Ēfarė ndodhi pas kapitullimit tė Italisė fashiste me familjen Myftia dhe me nacionalistėt e zonės sė
veriut?
Dr. Fuadi tregon se pas kthimit në Shkodër aktiviteti antinazist vazhdoi. Fillimisht të rinjtë nacionalistë antinazistë vepronin në radhët e "Besa-Besë" derisa iu bashkëngjitën Organizatës Lëvizja e Legalitetit, e cila u formua më 20 nëntor 1943 në Zall Herr të Tiranës. Ai kujton se ishin bashkangjitur me ta edhe personalitete ushtarake,të cilët kishin qenë më parë oficerë të mbretit; ndër ta ishin 5 oficerët e Malësisë së Madhe së bashku me Llesh Marashin, i cili më vonë, pas çlirimit, nuk i hodhi armët kundër komunizmit derisa e varën në litar.
Në kujtimet e Fuadit qëndron e freskët ditëthemelimi i Organizatës Lëvizja e Legaliteti në Zall Herr, ku delegacionin e Shkodrës e kryesonte Ndoc Çoba, ish-kryetar i bashkisë, intelektual me zë i Shqipërisë.
- Edhe ne si të rinj, deklaruam organizatën kombëtare "Organizata e Legalitetit" për Shkodrën, - thotë Myftia.
- Po babai juaj, çqëndrim mbajti gjatë ardhjes së nazistëve pasi u kthye nga internimi prej Gjirokastre?
- Babai ishte figurë në lëvizjen kombëtare, ka qenë ndër të parët nacionalistë e asnjëherë nuk ka bërë kompromis, as me fashistët e as me nazistët. Ngritëm grupet ilegale dhe çetat kundër gjermanëve. Edhe babai kaloi në mal, bashkë me të edhe ne më të rinjtë.
Fuadi kujton edhe bashkëpunimin me Nik Sokolin nga Nikaj Mërturi, i cili kishte nën komandë një grup prej dyqind e ca djelmoshash. Nik Sokoli ishte i indinjuar me anglo-amerikanët që ndihmonin veç komunistët dhe nacionalistët jo. Nika kërkoi me babanë një takim, do të vinte me gjithë trimat e tij. Fuadi kujton se ato ditë ishin në Gruemirë, një katund nja një orë e gjysëm larg Shkodrës. Në atë kohë vjen edhe kapedan Xhemal Laçi, që kishte udhëtuar prej Puke me një grup të madh zogistësh. Ai kishte ardhur të shihte babain. Ndërkohë që Nik Sokoli me trimat e tij, së bashku me çetën e Jup Kazazit ndeshen me një autokolonë gjermane të cilën e goditën. Ishte një sulm i çastit që mund të na kishte krijuar telashe. Nuk pati dëme asnjëra palë, autokolona gjermane vazhdoi rrugëtimin.
Fuadi kujton se atë kohë ishte i sëmurë dhe e kishin strehuar në një vend aty afër, kurse babai dhe shokët e tij rrinin nëpër kazerma. Xhemal Laçi, kur mësoi për sulmin e pa planifikuar, propozoi që të largoheshim prej aty sepse autokolona mund të kërkonte përforcime. Ndërkohë, kishte ardhur nga jugu Sadik Shaska me familjen, nja 10-12 vetë prej Vlore. Të gjithë u bënë bashkë.
Qëndresa ishte e vështirë, ndërsa lëvizjet të shpeshta. Edhe moti ishte i ngarkuar me reshje të shumta. Udhëtonin drejt Domës. Kur po iknim binte një shi i rrëmbyer. Terreni ishte shumë i keq, mezi ngjiteshin nëpër rrëpira e shkëmbinj. Fuadi sjell dhe një kujtim që nuk i shlyhet nga kujtesa; ndërrimi i armës me Tajar Shaskën, rrëzimi i tij, vetëshkrepja dhe alarmi që u shkaktua. Më pas gjithçka rrodhi qetë; babës së tij ia treguan ngjarjen vetëm kur mbërritën në Itali.
