Kėto pjesė i pėrkasin librit biografik STALINI, i autorit Eduard Stanisllavoviē Razinski, botim i vitit 1999
Erdhi 5 marsi-
Svjetllana: Babai vdiq nė mėnyrė tė ēuditshme dhe me vėshtirėsi... Fytyra i qe nxirė, i kishte ndryshuar...
Tiparet e fytyrës mezi i njiheshin... Аgonia ishte e tmerrshme, ajo e mbyste atë drejt e në sy... Në minutën e fundit ai befas i hapi sytë. Ishte një vështrim i tmerrshëm ai dukej i pamend, i zemëruar dhe plot tmerr para vdekjes
Dhe këtu... ai përnjëherësh ngriti lart dorën e majtë dhe tregoi diku lart, por edhe na kërcënonte të gjithëve ne
Dhe në momentin tjetër të frymës, duke bërë një përpjekje tjetër, trupi iu shkëput.
Megjithatë, gjithkush e kuptoi këtë gjest të fundit të tij sipas mënyrës së vet.
Reanimatori Çesnokov: Frymëmarrja i qe prishur ndjeshëm. Dora e majtë, sikur përshëndeste, u ngrit dhe ra. Kjo ishte agonia. Frymëmarrja kishte ndaluar.
Llozgaçevi: Thuhet, kur ai vdiq, njëlloj si atëhere tek tavolina, ngriti dorën kërkoi për ndihmë... por atë nuk e ndihmoi kush!...
Мjacnikovi: Vdekja i erdhi në orën 21.50.
Svjetllana: Beria kërceu i pari në korridor dhe në qetësinë e sallës, ku të gjithë qëndronin të heshtur, lëshoi zërin e tij të lartë, që lexohej qartë ngadhënjimtar: Hrustaliev, makinën!... Dhe fytyrërrumbullakta, Valeçka Istomina, ra në gjunjë pranë kolltukut, i vuri kokën në gjoks të vdekurit dhe ia plasi të qarit me zë.
Drejt Hrustalievit u dha Beria! Nga të gjithë njerëzit e shërbimit zgjodhën Hrustalievin! Beria u përpoq të largohej. Por bashkëpunëtorët e tjerë mbetën aty. Për Berian ai ishte vetëm Padroni. Për të tjerët Molotovin, Kaganoviçin, Voroshillovin ai ishte rinia e tyre, me shpresat e tyre. Ai ishte gjithçka në jetën e tyre. Por, pasi ndenjën edhe pak, edhe ata u nisën për në Kremlin, pas Berias për të marrë pushtetin. Në Kremlin në këtë kohë zhvillohej mbledhja e përbashkët e KQ të Partisë, e Këshillit të Ministrave, Sovjetit Suprem. Ajo duhet të legalizonte atë për çka ata patën biseduar.
К. Simonovi ishte anëtar i Sovjetit Suprem. Por edhe ai, si i gjithë vendi, besonte se Stalini jetonte ende dhe luftonte me vdekjen këtu, në Kremlin: Unë hyra në sallë pas dyzetë minutash, ndërsa qenë mbledhur të gjithë. Ne të gjithë e dinim se diku aty pranë, në Kremlin qëndronte i shtrirë Stalini, i cili nuk mundej që të vinte në mbledhje. Të gjithë qenë ulur dhe qëndronin të heshtur... Unë asnjëherë nuk e besova se gjatë dyzetë minutave do të heshtnin treqind njerëz të ulur shtrënguar. Asnjëherë në jetë nuk do të ketë një heshtje të tillë. Nga dera e prapme dolën ata, që ishin në Byronë e Presidiumit të KQ, plus Моlоtоvi dhe Мikojani. Fjalën hyrëse e mbajti Malenkovi. Ideja: Shoku Stalin vazhdon të luftojë me vdekjen, por, edhe nëse ai fiton, gjendja e tij mbetet tejet e vështirë... A mund të mbetet vendi pa udhëheqje. Prandaj është e domosdoshme të formojmë qeverinë.
E krijuan. Nuk kishte kuptim që komedia të luhej më shumë. Dhe kur pas mbledhjes Simonovi shkoi në Pravda ranë telefonat. Redaktori dëgjoi njoftimin, vari dorezën e telefonit dhe tha shkurt: Stalini vdiq.
