E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Si tė visheni ,,fashion'' kur jeni shumė tė imta
Si tė visheni ,,fashion'' kur jeni shumė tė imta
Si tė visheni ,,fashion''  kur jeni shumė tė imta
Pėr ju ndjekėse tė modės, pėrdoruese tė masave tė vogla, kėsaj here po japim disa kėshilla mbi mėnyrat mė tė mira, me anė tė tė cilave, mund tė vini nė pah elegancėn (dobėsinė) tuaj. Kėshtu, imtėsia e trupit do tė duket si njė vlerė dhe jo si mangėsi nė perfeksionin e siluetės tuaj.

Prerjet dhe ngjyrat që duhen shmangur

stil
stil


Nëse keni një trup të imët duhet të shmangni prerjet tepër të gjëra ose shumë të fryra, pasi ato i japin një shtrirje horizontale siluetës. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni veshje në masën e trupit tuaj. Asgjë nuk shkon më shumë se një këmbë pantalloni e ngushtë, ose një mëngë po e tillë.

stil
stil


Shtrati i pantallonave duhet të jetë gjithmonë i lartë, për të dhënë përshtypjen e një këmbe të gjatë. Preferoni fundet e shkurtra, xhaketinat, etj. Ekzistojnë truke për të krijuar iluzione. Një jelek i hapur, një fustan me kopsa, janë gjithashtu truke për të zmadhuar siluetën, sepse drejtojnë vëmendjen në linjën vertikale. Sa për ngjyrat, gjëja më e rëndësishme është monokromia; Dy ngjyra shumë të forta, të cilat krijojnë kontrast ndërmjet pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme të trupit, nuk do të ishin një zgjidhje e rekomandueshme, pasi silueta juaj ndahet në dy pjesë si me vizore.

stil
stil


Më i përshtatshëm është përdorimi i ngjyrave të përafërta me pantallonat ose bluzat. Nëse mbani pëlhura me printime, shamngni ato me motive të vogla, që shkojnë në porporcion me siluetën tuaj dhe vertikalet nëse janë gjeometrike.

Pjesët e trupit që mund të nxirrni në dukje

stil
stil


Padyshim të parat janë këmbët. Janë ato që kanë përgjegjësinë më të madhe te trupat me masë të vogël. Duhet patjetër të zgjaten dhe të vihen në pah me një kanotiere pas trupit, me pantallona të ngushta dhe me shtrat të lartë, ose pantallona treçerekshe. Të gjitha mënyrat janë të mira për t’i dhënë gjithë pushtetin këmbëve në harmonizim me siluetën tuaj. Mbani një rrip me të njëjtën ngjyrë si të pantallonave ose fundit, dhe me gjerësi mesatare. Por, mund të zgjidhni edhe të vini në dukje zona të tjera, të cilat janë të bukura te ju, si për shembull, supet, kraharori, etj. Duke fiksuar vëmendjen mbi një detaj, krijoni mbi siluetën tuaj një iluzion optik.

Cilat janë këpucët e duhura

U këshillohet femrave me trup të imët, të mënjanojnë këpucët me taka të larta, edhe nëse ato mund të jenë në modë. Duke qenë shumë voluminoze ato shkaktojnë një disporporcion të siluetës. Përdorni taka të ulëta ose me tapë, të cilat i japin këmbëve një formë më harmonike. Ju mjaftojnë katër deri në pesë centimetra për të rritur dhe vënë në dukje me shumë finesë siluetën tuaj. Përsa i përket modelit të këpucëve në vetvete, mos zgjidhni modele që e presin këmbën në nivelin e kaviljes. Do të ishte më mirë një rrip ose togëz mbi pjesën e sipërme të këmbës, qofshin këto sandale apo këpucë.

Si të luani me aksesorët

Aksesorët janë një mjet i shkëlqyer “optik”, por vetëm me një kusht. Respektoni si gjithmonë porporcionet e siluetës, zgjidhni aksesorë me përmasa të vogla, shmangni vargjet e perlave të mëdha në qafë, byzylykët e mëdhenj në duar, syzet e mëdha, të cilat krijojnë përshtypjen se çdo pjesë e trupit tuaj është e vogël. Jepini lartësi siluetës në pjesën e sipërme të saj, duke i kapur flokët lart topuz ose bisht, ose duke mbajtur një kordel apo një shall që e lini të varet nga mbrapa. Kjo mënyrë do t’u zgjasë siluetën. Duke zbatuar këto këshilla të vogla, të jeni të sigurta se të tjerët kanë për ta përqendruar vëmendjen mbi ju.


Publikuar: 18.09.2008 04:35:03
Lexuar: 213 herė
Fjalėt kyēe: Visheni, fashion, kur, jeni, shumė, imta,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Koleksion  tė sandaleve Koleksion tė sandaleve
Aknet, tė shqetėsojnė ende...? Aknet, tė shqetėsojnė ende...?
Blue  Sky Blue Sky
Makiazh perfekt pėr sy Makiazh perfekt pėr sy
Moda e kepuceve Moda e kepuceve
She's got the look She's got the look
Kapelet,pasioni ynė...! Kapelet,pasioni ynė...!
Si tė mbroni veten nga produktet kimike tė kozmetikės? Si tė mbroni veten nga produktet kimike tė kozmetikės?
Proporcionet tuaja ideale Proporcionet tuaja ideale
Parandalo Acne (pucra) Parandalo Acne (pucra)
Google Yahoo MSN