Duke kërkuar një barkë për të kaluar detin
Qëndresa e nacionalistëve ishte bërë e vështirë. Fitorja ishte në anën e partizanëve të Enver Hoxhës. Nacionalistët nga jugu udhëtonin drejt veriut për të gjetur një shteg ikjeje.
Kujtonte Fuadi: - Ishim në pritje deri sa mbërriti urdhri nga baza. Vendimi që kishin marrë autoritetet
anglo-amerikane, ishte të pushonte një herë për një herë lufta, të evitohej vëllavrasja dhe të dilnim në Itali. Na lajmëron Abaz Kupi dhe ne e pushuam aktivitetin. Nga mali zbritëm në Shkodër dhe shkuam në shtëpi. Rrugës gjermanët kishin filluar të bënin tmerre. Ishin dhe autoritetet shqiptare, që kishin bashkëpunuar me gjermanët, të cilët ishin të pangopur në masakra e tmerre. Largimi nga shtëpia për në Itali ishte më i vështirë, shtigjet po mbylleshin. Në shtëpi kishim dhe mysafirë të tjerë, dhe duhej të mendonim edhe për ta. Ndër ta ishte Xhemal Laçi, të cilin babai smund ta linte në duart e komunistëve. Na erdhën disa miq prej Kraje dhe na ftuan për të na strehuar në Mal të Zi, në shtëpitë e tyre. Nuk dinim çtë bënim, koha ikte dhe rreziku shtohej. Nuk e mbaj mend pse nuk ikëm me ta. Në këtë kohë kishte ardhur Mid'hat Frashëri me Baba Rexhebin e me Zef Palin. Të gjithë krerët ishin mbledhur në Shkodër. Këta kishin gjetur me anën e një shqiptari nacionalist një barkë për të kapërcyer detin. Nipi i Mid'hat beut, vjen e i thotë babës se Mid'hat Frashëri me shokët e tij ka zënë një barkë për të shkuar në Itali dhe se ka një vend për ju. Po ne të tjerët? Baba i kërkon vend për vete, për mua (Fuadin) dhe Xhemal Laçin. Mirëpo vendet ishin të kufizuara. Për çdo person ata donin nga 10 napolona ari. Nuk po i qante njeri paratë, por skishte vend për të gjithë. Kërkojmë ndonjë mundësi tjetër. Babai çon një kushëririn tonë në tre-katër vende për të gjetur ndonjë varkë tjetër.
Fuadi kujton se të papriturat nuk iu ndanë edhe pasi gjetën një makinë për të dalë nga Shkodra, kamionin e tyre, bashkë me disa të tjerë, i ndalën tek Ura e Bunës.
-Nuk na lanë të dilnim, se kërkonin gjoja udhëheqësit për ti kthyer. Gjermanët gjoja po përgatiteshin për të luftuar për mbrojtjen e Shkodrës prej komunizmit. Kjo s'ishte aspak e vërtetë, se ata ikën përpara nesh, - thotë Fuadi, i cili vazhdon të tregojë aventurën e jetës së tij.
Na kthyen mbrapa e na çuan në prefekturë, ku na rrasën në një bodrum. Mbas pak kohe një oficer, merr në telefon prefektin e Shkodrës dhe i prezanton të ndaluarit. Prefekti ishte në shtëpinë e kapedanit të Mirditës. Ai i thotë prefektit se kishin zënë ca tradhtarë që donin të arratiseshin. Prefekti e pyet se cilët ishin këta tradhtarë, më thuaj ndonjë emër se mbase i njoh. Oficeri përmend emrat e ndërmjet tyre edhe emrin e babait, Sali Myftia. Prefekti ishte mik i babait, ishte nacionalist, pat qenë hafëz para se të vinte në Shkodër. Prefekti kërkon në telefon Sali Myftinë. Ndërkaq Xhemal Laçi, Halil Maçi, kapter Rrapo Bineri, të cilët ishin duke biseduar me njëri-tjetrin, e kishin rënë në gjunjë ashtu të armatosur, të gatshëm për qëndresë, që mos të na dorëzonin tek gjermanët. Merr baba telefonin dhe bisedon me prefektin turqisht.
