E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Mungesa e ambicjes strategjike te Evropes
Mungesa e ambicjes strategjike te Evropes
Mungesa e ambicjes strategjike te Evropes
Drejtor i Institutit per Studimet Strategjike Sulmi i Rusise kunder Gjeorgjise tregoi edhe njehere plasaritjet e politikes se jashtme qendrore te Bashkimit Evropian: Ndersa BE-ja eshte mire ne menaxhimin e krizave, ajo nuk ka zgjidhur as edhe nje prej tyre.

Dobesia e te quajtures Politika e Perbashket e Jashtme dhe e Sigurise te BE-se e ka prejardhjen nga nje mungese e qartesise dhe ambicieve strategjike. Le te marrim p.sh Malin e Zi. Kjo ish-republike e vogel jugosllave ka shume gjera te perbashketa me Gjeorgjine, dhe jo vetem veren e mire, ushqimin e shijshem dhe nje vije bregdetare te mrekullueshme. Te dy keto vende jane duke trokitur fort ne deren e anetaresimit ne BE, dhe nuk i fshehin ambiciet e tyre per tu integruar plotesisht ne klubin e demokracive te ekonomise se tregut te Evropes.

Ne vend qe ta shfrytezoje kete si nje shans strategjik - perderisa te dy vendet kane avancuar me shpejtesi ne perpjekjet e tyre per reforma dhe tranzicion, duke lene pas mesataren rajonale. BE-ja duket se eshte vene ne siklet nga perparimi i tyre. Brukseli eshte duke kerkuar per menyrat per te mbyllur dyert e veta dhe per te mbajtur ne distance ambiciet e vendeve qe aspirojne anetaresimin, mbase vetem aq sa duhet keshtu qe ata te humbin zellin gjate rruges.

Vertete, aderimet e fundit te Rumanise dhe Bullgarise i kane dhene zgjerimit nje emer te keq. Brukseli kritikoi ashper Sofien dhe Bukureshtin ne muajin korrik sepse nuk kishin bere sa duhet per te luftuar korrupsionin dhe pezulloi nje ndihme monetare prej qindra milion euro. Kjo eksperience u ka dhene skeptikeve te zgjerimit avantazh. Por ndeshkimi i Malin e Zi dhe Ballkanin per deshtimet e Sofies dhe Bukureshtit nuk eshte i drejte dhe nga pikepamja strategjike driteshkurter.

BE-ja eshte duke humbur nje mundesi gjigante per te stabilizuar gjithe rajonet e gjera te Ballkanit dhe Kaukazin nese ajo do te deshtoje per te shperblyer Malin e Zi dhe Gjeorgjine per perpjekjet e tyre. Ne rastin e pare, eshte agjenda e BE-se per Ballkanin ajo qe mbetet pezull. Mali i Zi eshte nje shembull i gjalle i suksesit rajonal. Ai asnjehere nuk kaloi permes nje lufte ose spastrimit etnik. Per arsye te zhvillimit demokratik te se gjithe qytetareve te tij, ai ka arritur te mbaje minoritetin e tij shqiptar te angazhuar mbi nje te ardhme ne nje Mal te Zi te pavarur. Vendi eshte duke bere nje perparim te shpejte ekonomik dhe po ecen ne nje rritem te shpejte permes nje programi reformash te konturuara ne Marreveshjen e tij te Stabilizim-Asociimit.

Per shkak te madhesise se vogel te Malit te Zi, BE-ja mund ta absorboje ate pothuajse pa asnje kosto. Me nje popullsi prej vetem 600.000 banore, veshtire se ka ndonje rrezik qe krahu i punes se Malit te Zi mund te "permbyte" tregun e BE-se. Pervec kesaj, ekonomia e vendit eshte kaq dinamike saqe pak malazeze do te tentonin te emigronin.

