Sipas njė studimi tė fundit tė kryer nė Kaliforni, SHBA, femrat nė moshė tė re dhe qė kanė krijuar njė marrėdhėnie vishen nė mėnyrė mė joshėse nėse arrijnė fazėn e ovulacionit nė ciklin e pjellorisė, koha kur njė femėr ėshtė mė pjellore.

stil
Në qendër të këtij studimi u vunë rreth 30 nxënëse të një kolegji, tek të cilat u vu re dëshira për tu veshur më lehtë, pra, duke preferuar minifunde në vend të pantallonave, këmisha të holla në vend të pulovrave si edhe për tu stolisur më shumë në kohën kur veza çlirohet nga vezorja.
Të vishesh për të bërë përshtypje

stil
Afër ovulacionit femrat vishen për të bërë përshtypje dhe sa më shumë të afrohet kjo fazë aq më shumë shtohet edhe përkujdesja e tyre ndaj paraqitjes së jashtme, thotë studiuesja Emi Haselton.
Në këtë kohë femrat kanë tendencën të veshin minifunde, të ekspozojnë më shumë trupin e tyre dhe të jenë më joshëse.
Në këtë kërkim 30 vajzat pjesëmarrëse ishin nën moshën 21-vjeçare. Ato pranuan se kishin një marrëdhënie, kishin cikël të rregullt menstrual dhe nuk përdornin kontraceptivë hormonalë.
Ato u fotografuan dy herë, njëherë kur ishin në një ditë me nivel të lartë të pjellorisë dhe një ditë tjetër kur niveli ishte i ulët. Ato nuk e dinin se cila ishte arsyeja e këtij studimi.
Kërkuesit i treguan fotot e vajzave 37 gjykuesve, 17 burrave dhe 25 grave, të cilët kishin një moshë nga 18-23 vjeç dhe dy më të vjetrit ishin 41 vjeç. Gjykuesit panë secilën nga fotot e femrave të vendosura përballë njëra-tjetrës. Fytyrat e vajzave ishin të mbuluara në mënyrë që gjykuesit të përqendroheshin në veshjet, bizhuteritë dhe mënyrën e krehjes së flokëve të tyre.
Kërkuesit i bënë gjykuesve pyetjen se në cilën foto ato dukeshin më tërheqëse. Pothuajse në gjashtë nga dhjetë raste gjykuesit zgjidhnin foton në të cilën vajza ishte më pjellore.
Sa më afër të kishte qenë vajza ndaj ovulacionit, aq më shumë e zgjidhnin gjykuesit si fotoja në të cilën ajo përpiqej të dukej më tërheqëse. Në sajë të këtyre përgjigjeve, studiuesit arritën të vërtetojnë se një femër në mënyrë të pavetëdijshme kujdeset më shumë për veten e saj në ditët kur është më pjellore.