Prefekti i thotë se po të më kishe treguar se do të shkoje, do t'ju kisha shoqëruar unë. Më pas prefekti kërkon në telefon oficerin, të cilit i jep urdhrin e prerë që t na lironin menjëherë. Ishim nja 10-12 vetë me Syrim Dumanin, Tefik Gjinin, Agim Karagjozin, Neki Beranin, Arif Pezën, etj. Na liruan të gjithëve. Ndërkohë, barka, ku kishin zënë vend Enver Shaska me të vetët ishte nisur. Çtë bënim? Kërkuam një barkë tjetër, mirëpo numri u shtua pasi kur kaluam urën e Bunës,gjetëm Kil Deranin, Arif Pezën e të tjerë, që s'kishin pasur të holla me vete dhe barka nuk i kishte marrë.
Nga Tivari i minuar në Brindizi... Lamtumirë vendet e mia!
Fuadi nuk i harron vuajtjet e asaj aventure. Ai tregon:- Kur kemi mbërritur në Tivar, në çdo anë gjeje komunistë shqiptarë e jugosllavë. Moti ishte i ashpër. Binte një shi për gazep. Gjejmë barkë, por skishte kapiten. Faik Quku pyet gjindjen: kush njeh ndonjë kapiten? Hasan Kazazi, zotni burrë, ishte i Ballit ky, thotë se do të shkonte për të marrë një kapiten në Shkodër. Kur ai përmendi emrin e kapitenit, unë menjëherë vendosa të shkoja me të pasi ai ishte martuar me kunatin e tezes time, kujton Fuadi, i cili tregon vazhdimin e aventurës.
-Shkojmë në shtëpinë e tij mbas mesnate, i biem derës dhe i them se si e kishim hallin. Mirë, thotë ai, pazari 100 napolona. 90 ia la familjes dhe 10 i mori me vete. Të nesërmen ishte moti shumë i mirë. Duhej të niseshim në orën 5 pasdite (një ditë më vonë limanin e Tivarit do ta shkatërronin, i kishin vënë minat). Kapitenit i pëlqen barka dhe për të na dhënë zemër na thotë: Me këtë barkë unë mund t'ju çoj në Aleksandri.
Nisja është bërë më 5 pasdreke, ashtu të përmalluar kanë kënduar "Himnin e flamurit" dhe "Lamtumirë vendet e mia". Fuadi kujton se lundrimi qe pa ngjarje të jashtëzakonshme, i qetë me përjashtim të një krisme të fuqishme të motorit në mesnatë.Ja si e kujton atë moment:
- Ne kishim dalë në kuvertë, lart, me Rrapo Binerin, Ruzhdi Dacën, Faik Anamalin, Hasan Kazazin; po shihnim qiellin, ku fluturonin pëllumbat. Çqe kjo krismë si shpërthim? Kur shkojmë tek kapiteni ai na qetëson duke na thënë se nuk ishte gjë, por u duhej t'i fuste vaji motorit, që me atë krismë kishte paralajmëruar mungesën e vajit.
Udhëtimi vazhdon pas pak. Secili dukej i mallëngjyer. Dhimbja për atdheun i kishte bërë të rënda ato çaste të gjata lundrimi.
Fuadi e kujton me dhimbje atë largim: - Na dukej se ishim në një udhëtim mortor. Para se të mbërrinim në Itali ishim mbledhë nja 7-8 shkodranë dhe bisedonim.
Dy veta nuk dukeshin shumë të mërzitur në këtë udhëtim.
-Vetëm të mbërrijmë, - thoshin Xhemal Laçi e Rushit Daca. Ky i fundit kishte mbaruar universitetin në Torino. Xhemali kishte jetuar në Itali dhe të dy e njihnin shumë mirë atë vend. Ata mendonin vetëm të arrinim atje, të shkonim në një vend të vogël e të jetonim të gjithë së bashku. Filluam të shihnim brigjet e Italisë.
Në kampin e Grumos me robërit e luftës...
