Super pėrshpejtuesi i grimcave LHC sė Shkencėtarėt e Qendrės Europiane pėr Studime Bėrthamore, tė njohur si Cern, nė Gjenevė, i cili ka filluar funksionimin e tij nė 10 shtator, do tė ndalojė pėr tė paktėn 2 muaj.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Cern-i, duke e shpjeguar këtë lëvizje si të domosdoshme, pas një incidenti të ndodhur dy ditë më parë në një sektor. Sipas ekzaminimeve paraprake, bëhet fjalë për një problem të mundshëm elektrik që ka të bëjë me lidhjen e dy magneteve.
Eksperimenti që sipas shkencëtarëve pritet ti japë përgjigje një prej pyetjeve më themelore mbi ekzistencën si u krijua universi, nuk është konsideruar si një sukses. Shkencëtarët e qendrës po monitorojnë nga afër qarkullimin e pjesëzave në një tunel prej 27 kilometrash. Ata thonë se një fazë e parë është mbyllur me sukses, por sidoqoftë për rezultatet e para do të duhet të pritej.
Projekti ambicioz ka vënë në punë një makineri të quajtur Large Hadron Collider, që synon të realizojë një përplasje, të aftë të çlirojë energjinë më të madhe të emetuar ndonjëherë në një eksperiment në laborator përmes përplasjes së protoneve. Në përpjekje për të rikrijuar kushtet që çuan në krijimin e universit shkencëtarët prej dhjetë vjetësh ndërtimi dhe afro 9 miliardë dollarësh kostoje, kanë ndërtuar tunelin gjigant në alpet europiane.
Alat-m