E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Kujdesi pėr kėmbėt!
Kujdesi pėr kėmbėt!
Kujdesi pėr kėmbėt!
Kujdesi qė duhet tė treguar pėr kėmbėt.....

stil
stil


1.Pushimi duhet të jetë një moto

Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrin në një nivel pak më tw lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.

2.Gjimnastika dhe banjoja

stil
stil


Të shtrirw duhet të bëni lëvizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato më lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.

3.Klima

stil
stil


Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirw. Vendet malore janë më të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjot e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjtë. Mundohuni të ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradwve.

4.Veshjet

Mundohuni të evitoni veshjet shumë të ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa më të rehatshme.

5.Sporti

Nuk këshillohen sportet me lwvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, golfit, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.

6.Higjiena

Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremëra sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.

7.Ushqimi

Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për t’u tretur pa vwshtirwsi. Mundohuni të evitoni ushqimet pikante, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.

Përsa i përket veshjes së këmbëve nuk janë shumë të këshillueshme çizmet, megjithëse kanë shumë vite që dominojnë në pasarelat e të gjithë stilistëve më të njohur të botës. Veçanërisht për ato femra që rrezikojnë të kenë variçe. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminilitet, ato shkaktojnë dhe shumë deformime të këmbëve dhe të shtyllës kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra.


Publikuar: 19.09.2008 07:49:46
Lexuar: 140 herė
Fjalėt kyēe: Kujdesi, pėr, kėmbėt,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Syzet e diellit mė shumė sesa pjesė e modės Syzet e diellit mė shumė sesa pjesė e modės
Maskat e fytyrės, cilat duhet tė zgjidhni Maskat e fytyrės, cilat duhet tė zgjidhni
Pėlhurat pėr rastet solemne Pėlhurat pėr rastet solemne
E zezė, e bardhė. Mė mirė tė dyja… E zezė, e bardhė. Mė mirė tė dyja…
Ēfarė duhet tė mbajnė meshkujt nė garderobė? Ēfarė duhet tė mbajnė meshkujt nė garderobė?
Perceptimi i bukurisė nė kulturėn e sotme Perceptimi i bukurisė nė kulturėn e sotme
Zgjidhė diēka mė sport Zgjidhė diēka mė sport
Kur e hirta tė bėn tė ėmbėl Kur e hirta tė bėn tė ėmbėl
Gjėrat qė meshkujt dallojnė me shikim tė parė Gjėrat qė meshkujt dallojnė me shikim tė parė
Lule dhe ngjyra pėr tė ėmbėlsuar verėn Lule dhe ngjyra pėr tė ėmbėlsuar verėn
Google Yahoo MSN