Na thanë se tani atë do ta dërgojnë në spital, për ta balsamosur, - tregon Llozgaçevi. Askush nuk na thirri ne të përshëndeteshim me të vdekurin, ne vetë shkuam tek ai. Svjetllana ndenji jo shumë gjatë. Ishte edhe Vasja. Nuk them që ai ishte i dehur, por më shumë i emocionuar. Pastaj erdhi makina me vigun, e vunë atë dhe e vendosën pranë meje. Dhe kjo ishte e gjitha... Dhe askush tjetër vetëm ne qëndronim dhe shikonim. Thonë se Padroni në trup kishte njëfarë mavijosje, mos atë e ka shtyrë dikush? pyeta.
Asnjë mavijosje nuk ka dhe nuk mund të ketë, askush nuk e ka shtyrë. Hrustalievi ishte, kur atë e balsamosën dhe na tha se, në të vërtetë lehtë, por gjetën diçka si një mbeturinë qiriri. Mund të kishte ndodhur ndërsa i jepnin oksigjen. Pra, kështu, asgjë nuk kishte patur.
Por ç ndodhi më pas me njerëzit e shërbimit?
- E po, ja, më vonë të gjithëve na dëbuan, na thirrën veç e veç dhe na larguan nga Moska që menjëherë të largoheshim me gjithë familjet. Një e papritur e tillë! Starostini, Orllovi, Тukovi vendosën të takohen me Berian t i luteshin që të mos i largonin. Shkuan, por ai u tha: Nuk doni të shkoni atje do të jeni atje dhe me gisht u kishte treguar nga toka. Kështu, ata ndaj edhe shkuan.
- Por ç ndodhi më pas me Hrustalievin?
Hrustalievi u sëmur dhe vdiq shpejt (!!!- E.R.). Оrllovin me Starostinin i emëruan në Vladimir, ndërsa unë mbeta në objekt. Оbjektin ia dhanë Ministrisë së Ruajtjes së Shëndetit. Kështu përfundoi edhe vila Më e Afërta...
Fundi i trillerit
Por kaq thjesht Padroni nuk shkoi. Në Моskë kishte mbetur ndarja e përgjakshme e paparashikur me popullin. Atë e vendosën në sallën e Kollonës dhe turmat disamijëshe të pikëlluara dolën në rrugë. Nga të gjithë qytetet vinin trena me njerëz të përshëndosheshin me Padronin
Më kujtohet një ditë me diell dhe një vajzë në radhë, sytë e saj të çmendur. Тurma na shtrëngoi (atë e shtyu policia), ne mezi mbusheshim me frymë. Përnjëherësh gjithçka u tund nga vendi dhe njerëzit hynë. Unë e mbrojta nga njerëzit, e mbajta për trupi... Më kujtohet se si u shkëput dhe ra në kalldrëm. Gjysma e palltos iu gris, por ajo ishte gjallë
Në këtë ditë me mijëra ishin ata që vizitonin sallën ku ishte vendosur i vdekuri. Ai nuk mund të shpëtonte pa gjak... Dhe të shtypurit bashkoheshin me milionat, që ai i kishte asgjësuar. Në këtë ditë, më 5 mars të vitit 1953, vdiq edhe një njeri tjetër. Por vdekja e tij kaloi pa u vënë re. Ky ishte Sergej Prokofjevi. Vejusha përpiqej të gjente disa lule, por gjithçka ishte mbyllur, asgjë nuk gjeje. Fqinja e saj e shtëpisë i mblodhi të gjitha lulet, që kishte rritur në dhomë, që t i vendoste në varrin e kompozitorit të madh. Në këtë kohë pianisti i famshëm Prokofjev kishte fluturuar nga Tbilisi me një avion special për të luajtur në sallën e Kollonës pranë arkivolit të Udhëheqësit. Aeroplani ishte i ngarkuar me lule dhe Rihterit (emri i kompozitorit të famshëm V.P.) i qe marrë fryma nga era e tyre
