Thashethemet pėr laptopin mė tė ri miniatural nga punėtoria e kompanisė Sony kanė dalė tė janė tė sakta sepse gjiganti i elektronikės shpenzuese ka paraqitur edhe zyrtarisht modelin Vaio TT.
Sony Vaio TT është trashëgues i drejtpërdrejt i serisë Vaio TZ të këtij prodhuesi, derisa kompania në këtë mini-kompjuter ka arritur që me sukses të integrojë edhe Blu-ray playerin. Vaio TT përmban ekran me diagonale prej 11 inçësh, peshon 1.31 kilogramë dhe është diç më i hollë për një inç të vetëm. Për këtë peshë interesante të pajisjes përgjegjëse është shtëpiza e përpunuar nga fijet qymyrore.
Rezolucioni i ekranit të modelit Vaio TT është ndalur në 1.280 x 768 piksela, mirëpo laptopi është pajisur edhe me daljen HDMI në mënyrë që përdoruesit e tij të mund kënaqen në rezolucion të plotë HD (high definition) në ndonjë ekran më të madh.
Sa i përket të hapësirës për të dhëna, Sony në këtë kompjuter të vockël ka instaluar dy disqe SSD me kapacitet prej 128 GB, laptopi vihet në funksion nga platforma e Intelit Centrino 2, derisa shitet me sistemin operativ Windows XP apo Windows Vista.
Sony Vaio TT mund të gjendet në katër ngjyra (dy variante të së zezës, të kuqe dhe të artë) me çmim fillestar prej 2.000 dollarësh.