Komunikimi me video thirrje tani e tutje mė nuk kėrkon qė domosdoshmėrisht tė ketė kompjuter dhe pėr kėtė gjė meritore janė Asus e Skype tė cilat kanė krijuar pajisjen AiGuru SV1.
Pos ekranit shtatë inçësh, kamerës së integruar, zmadhuesit dhe mikrofonit, lidhjes Wi-Fi kjo pajisje mundëson video thirrje pa pagesë të drejtuara kah shfrytëzuesit tjerë të Skype në mbarë botën, natyrisht, nëse gjendeni në vend ku jeni të mbuluar me rrjetë pa tela (wireless) të internetit.
Ky hap i bashkëpunimit në mes të Skype e Asus, sipas njeriut të parë të Skype, Jonathan Cristensen, do të zhvillohet edhe më shpejt edhe pse aktualisht 25 për qind e thirrjeve Skype-to-Skype përfshijnë atë video. Edhe pse pajisja është autonome si formë e komunikimit, nuk është edhe aq e lehtë dhe e vogël siç duket në shikim të parë.
Në fakt, AiGuru peshon 1.6 kilogram dhe është e lartë 25 centimetra, derisa minusin më të madh në të e paraqet bateria e cila pas dy orëve të mbushjes mundëson vetëm 20 minuta bisedë apo 30-minuta në formën stand-by.
Data e saktë e shitjes dhe çmimi i saj ende nuk janë bërë të njohur.
/Telegrafi/