Rrëfimi i Fuadit vazhdon: - Kur arritëm në Brindizi, çfarë të shihnim? Atje vendi skuqte, ishte mbushur pëllëmbë e flamuj të kuq që s'ishin gjë tjetër veçse flamujt e Rusisë me yll të kuq e drapër e çekan. Me jugosllavë e rusë ishte mbushur vendi.
- Mor po këtu zotërokan sllavët, thamë me njëri-tjetrin. Si t'ia bënim? Ne e kishim marrë një vendim; nuk do t'u dorëzoheshim as italianëve, as rusëve, por vetëm amerikanëve. Atëherë vijnë disa amerikanë. Mid'hat Frashëri paraqet një listë me eksponentë të Ballit Kombëtar. Mirëpo më 1942, Balli ishte deklaruar nga parlamenti anglez si bashkëpunëtor i fashizmit dhe siç duket për këtë shkak na plasën në një vend të izoluar, ku ishin robërit e luftës. Na marrin nëpër kamionë e na çojnë në një kamp shumë të keq. Na fusin në çadra. Binte shi e s'merrej vesh se ç'bëhej. Mbaj mend se Baba Rexhebi, Zyhdi Karagjozi) i ati i Agim Karagjozit, kryetari i sotëm i Vatrës) e të tjerë dridheshin nga të ftohtit. Luanim letra sa për të kaluar kohën. Atje na lanë nja 20 ditë. Ky ishte kampi famëkeq i Grumos, ku jeta ishte më shumë se një torturë e pafund dhe kushtet tepër të këqija. Aty ishin ushtarët e korpusit italian e gjerman dhe siç dukej edhe ne na konsideronin si të tillë, të radhës humbëse të luftës.
Rregullat dhe disiplina ishin të rrepta. Na duhej të çoheshim në orën gjashtë çdo ditë. Atje na mbanin në rresht ditë e natë. Një batanije kishim për mbulesë.
Fuadi edhe tani dridhet kur i kujton ato 20 ditë në kampin e Grumos. Na trajtonin keq, - shton ai, - madje dhe na hetonin në çdo lëvizje. Një oficer që e dinte mirë italishten më merrte në pyetje shpesh, duke menduar se unë isha një prej atyre që kishin zënë kamionin gjerman, për të na sjellë në Tivar. Ai më kishte ngatërruar me një kushëririn tim. E sqaroj se nuk isha unë, por dikush tjetër, pra kushëriri im, që tash ndodhet në Shqipëri. Kaluan 20 ditë dhe mbasi u hetuan një për një, na çuan në kampin e Santa Farës, afër Barit.
Ardhja e Abaz Kupit, Midhat Frashëri tek robërit e luftës
Ai kamp ishte i mrekullueshëm, në krahasim me atë ku ishim strehuar në fillim. Na dukej si parajsë, - thotë Fuadi, i cili tregon se mbas disa ditëve ishte paraqitur një oficer amerikan, me të cilin Fuadi kishte zënë miqësi. Një ditë ai e paralajmëron se së shpejti do të shihte ca miq në kamp.
- E kush janë ata? - e pyes.
- - Ja do ti shohësh vetë, - ia kthen ai.
Pas një gjysmë ore, në kamp shfaqet Abaz Kupi, me fëmijët e tij, si dhe Ramiz Dani, Beqir Goga, Kryeziun, e të tjerë. Ardhja e Abaz Agës na gjallëroi të gjithëve, thotë Fuadi, por s'kaloi shumë kohë dhe anglo-amerikanët e marrin Abaz agën. Deri sa e sollën në kampin e Santa Farës, anglo-amerikanët e kishin mbajtur në një vilë luksoze, diku në Itali. Marrin edhe Mid'hat Frashërin, Ali Këlcyrën dhe kapedanin e Mirditës. Bazin e çuan tek mbreti në Egjipt për të bërë politikë, kurse Mid'hat Frashërin, Ali Këlcyrën e të tjerët në Romë. Fatkeqësisht Mid'hat Beun me Ali Këlcyrën e kapedanin i kishin çuar në kampin e robërve të luftës. Ata e kishin deklaruar që në fillim se Balli Kombëtar ka bashkëpunuar me okupatorin dhe vazhdonin ti trajtonin si të tillë. Në fillim të pranverës së vitit 1945, na çuan në kampin e Santa Maria di Luca. Kur ishim në këtë kamp, takuam komandanten e tij, që ishte amerikane a angleze, (nuk më kujtohet), e cila e njihte jetën e shteteve arabe në imtësi, ku kishte qenë dhe dinte të respektonte njerëzit e fesë. Ajo i dha babës 5 numra vilash për të zgjedhur, të cilat i administronin amerikanët që të gjitha. Ato kishin shumë dhoma. I them babës se ç'i duam të gjitha këto? Po baba smë ktheu përgjigje. I mora me disa shokë si me Hamza Drinin, Mazar Pustinën, Neshat Kolonjën, Shyqyri Biçakun e shumë të tjerë, nja 10 a 15 shokë.
