E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kriza financiare ndryshoi botėn
Kriza financiare ndryshoi botėn
Kriza financiare ndryshoi botėn
"The Times": Edhe pse tregjet e rimorėn veten, bota ka ndryshuar thellėsisht!

Mbi ngjarjet e ditëve të shkuara në bursat ndërkombëtare dhe mbi krizën bankare, gazeta britanike "The Times" shkruan: "Çfarë jave! Duket sikur bankat më të mëdha në botë janë një kërcim gjigand banxhi. Klientët e tyre, investuesit dhe punonjësit panë të pafuqishëm se si e ardhmja e tyre individuale financiare po binte në rënie të lirë për t'u ngjitur më pas sërisht. Por edhe pse tregjet e rimorën veten, bota jonë ka ndryshuar thellësisht."

Gazeta spanjolle liberale e djathtë "El Mundo" komenton: "Kriza financiare ende nuk e ka arritur pikën e saj kulmore. Autoritetet amerikane lanë të falimentonte banka e investimeve Lehman Brothers pasi donin të dëshmonin se sistemi është i shëndoshë dhe mund t'i kurojë vetë plagët e tij. Në rastin e kompanisë së sigurimeve AIG kapitalizmit financiar iu nevojit ndihma urgjente e shtetit për të mos përpirë vetveten. Kjo sjellje paradoksale dëshmon mungesë orientimi të autoriteteve financiare në SHBA. Në luftën për shpëtimin e tregut ndërkombëtar të kredisë Banka Qëndrore e SHBA, ashtu si dhe Banka Qëndrore Europiane, janë në gjendje të ofrojnë vetëm zgjidhje që i ngjasojnë arnave. Tregjet e kapitalit e kanë kuptuar këtë prej kohësh. Asgjë nuk mund t'a ndalojë tendencën në rënie në bursa."
Ndërsa gazeta italiane "La Stampa" komenton aksionin e shpëtimit për sektorin financiar:"Të gjitha brenda një nate. Meqënëse rreziku i një efekti domino në tregjet financiare ndjehej qartë, SHBA nxorën në fushën e betejes 'nënën e të gjitha mbrojtjeve'. Një moblizim të tillë të koordinuar forcash nuk ka patur më parë. Situata është shumë delikate dhe nuk mund të pritej deri në zgjedhjet presidenciale. Efektet duket se janë deri tani pozitive, por vlerësimi i tyre mund të bëhet vetëm me kalimin e kohës."

Dhe së fundi shkëpusim nga komenti në gazetën hollandeze "de Volkskrant" e cila e cilëson krizën financiare edhe dështimin e politikës neo konservatore: "Këto janë ditë të mbushura me emocione dhe tension. Qeveria Bush merr kontrollin e një kompanie sigurimesh. Taksapaguesit amerikanë duhet të mbajnë mbi supe shpenzimet për miliardët e vjedhur. Ekonomistët amerikanë flasin për nacionalizimin e kompanive të rëndësishme financiare. Tregu i brohoritur për kohë të gjatë nuk është pra në gjendje t'ia dalë vetë mbanë. Një vështrim magjepsës mund të themi: luftëtarët pararojë të tregut të lirë struken tani që punët nuk shkojnë mirë në prehërin e shtetit. Dhe çfarë bën një neokonservator i denjë? Fillimisht dështoi në Irak hipoteza e politikës së jashtme dhe tani i mori lumi edhe bindjet bazë ekonomike. Ndodh si në ndërtimin e kullës së Babelit, fillimisht arroganca dhe pastaj rënia." /DW/


Publikuar: 22.09.2008 00:25:36
Lexuar: 58 herė
Fjalėt kyēe: Kriza, financiare, ndryshoi, botėn,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
“Wall Street”, ndryshon imazhi tradicional “Wall Street”, ndryshon imazhi tradicional
Kėrkohet bashkėpunim mes punėdhėnėsve dhe punėtorėve Kėrkohet bashkėpunim mes punėdhėnėsve dhe punėtorėve
Kriza financiare, Gjermania ndan 480 miliardė euro Kriza financiare, Gjermania ndan 480 miliardė euro
Nė pėrdorim aksi i dytė i rrugės anėsore tė Shkupit Nė pėrdorim aksi i dytė i rrugės anėsore tė Shkupit
Ēmimi i naftės ulet nė 113 dollarė Ēmimi i naftės ulet nė 113 dollarė
Shqipėria nė Korporatėn Islamike pėr Zhvillim Shqipėria nė Korporatėn Islamike pėr Zhvillim
800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane 800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane
U mbajt tryeza U mbajt tryeza "Sfidat pas-statusore tė Kosovės -aspekti ekonomik"
Bujqit nuk do tė mbrohen me raketa kundėr breshrit Bujqit nuk do tė mbrohen me raketa kundėr breshrit
Islanda shtetėzon njė bankė tė tretė Islanda shtetėzon njė bankė tė tretė
Google Yahoo MSN