Kėngėtari veteran dhe frontemni i grupit "Trix", Veli Sahiti, ka nxjerrė albumin e ri, i cili titullohet "Shėtitje nė Ulpianė".
Ky është albumi i tetëmbëdhjetë i këngëtarit nga Ferizaji, i cili përmban shtatë këngë dhe një instrumental.
Edhe ky album ruan frymën e Trix-ave, jam munduar ta avancoj pop-rok muzikën tonë nëpërmjet elementeve të baladës, ka thënë Sahiti për të përditshmen, Koha Ditore.
Kompozimet e këngëve i ka bërë vetë Sahiti, ndërsa albumi është i realizuar në bashkëpunim me disa autorë tekstesh, ndërsa orkestrimin e kanë bërë Florent Boshnjaku, Artan Mezini dhe studio Helix.
Pritet që Veli Sahiti ta lansojë edhe një spot të njërës nga këngët e tij të preferuara i cili do të ndihmojë në promovimin e albumit.