Përplasja e legalistëve me ballistët
Ia ndërpres rrëfimin Fuadit:
- Në fillim të intervistës ju thatë se keni pasur përplasje mes legalistëve dhe ballistëve, a ju kujtohet ndonjë rast konkret dhe për çshkaqe vinin këto përplasje?
-Po ja, - kujton dr. Myftia, - një ditë, Balli Kombëtar, edhe pse kishte deklaruar se nuk do të kishte më aktivitet politik, lajmëron se do të kujtonte një datë historike dhe ftojnë të gjithë shqiptarët në Santa Maria di Luca për të marrë pjesë. Legalistët shkojnë atje. Unë nuk shkova, nuk e di se për çfarë arsye, por shkuan avokat Selim Damani, Teki Xhindi, Shaskajt etj. Atje mbajti një fjalim Zef Pali. Në fjalim e sipër, ai nuk la gjë pa thënë për regjimin e Mbretit Zog I. Duke e ditur se ishin zogistët aty, ai i bëri më të idhta sulmet. Mirëpo mes legalistëve kishte edhe nga ata që nuk ta mbanin gjatë; midis tyre Kic Berani, Shyqyri Biçaku, Arif Peza, të cilët kur i dëgjuan këto fjalë
deshën ta dëmtonin Zef Palin. Mirëpo çohen e vijnë dhe takojnë baben(Salih Myftija), Hasan Dostin, Baba Rexhebin e Lec Kurti. Ky i fundit ka qenë ambasador i Shqipërisë në Angli në kohën e Zogut. Ata i luten babait që të ndalë sherrin se kishin dëgjuar që djemtë donin ta dëmtonin Zef Palin. Pra ai duhej t'i ndalonte.
- Unë i ndaloj, thotë baba, por vetëm me një konditë, që Zef Pali me shokët e tij të kyçen brenda
për dy-tre ditë, deri sa të mbledh këta djem, se njëri e ka kryet përpjetë, tjetri teposhtë. Dua t'u flas që të më japin fjalën. Kur tju them unë, kur tju çoj fjalë, atëherë të dalë Zef Pali.
- Ky është i pari incident, - tregon z. Myftia, por jo i
vetmi. Këto përplasje kishin filluar që në Shqipëri. Fuadi kujton një rast përplasje në Shkodër, kur ai ishte së bashku me Xhemal Laçin. Pas një provokimi të një ballisti, puna sa skishte shkuar tek armët.
- Kemi pasur dhe incidente të tjera, fatkeqësisht me gazeta, me intervista, - thotë Fuadi që përpiqet të sistemojë kujtimet. Merre me mend që edhe himnin e flamurit nuk e këndonim bashkë. Kur shkuam në Rexhio Emilia, ishim 400-500 shqiptarë. Balli bënte të vetën e Legaliteti të veten. Zonja e Shefqet Vërlacit kishte deklaruar se vetëm monarkia e shpëton Shqipërinë në kohën e komunizmit. Djemtë e Legalitetit e kishin dëgjuar në radio dhe venë nëpër mure disa letra. Komandantët e kampit ishin dy: një amerikan dhe një italian që merrej me anën administrative. Ata kishin dhënë urdhër që nëpër mure të mos vihej asgjë e të mos merreshim me politikë me njëri-tjetrin. Shkojnë e i thonë italianit se kështu e kështu kanë vënë pankarta legalistët. Ishim në katin e tretë, unë, Shyqyri Biçaku, Kik Hoxha e një tjetër, ku po luanim poker me cigare. Vjen komandanti me nja tre a katër ballistë, na urdhërojnë t'i heqim por ne nuk pranuam. Shkojnë dhe i thonë babait. Ai i këshillon që të mos nxitohen. Kur të zbuteshin gjakrat djemtë do t'i hiqnin vetë. Dhe ashtu u bë.