Por nese BE-ja refuzon te fuse brenda saj edhe nje shtet te vogel si Mali i Zi, cilat jane perspektivat qe vendet me te medha si Serbia ose Shqiperia ti bashkohen ndonjehere BE-se?

Nese Mali i Zi nuk do te avancoje ne statusin e kandidatit per ne BE kete vit, mesazhi per pjesen tjeter te rajonit do te jete shume i qarte. Radikalet do te ishin ne gjendje te argumentonin bindshem se BE-ja nuk eshte serioze lidhur me pranimin e shteteve te Ballkanit, dhe ata do ta perdornin kete si nje leve te fuqishme per te minuar reformatoret qe jane aktualisht ne qeverisje.

Koalicioni pro-BE ne Serbi ka shume te ngjare te jete viktima e pare dhe mund te jete viktima e pare dhe mund te detyrohet t'i jape fund bashkepunimit te fundit me Gjykaten e Hages per Krime Lufte.

Evropes i mungon nje vizion strategjik dhe ambicieve politike per te pershpejtuar fazen e fundit te luftes se saj ne Ballkan. Por duke folur tani me dy kuptime eshte strategjia e gabuar perderisa siguria ne Detin e Zi eshte duke u shembur nen presionin rus.

Ashtu si me Ballkanin, BE-ja e ka mbajtur larg Kaukazin ne distancen e krahut. Brukseli duket se ka humbur ne plan te pare rrugen permes se ciles ai kujdesej per Gjeorgjine. Vendi eshte pjesa kryesore ne fundin e tunelit te Kaukazi te jugut, i cili lidh Evropen me burimet energjetike te Azerbaixhanit dhe Azise Qendrore. Per BE, tuneli i Kaukazit te jugut eshte e vetmja lidhje e drejtperdrejte me furnizimet energjetike nga Kaspiku dhe nje rruge optimale permes se ciles mund te zhvillohen shkembime ekonomike te qendrueshme me Azine qendrore.

Eshte plotesisht e mundur qe nje politike me ambicioze e BE-se ne rajonin Kaukaz-Kaspik mund te dekurajonte Rusise per te pushtuar Gjeorgjine. Tani, lufta i ka komplikuar gjerat dhe ka ndryshuar rrenjesisht gjeopolitiken ne rajon, dhe BE-se do ti duhet te marre ne konsiderate interesat rajonale te Moskes.

Megjithate, perfitimet afatgjata te dhenies se nje perspektive realiste Gjeorgjise per tu pranuar ne BE do te vinin nga adoptimi i nje politike funksionale per Kaspikun dhe Azine qendrore. Dhe eshte ketu ku Evropes do ti duhet te bashkeveproje me drejtperdrejte me Kinen - dhe eshte Kina, jo Rusia, e cila eshte superfuqia e se ardhmes qe po lind. Nje politike pro-aktive ndaj Gjeorgjise do te ishte fillimi i nje politike kompetitive per Azine Qendrore.

Vizioni strategjik i Evropes ne Ballkan dhe Kaukaz ka deshtuar. Per Evropen ka ardhur koha te diplomohet prej menaxhimit te krizave per te gjetur zgjidhje gjeopolitike.

Nga BORUT GRGIC

THE ALL STREET JOURNAL


Publikuar: 23.09.2008 06:42:15
Lexuar: 53 herė
Fjalėt kyēe: Mungesa, ambicjes, strategjike, Evropės,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
Kundėr anti–politikės Kundėr anti–politikės
Refuzimi i 6 pikėshit si faktorizues i Kosovės Refuzimi i 6 pikėshit si faktorizues i Kosovės
Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha
Pak fjalė pėr Gjyqėsorin Pak fjalė pėr Gjyqėsorin
Institucionet kosovare tė pėrkushtuara pėr njė familje tė shėndoshė Institucionet kosovare tė pėrkushtuara pėr njė familje tė shėndoshė
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Rrugėt e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Ēezarit Rrugėt e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Ēezarit
Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes
Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn
Google Yahoo MSN