që realisht, në heshtje po duket në sipërfaqe, është se ka një marrëveshje ndërkombëtare për tia lëshuar hapësirën EULEX-it për të vepruar në Kosovë. Se si do të zgjidhen problemet në mes të EULEX-it, OKB-së, ICO-s dhe administratorit zotit Feith, është një problem që i takon më shumë bashkësisë ndërkombëtare. Besoj se formula do të gjendet dhe do të gjendet një formulë kalimtare, por nëse nuk do të saktësohen kompetencat e secilit në fushën e vet këtu, me siguri se do të ketë hapësirë për anarki politike për ata që janë të interesuar që ta destabilizojnë Kosovën.
Ndërkohë, strukturat paralele në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë, madje ato veç sa po rrisin aktivitetin e tyre. Edhe sikur të bënte përpjekje qeveria sot për të ndërmarrë diçka, sikur të bënte përpjekje prokuroria, gjyqësia, policia për të ndërmarrë diçka, do të pengoheshin në këtë rast nga EULEX-i, nga OKB-ja, nga KFOR-i, për faktin se akoma situata apo marrëdhëniet ndërnacionale janë të brishta dhe akoma ka probleme në këto marrëdhënie.
Megjithatë, forcat e ashtuquajtura paralele kanë një mision, kanë një detyrë dhe kanë do ta quaja një qëllim, që ta destabilizojnë politikisht Kosovën, që ta pamundësojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e saj dhe të krijojnë provokacione që do të nxisnin ndoshta përplasje ndërnacionale.
Nga Xhavit Haliti*
* Deputet / Partia Demokratike e Kosovës