Nga Italia në Egjipt
I kërkoj Fuadit që të më tregojë detaje se si kaluan nga Italia në Egjipt.
- Më 1947-ën ishim në kampin e Rexhio Emilias, kur Mbreti Zog ftoi nacionalizmin shqiptar, partitë dhe
organizatat politike në një mbledhje në Aleksandri. Komisioni që udhëtonte prej Italie drejtohej nga babai që ishte si udhëheqës i Legalitetit në kamp në Itali dhe, për më tepër si fetar dhe Mbreti Zog dinte t'i bënte nderet,- arsyeton Fuadi. Shkoi në Aleksandri ky komision, së bashku me ata të Ballit Kombëtar, si dhe Ali Këlcyra, Koço Muka, që gjendej në Egjipt, Mustafa Kruja që ishte në Aleksandri. Mustafa Kruja ka qenë kundërshtar i Zogut, qysh në kohën e Nolit dhe në kohën e Italisë u bë kryeministër, por më pas ai reflektoi, - gjykon ish-sekretari i përgjithshëm i legalistëve, i cili më tregoi një fotografi të Mustafa
Krujës, që e mban në koleksionin e vet. Krujës, duke e parë situatën që u krijua në Shqipëri gjatë okupacionit dhe avancimin që bënë forcat komuniste, i ishte mbushur mendja se vetëm Mbreti Zog mund ta shpëtonte Shqipërinë. Më 1943, kur komunistët i bënë atentatin tek dentisti Mustafës, kapedani i Mirditës i thotë se në Tiranë të vrasin, prandaj eja në Shkodër. Atje kapedani kishte pallatet e veta dhe Mustafai ishte shumë i mbrojtur në atë vend. Kështu, Mustafa Kruja shkoi në Shkodër. Një natë, komunistët bënë një atentat para Kafes së Madhe në Shkodër, ku vranë të birin e Isa Boletinit. Ky ishte në shoqëri me komandantin e policisë. Atentatin ata e kishin drejtuar kundër komandantit të policisë e jo kundër Boletinit, arsyeton Fuad Myftia. Ai shkoi kot, pa faj. Mustafa Kruja që ishte në shtëpinë e Kapidanit të Mirditës, i kishte çuar fjalë babait se do të vinte të nesërmen në shtëpi për ta takuar dhe biseduar. Babai pranoi, por kur ndodhi vrasja e djalit të Isës, Mustafa Kruja i çon fjalë babait se i vinte keq, por situata ishte bërë shumë e turbullt dhe propozoi shtyrjen e takimit për një kohë të pacaktuar. Babai i thotë se vij unë atje tek ti. Për babanë tim nuk kishte asnjë farë arsye për t'i bërë atentat. Merr nja dy-tre shokë të vetët dhe shkon tek kapedani i Mirditës. Tek kapedani i Mirditës gjejnë djalin e kapedanit, Markun, që u vra më vonë, Mustafa Krujën, Hafiz Sali Krajaën, Shefqet Mukën dhe një tjetër. Fuadi mban mend fjalët që i pat thënë atëherë Kruja babait:
- Në qoftë se ke mundësi ose, po pate rast ndonjë ditë me u taku me Mbretin Zog, i thuej se, si mue dhe
kapedanin e Mirditës, do të na kesh bashkëpunëtorë dhe përkrahës.