Mblidhej pandërprerë komisioni për varrimin, duke u kujdesur të realizohej gjithçka e mundur për përjetësimin e Udhëheqësit. Komisioni vlerëson të përshtatshme që balsamosja për një kohë të gjatë e trupit të shokut Stalin të realizohet në një laborator special të Mauzoleumit të V.I.Leninit. Тrupi i shokut Stalin duhet të vendoset në arkivol me uniformë ushtarake, dhe të mbërthyera në kapak medaljet e Heroit të Bashkimit Sovjetik, të Heroit të Punës Socialiste, por edhe urdhrat e medaljet e tjera... U përgatit projektvendimi për ndërtimin e Panteonit. Por edhe kushtet e balsamosjes së spaletave të tij, të komçave në uniformë dhe e yjeve të Heroit, që ishin të bëra me ar. Sarkofagu me mumjen e Padronit të dytë bolshevik do të qëndronte në Маuzoleum. Në Маuzoleum qëndronin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Маlenkovi, Hrushovi, Beria, i futur në gjyslyke, i ngjashëm me mafiozët e filmave. Ata nderonin Padronin e vdekur. Pas varrimit bashkëpunëtorët bënë përgjime të pandërprera në apartamentin e djalit të tij. Në Аrkivin e presidentit gjenden shënimet e bisedave të tij. Vasili (bisedon me shoferin e Fevraljevit për varrimin): Sa njerëz kanë vrarë, e tmerrshme! Unë me Hrushovin madje u shamë... Ishte një rast i tmerrshëm në Shtëpinë e Sojuzëve. Mbërriti një plakë me një tufë lulesh. Pranë arkivolit, në roje nderi qëndronte Malenkovi, Beria, Molotovi, Bulganini... Dhe përnjëherësh plaka u tha atyre: E vratë, të poshtër, gëzohuni! Të mallkuar! Gjatë tri javëve pas vdekjes së babait të gjenerallejtnantit të aviacionit, Vasilij Stalin u largua nga ushtria pa të drejtë të mbajë uniformën ushtarake. Pas një muaji atë e arrestuan. Nga burgu, djali fuqiplotë i Çezarit doli përfundimisht vetëm në pranverën e vitit 1961. Doli që të vdiste. Atë e syrgjynosën në Каzаn dhe më 19 mars të vitit 1962 ai vdiq. Ose atë e ndihmuan të vdiste në konkordancë me traditat e Padronit? Menjëherë pas Vasilit në burg u fut edhe ai që e futi atë, Beria. Ka mbetur përshkrimi i pushkatimit të tij: Atë e lidhën me çengel, të ngulur në një dërrasë prej druri, me duar të lidhura nga mbrapa. Beria u qe lutur të gjithëve: Më lejoni të flas... Por Prokurori i Përgjithshëm kishte urdhëruar: Mbylljani atij gojën me peshqir. Mbi fashën shkëlqente egërsisht syri i dalë vendit. Oficeri shkeli këmbëzën, plumbi e qëlloi atë në lule të ballit. Pastaj u dogjën Маlenkovi, Molotovi, Kaganoviçi... Dhe më në fund - Hrushovi. Bashkëpunëtorët asgjësonin njëri-tjetrin. Erdhi çlirimi i madhërishëm nga kampet e Imperatorisë së Madhe. Aleksej Kapler ishte gjithashtu i liruar. Pas shumë vitesh ai më tregonte: Unë kisha dalë atëhere në kopshtin e vogël, po rrija ulur në stol dhe shikoja pa mend se si luanin fëmijët
një djalë, duke qeshur vrapoi aty pranë unë vura re këmbët e thata, të zhveshura të fëmijës. Dhe diçka ndodhi... Unë qava me ngashërim. Unë qaja me dënesë, pa patur turp, me ëmbëlsi, si në fëmijëri... Dhe u fala... u fala... u fala...
