Organizim tė protestave masive nė Shkup dhe nė disa qytete mė tė mėdha nėpėr Maqedoni, paralajmėroi sot Lidhja e Sindikatave tė Maqedonisė (LSM)
Lideri i LSM-së Vanço Muratovski në pres-konferencën e sotme informoi se arsyet për protestat masovike janë ligji i ri për marrëdhënie pune, ligji për siguri dhe shëndet, si dhe pamundësia e Qeverisë që të përballet me rritjen e çmimeve që është aktuale gjatë muajve të shkuar.
Vendimi përfundimtar dhe datajet për protestat masovike do të merren në fillim të tetorit, për kur është caktuar seanca e Këshillit të LSM-së.
Muratovski informoi se protestat do të organizohen me siguri në gjysmën e dytë të tetorit, duke shtuar se nëse të njëjtat nuk japin rezultate, do të organizohen protesta të reja dhe do të organizohet grevë, nëse edhe këto protesta nuk arrijnë sukses.
Udhëheqësia e Sindikatës është e revoltuar në mënyrë plotësuese nga sjellja indolente e Qeverisë ndaj problemit të tyre.
"Ndonëse kemi caktuar takim me zëvendëskryeministrin Ivica Bocevski, për sot, pas 45 minutave pritje jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk morëm kurrfarë informate për shtyrjen ose ricaktimin e takimit", tha Muratovski, duke shtuar se kjo "tregon qartazi për sjelljen e Qeverisë ndaj nesh".
Ai theksoi se pret kontrareagim të Qeverisë, e cila sipas tij, do të tentojë të ushtrojë trysni në më shumë mënyra ndaj të punësuarve që të mos e mbështesin protestën e LSM-së. /Makfaks/