E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt
Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt
Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt
Nga shumė analistė, zgjedhjet presidenciale 2008 nė Shtetet e Bashkuara janė cilėsuar si tė paprecedenta dhe jonormale jo vetėm pėr intensitetin me tė cilin janė karakterizuar por edhe pėr kohėzgjatjen e tyre. Kanė kaluar afro 19 muaj qė nga dita kur u shprehėn ambiciet e para politike pėr postin e Presidentit.

Por prej nga vjen Obama dhe çfarë kanë qenë disa nga deklaratat e tij që mund të kenë lidhje me shqiptarët? Së pari, Obama vjen nga shteti i Illinoisit, ku Guvernatori është me origjinë Serbe. Gjithashtu, flitet se Lobi më i fuqishëm Serb ndodhet në Illinois. Këto fakte mund të lënë vend për hamendësi por kurrë nuk mund të hidhen dyshime mbi rolin e Rod R.Blagojevich si Guvernator i Illinois.

Obama njihet si një ndër tre senatorët më liberalë në Kongresin Amerikan. Kur adresoi çështjen e Kosovës, Barak Obama më shumë u përqendrua në “fatkeqësinë e popullit serb” sesa në fatkeqësitë shekullore të popullit kosovar. (Imagjinoni nëse Obama do të ishte President dhe do t'i duhej të deklaronte Pavarësinë e Kosovës, në një kohe kur Rusia kërcënonte me rrëmujë në arenën ndërkombëtare).

Dy elemente do të ndikonin në vendimin e tij: (1) lidhjet me Lobin Serbe, dhe; (2) ideologjia liberale-tipike Karteriane. Presidenti Karter, pas Revolucionit Islamik në 1979, e la Ambasadën Amerikane dhe shtetasit e tij në Iran peng për 444 ditë; çfarë do të ishte nëse Obama do ta linte Kosovën peng edhe për katër, apo ku dihet sa vjet? Historia flet vetë: ka pavarësi e pavarësi!

Por kush është John McCain, kundërshtari i Obamës? Joe Biden, kandidati demokrat për Zëvendëspresident, deklaroi se ai do të ishte i nderuar të garonte përkrah ose kundër McCain për ta bërë Amerikën edhe më të begatë e të sigurt. McCain lindi në një familje në të cilën, gjyshi dhe babai tij ishin ushtarakë, drejtues në Flotën Amerikane të Paqësorit.

Të qenit pjesë e një familjeje ushtarakësh dhe luftëtarësh e bëri McCain të synonte të njëjtën karrierë. Ai mori pjesë aktive si pilot në luftën e Vietnamit kundër regjimit komunist. Avioni të cilin ai drejtonte u godit gjatë një misioni dhe McCain përfundoi në një liqen me këmbë e krahë të thyer. Video filmike janë publikuar në media ku tregojnë momentin kur McCain nxirrej nga liqeni e goditej me bajoneta nga turma. McCain qëndroi në burg mes torturave për afro 5 vjet (1967-‘73) dhe ku pa horror të vërtetë.

Që prej asaj kohe, McCain nuk mund të ngrejë dot krahët më lart sesa lartësia e supeve. Pas daljes nga burgu, ai u ingranua në politikën Amerikane si anëtar i Partisë Republikane. Gjatë gjithë kohës në Senatin Amerikan, McCain është shquar si një oponent i fuqishëm brenda partisë së vet dhe mbrojtës i paepur i interesave të popullit.

Për këtë, ai njihet me nofkën “maverick”. Në ndryshim nga Obama, McCain gëzon kredenciale absolute në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe figurë të pastër morale dhe karakter të fuqishëm. Shumë analistë e cilësojnë moshën e McCain (72 vjeç) si një disavantazh, por McCain akoma vazhdon të bëjë fushatë elektorale bashkë me nënën e tij 95-vjeçare Roberta McCain. Përzgjedhja e Guvernatores së Alaskës, Sarah Palin si zëvendëspresidente ngriti lart figurën e McCain si “maverick” dhe njeri i paparashikuar.

Cilat janë pikëpamjet e dy kandidatëve, McCain dhe Obama?

McCain kërkon një rol sa më të vogël të qeverisë në ekonomi dhe jetën sociale të amerikanëve

McCain kërkon uljen e taksave për të gjithë, të pasur e të varfër. Disa analistë mendojnë se kjo do sjellë pasurimin e të pasurve dhe varfërimin e të varfërve. Për shumë të tjerë, kjo gjë do të sillte sa më shumë aktivitet ekonomik, hapje të vendeve të punës, qëndrimin e bizneseve në Amerikë, dhe jo ikje drejt Kinës, dhe më shumë mundësi për njerëzit për të zgjedhur vetë se si t’i përdorin paratë e tyre.