Megjithë ato zbulime të Hrushovit, Stalini vazhdonte të qëndronte në Mauzoleum. Më kujtohet se si e pashë atë: në radhë me kokën prej kukulle të Leninit fytyra krejt e gjallë, në të ishte rritur një mjekër e ashpër. Vetëm pas tetë vjetësh vendosën që atë ta nxirrnin nga Mauzoleumi. F.Konjevi, komandanti i regjimentit të Kremlinit, kujton: Më 31 tetor të vitit 1961 repartet e policisë pastruan Sheshin e Kuq nga njerëzit, i mbyllën hyrjet e tij. Kur përfundimisht ishte errur u vendos të fillonte të gërmohej varri në muret e Kremlinit. E nxorrën trupin e Stalinit nga sarkofagu dhe e futën në arkivol, të mbështjellë me një copë të kuqe. Stalini ishte si i gjallë, bashkëpunëtorët qanin. Shenjat ushtarake të arta në uniformë i zëvendësuan me material tunxhi, i hoqën edhe spaletat e arta. Pastaj trupin e mbuluan me lule të errëta, duke i lënë të hapur vetëm fytyrën e gjallë. Në orën 22.00 erdhi komisioni për ceremoninë. Nga të afërmit nuk ishte askush... Pas heshtjes njëminutëshe ne e vendosëm atë në varr. Për ta mbyllur atë u vendosën dy pllaka betonarmeje (sikur trembeshin mos dilte nga varri). Por ne thjesht e mbuluam atë në tokë.
Shqipëroi:
Dr. Vladimir Poçari
Historia e shkurtër
Rusia në shekullin XX
Por bashkëpunëtorët besnikë të Padronit Molotovi dhe Kaganoviçi gjithsesi jetonin ende. Sa fantazma të çuditshme, ata shëtisnin ende nëpër rrugë. Në të vërtetë, në vitet e fundit Molotovi kishte filluar të harronte. Herë-herë ai e paraqiste veten si kryetar të qeverisë, kërkonte kostumin, kravatën dhe me orë të tëra priste me durim të madh raportin e ministrave të Gorbaçovit. Vetëm në vitin 1986 ky njeri, që kishte lindur në kohën e Aleksandrit III, që jetoi në kohën e Nikollës II, punoi me Leninin dhe Stalinin dhe vazhdoi të jetojë deri në atë të Gorbaçovit, u rehatua në arkivolin e kuq tradicional bolshevik... Kaganoviçi e zgjati deri në vitet 90. Një i afërm i tij më ka treguar: Ai vdiq në korrik të vitit 1991. Në televizor jepeshin të rejat e radhës për Perestrojkën, flisnin Gorbaçovi, Jelcini. Gruaja që shërbente në shtëpi e pati dëgjuar, ndërsa ai thoshte: Kjo është katastrofë. Ajo ishte kthyer nga ai por ai tashmë qëndronte i vdekur përpara televizorit. Pas tri javësh erdhi gushti i vitit 1991. Тurma shkatërroi monumentin e Leninit-Zot dhe qe grumbulluar në ndërtesën e shenjtë të KQ të Partisë së tij... BRSS Imperatoria më e madhe, e ndërtuar nga Padroni gjatë një shekulli, me shpejtësi të madhe u gjend ngushtë dhe u bë thërrime, hi e pluhur.
Shekulli po mbaronte
Pushteti i Gorbaçovit
Erdhi në pushtet Gorbaçovi, filloi Perestrojka dhe njerëzit filluan të bëjnë bilancet e të jetuarit. Atëhere edhe unë formulova këtë letër:
Ju shkruan juve Jurij Nikollajeviç Pepeljevi. Prej kohësh jam interesuar për njerëzit me mbiemrin tim. Nëqoftëse keni mundësi më njoftoni, ju lutem, hollësitë për të afërmit e mi. Në veçanti:
Pepeljev.N.M. gjeneralmajor i ushtrisë cariste, i vrarë në vitin 1916, në Luftën e Parë Botërore.
Pepeljev V.N. kryetar në qeverinë e Kollçakut, i pushkatuar në vitin 1920 në Irkutsk.
Pepeljev М.I. banonte në Bijsk, u vra në Luftën e Madhe Patriotike
Dhe vazhdon një listë mjaft e gjatë me emrat e tyre
Kulla e Babilonisë
Ëndrra e Madhe pushon së ekzistuari
Fatkeqësi, fatkeqësi ty, qytet i madh i Babilonisë, qytet i fortë! Sepse në një orë erdhi gjyqi yt (Hyrje, 18:10). Unë jam i pari dhe Unë jam i fundit dhe përveç Meje nuk ka Zot. Këto fjalë të Librit të Shenjtë duhet t i kishte mësuar mirë nxënësi i seminarit Fetar, Soso Xhukazhvili i vogël, i cili hyri në historinë botërore me emrin e Stalinit.