E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Kina, fituesja e madhe e krizės botėrore
Kina, fituesja e madhe e krizės botėrore
Kina, fituesja e madhe e krizės botėrore
Bursat europiane u qetėsuan disi dje, ndėrsa ato aziatike vijuan rėnien. Bursat nė kontinentin europian pėrjetuan njė ditė “pushim” dje pas ndėrhyrjes sė koordinuar tė bankave qendrore nė shpėtimin e ekonomisė botėrore nga kriza.

Bursat e Milanos, Londrës, Frankfurtit etj., pësuan një rritje të papërfillshme pas disa ditësh rënieje dramatike. Në anën tjetër të botës, bursat aziatike humbën qindra-miliardë dollarë vlerë aksionesh pasi vijoi rënia e nisur në bursat amerikane të martën.

Në Rusi, autoritetet kanë mbyllur tregtinë e aksioneve në dy bursat kryesore të vendit, me shpresë për të qetësuar gjakrat. Bursa e Moskës ka humbur gati 60% të vlerës në më pak se një muaj. Bankat qendrore vijuan të luajnë një rol agresiv në tregje, duke furnizuar likuiditete të mëdha me qëllim që të shmangnin nevojën e investitorëve për të shitur aksione.

Sipas analistëve, themeli i krizës së sotme qëndron në faktin se kriza e bankave ka lënë investitorët pa linja krediti, duke i detyruar të sigurojnë likuiditete gjetkë.

Por lajmi më tronditës për investitorët dje qe fakti se një fond kinez investimesh nën pronësi shtetërore, po negocion për të blerë 49% të bankës historike “Morgan Stanley” dhe se kjo e fundit po bëhet gati të shitet në mënyrë që të shpëtojë besimin e investitorëve dhe të shmangë një fund të ngjashëm me Lehman Brothers. “Morgan Stanley” e ka të domosdoshme të gjejë një partner të besueshëm për shkak se aksionet e saj kanë rënë me 20% vetëm gjatë ditës së djeshme.

Tani shumë frikësohen se Kina mund të bëhet një superfuqi në Wall Street pasi kriza botërore e ditëve tona e ka prekur këtë vend shumë pak në krahasim me vendet perëndimore.

Shitja e një pakete të madhe aksionesh të një prej kompanive më legjendare të Nju Jorkut te kompania kineze pritet të shkaktojë përplasje të mëdha politike në Uashington. Politika shpreson se zgjidhja për “Morgan Stanley” mund të gjendet brenda Amerikës. Vetë kompania, nuk bëri komente.


Publikuar: 19.09.2008 06:43:42
Lexuar: 53 herė
Fjalėt kyēe: Kina, fituesja, krizės, botėrore,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Nexhat Kryeziu, zėvendėsdrejtor i Bankės Qendrore tė Kosovės Nexhat Kryeziu, zėvendėsdrejtor i Bankės Qendrore tė Kosovės
Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike
Tregti letrash te ushqimet Tregti letrash te ushqimet
Nafta e Irakut do tė shitet nė Kinė Nafta e Irakut do tė shitet nė Kinė
OPEK - kriza kreditore nė SHBA fajtore pėr naftėn e shtrenjtė OPEK - kriza kreditore nė SHBA fajtore pėr naftėn e shtrenjtė
Bizneset duhet tė raportojnė pasqyrat financiare Bizneset duhet tė raportojnė pasqyrat financiare
Total marrėveshje tė reja me Sirinė pėr naftė Total marrėveshje tė reja me Sirinė pėr naftė
Gazpėrēuesi jugor do tė pėrshkonte edhe Maqedoninė Gazpėrēuesi jugor do tė pėrshkonte edhe Maqedoninė
SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare
Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi
Google Yahoo MSN