- Mustafa Kruja është bashkuar me mbretin në Egjipt, por unë gjykoj se ai s'ka shkuar për interes në Egjipt, se s'kishte interes më tek mbreti, - arsyeton Myftia. E kur të them unë se kështu ka qenë, këtë ma ka thënë babai që ka qenë vetë atje e unë e kam njohur shumë mirë Mustafa Krujën në Egjipt, se ndenja 5 vjet atje. Ai jetonte afër pallatit të mbretit, ku kishte një apartament me të motrën. Mendoj se ka qenë burrë dhe shqiptar i mire, arsyeton Fuadi. Ai urrente komunizmin. Mustafai shkonte në pallat shpesh herë, një ditë po, e një ditë jo. Ishte bërë si i shtëpisë, ashtu si edhe Ago Agaj. Mirëpo qeveria egjiptiane ra nga froni. Ra Faruku dhe erdhi në pushtet Naseri, që nuk i donte shqiptaret. Ata e akuzonin Mbretin Zog. Filluan ta akuzojnë dhe një ditë shkojnë e i rrethojnë pallatin. Mirëpo brenda pallatit ishin përgatitur për çdo gjë, se kishin imunitetin diplomatik. Atëherë në Egjipt ishte dhe ambasada shqiptare në Kajro. I ati i Agim Sulës, nuk e dorëzoi ambasadën dhe e mbajti edhe me shpenzimet e veta. Mustafai ishte në dhomën e Mbretit.
- Mustafa, - i thotë mbreti. - Mund të kemi turbullime, prandaj shko në shtëpi. Mustafai s'kishte armë me vete. Shkon në shtëpi dhe i thotë të motrës që t'i jepte patllaken. Patllaken në xhep e me taksi kthehet shpejt në pallat.
Mbreti i thotë:
- Mustafa, unë të kam thanë të shkosh në shtëpi, pse erdhe prapë?
Mustafa i thotë:
- Tashti jam burrë. Kur shkova në shtëpi s'isha përgatit për këtë gjë, por tashti jam gati që të vdesim bashkë po qe nevoja. Dhe shtrëngoi revolen pas brezit. Mirëpo nuk qe nevoja, incidenti kaloi lehtazi.
Fuati tregon se babai i tij, Sali Myftia qëndroi në
Egjipt dhe nuk u kthye më në Itali; aq më shumë që ato ditë doli dhe çështja e refugjatëve shqiptarë në Siri. Shqiptarët qëndronin në një kamp, ku i mbante qeveria e atjeshme, mirëpo ekonomia siriane ishte shumë e dobët dhe nganjëherë nuk i mbanin premtimet, se nuk kishin mundësi. Shqiptarët e atjeshëm vuanin edhe për bukën e gojës. Këta i kanë telefonuar mbretit, i cili ka çuar më përpara një delegacion në Siri. Ishte fat se Presidenti i Sirisë ishte mik i ngushtë i mbretit dhe nëpërmjet mbretit, edhe baba ishte bërë me të mik.
Kjo ishte një nga arsyet që do të çonin babanë prapë në Siri që të fliste me presidentin. Shkon atje së bashku me Ali Këlcyrën. Aliu ishte shqiptar i mirë. Vërtet ka gabuar, por kur merresh me politikë, edhe Gabon. Ai që s'punon, nuk gabon. Të nesërmen baba mori një taksi dhe, pa audiencë, shkoi tek presidenti, pasi e njihte shumë mirë. I shtron shqetësimin për shqiptarët e atjeshëm. Presidenti sirian i dha shumë premtime.
Mirëpo, kur një gazetar e pyeti pas takimit: - Çka bisedove me Presidentin?
Baba ia tregoi premtimet që i bëri Presidenti. Kur çohet në mëngjes Ali Këlcyra shkon poshtë, merr gazetat dhe në një revistë sheh fotografinë e babait në të dhe e pyet se çfarë i kishte thënë gazetarit.
- Bëhu gati të ikim shpejt, - i thotë Aliu.
- Jo, mor, jo, - thotë baba. Ky i dashka shumë shqiptarët. Dhe i ndihmoi.
Shpesh babai ka shkuar në Siri me Ernest Koliqin, Sotir Martinin, Ali Këlcyrën, Koço Mukën etj.
DALIP GRECA/gazeta-standard