Kjo konsiston në rritjen e agjencive të siguracionit shëndetësor, që rrjedhimisht do të sillte ulje të çmimit të sigurimit. McCain mbështet shfrytëzimin e burimeve të naftës në vend në mënyrë të sigurt dhe të pastër për ambientin për të ulur çmimin e naftës. Ai mbështet promovimin e energjisë nukleare dhe metodave të tjera alternative (diellore, ujore, etc.) të sigurta dhe të pastra për ambientin. McCain mbështet një politikë të jashtme agresive kundër terrorizmit dhe streson nevojën për krijimin e aleancave me vendet e tjera mike anembanë globit.

Obama, nga ana tjetër, u premton amerikanëve për një rol më të madh të qeverisë në ekonomi dhe jetën sociale. Obama premton për një rritje të taksave në zëra të ndryshëm, por fuqishëm premton në rritjen e taksave për bizneset në afro të gjitha zërat. Bizneset dhe të pasurit përbëjnë afro 5% të popullsisë amerikane. Pjesa prej 95% e popullsisë mund të ketë ulje ose ngritje të taksave në mënyrë të papërcaktuar nga Obama.

Motoja e Obamës është “Takso bizneset dhe të pasurit”, për mos të thënë “luftë kundër tyre”. Shumë analistë e quajnë këtë politike si të tipit Marksist të “rishpërndarjes së pasurisë”: merrja të pasurit dhe jepja të varfrit. Kjo politikë mund të sjellë një rritje të çmimeve në kurriz të popullit, mbylljeve të vendeve të punës nga falimentimi i bizneseve, kryesisht të mesme, dhe largim të bizneseve në vende ku taksat janë të ulëta, Kinë e kompani. Gjithashtu, kjo politikë do të ndikojë në rritjen e njerëzve që shpresojnë nga ndihmat financiare nga qeveria. Obama, në vazhdim, premton për kthimin e sistemit të shëndetësisë në duart e qeverisë dhe premton për shërbim edhe më të mirë.

Shumë specialistë deklarojnë se kjo politikë mund të ndikojë në një rritje galopante të korrupsionit në këtë fushë. Sa më shumë para dhe shërbime në dorë të qeverisë, aq më shumë mundësi ka që ato para të vidhen e të shpërdorohen. Obama premton për bisedime pa kushte me udhëheqësit e huaj anti-amerikanë. Ai gëzon një respekt të madh në vendet anti-amerikane, aq sa edhe vetë amerikanët nuk po e zbulojnë dot se çfarë kanë gjetur anti-amerikanët tek Obama që nuk e kanë gjetur vetë amerikanët. Për më shumë, Obama gëzon mbështetje nga ideologjia liberale dhe liberalët anembanë botës.

Gara e vërtetë sapo ka filluar. “Fatkeqësisht”, as media dhe as Obama nuk mund të përdorin të njëjtën strategji si e përdorën kundër Bill dhe Hillari Klinton. Populli amerikan di shumë më shumë nga ç'dinë disa pronarë të medias apo elementët populistë e radikalë. Amerika do votojë për njeriun që përfaqëson dhe mbron më shumë vlerat dhe virtytet e popullit amerikan. Një gjë është e sigurt: Këto zgjedhje do sjellin ndryshim në politikën amerikane dhe në Washington - një ndryshim të vërtetë. Si shqiptarë, nuk na ngelet gjë tjetër por të marrim pjesë në këto zgjedhje presidenciale dhe të shpresojmë se njeriu që mbron më shumë interesat tona do të fitojë.

*Student, Master në Shkencat Politike / Universiteti i Floridës Jugore, USA



Publikuar: 23.09.2008 01:36:13
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Presidencialet, USA, 2008, shqiptarėt,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Fati i ligjit mbi duhanin Fati i ligjit mbi duhanin
Vlora, debat pėr identitetin Vlora, debat pėr identitetin
UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti
Njohja e Serbisė Njohja e Serbisė
Diplomaci me dy kokė Diplomaci me dy kokė
"Ju s’doni tė dini, sepse notoni nė ujėra tė turbullta"
Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet Kemi qasjen dhe ndjenjėn e bashkėpunimit me tė gjitha vendet
Pse piramidat e fajdeve shqiptare ngjajnė me krizėn amerikane? Pse piramidat e fajdeve shqiptare ngjajnė me krizėn amerikane?
Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere
Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane
Google Yahoo MSN