E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Proskinezi fizike apo mendore?!
Proskinezi fizike apo mendore?!
Proskinezi fizike apo mendore?!
Dihet se, nė fiziologji, buzėqeshja ėshtė njė shprehje fytyre e krijuar nga “pėrdredhja” e muskujve shumė afėr tė dy cepave tė gojės. Por buzėqeshja mund tė “lexohet” dhe rreth syve. Tek njerėzit janė tė zakonshme kėto shprehje pėr tė manifestuar njėfarė kėnaqėsie, dėfrim e zbavitje, gėzim, kėnaqėsi apo lumturim.

Politikanë dhe udhëheqës shtetërorë po e shfrytëzojnë gjithmonë e më shumë buzëqeshjen për të rrezatuar kontakt e njerzillëk, dashamirësi e besim. Bile në fotot zyrtare, në SHBA, buzëqeshja është shfaqur për herë të parë në fotografitë shtetërore me presidentin Ford.

Por, nuk përjashtohet që, në mënyrë të pandërgjegjshme, nëpërmjet buzëqeshjes të shprehet dhe hutim, ndrojtje, deri shqetësim e servilizëm. Në këtë rastin e fundit, shprehja e buzëqeshjes (si akt fizik, jo shpirtëror) konsiderohet shumë më e veçantë. Bëhet fjalë pra për një grimasë apo, më shqip, për një “ngërdheshje”. Ajo, mjaft shpesh në politikën shqiptare, duke u përzierë me një sjellje servile tepër të dukshme dhe të zellshme, shfaqet në një formë të pështirë, saqë mund të formojë një kategori të re “buzëqeshjeje fizike” apo grimase, të quajtur ndryshe “servil-ngërdheshje”...

Ndryshe nga buzëqeshja, e qeshura apo qeshja është, përgjithësisht, një “shfaqje” e dëgjueshme, tepër e dukshme e humorit, kënaqësisë dhe gëzimit. Por ajo shfaqet dhe si një e qeshur e brendshme, duke ekspozuar më tepër buzëqeshje. E qeshura mund të stimulohet (si një reaksion fiziologjik) nga shakatë, barsoletat, historitë gazmore, etj., por dhe me frymëmarrje kur thith si tepër oksid nitrik, apo kur përdor ndonjë drogë, si p.sh., kanabis. E qeshura është pjesë e sjelljes njerëzore, përgjithësisht e rregulluar nga truri. Ajo e ndihmon njeriun në ndërveprimin e tij social.

Ka teori që e shpjegojnë të qeshurën, të brendshme apo të jashtme, me të ashtuquajturën teori të lehtësimit (shkarkimit). Sipas Frojdit (Sigmund Freud), e qeshura e shkarkon tensionin dhe “energjinë psikike” të akumuluar. Kjo mund të arrihet dhe me anë të një shakaje të sforcuar, deri tepër artificiale në kohë e hapësirë! Sidoqoftë, me anë të kësaj teorie shpjegohet pse e qeshura mund të jetë dhe njëfarë “mekanizmi kopjimi” edhe për atë që ndodhet në gjendje hutimi, mërzie apo zemërimi. Kurse filozofi Moreol (John Morreall), shkon deri atje sa t’i vesh të qeshurës njerëzore edhe një origjinë biologjike, p.sh., atë të shprehjes së lehtësimit pas kalimit të një rreziku. Por, le ta ndalojmë këtu këtë shpjegim disi “teorik”...

Varianti “politik” shqiptar

Tek Cezari i Shekspirit ndeshet dhe kjo shprehje e famshme: “Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre të vërtetë”. Kur i ka shkruar këto rreshta Shekspiri, shekuj më parë, nuk mund të mendohej se brenda tyre do të gjente kuptim e interpretim edhe sjellja e një pjese të përfaqësimit politik shqiptar e ditëve tona. Aq më shumë që një gjë e tillë bëhet akoma më tipike para zgjedhjeve dhe ndryshimeve, me “ethen” për të mbetur apo për të hyrë në kuvend, në qeveri, në hierarkinë e lartë politike-partiake, deri duke shitur “shpirtin” apo dinjitetin individual.

Pra, në periudha të tilla të “nxehta” vetëm shtohet buzëqeshja apo qeshja politike, sidomos ajo artificiale. Madje, me këtë mënyrë “përshtatjeje” politikanët e “buzëqeshur” dhe të “qeshur”, por krejtësisht të paaftë e sherrxhinj, jetojnë çdo ditë e orë një vdekje tjetër, të lidhur me mbijetesën e tyre ose jo në politikë. Me çdo mjet e mënyrë, bile duke shtuar dozat artificiale të buzëqeshjeve dhe qeshjeve. Pse jo dhe me një sjellje majmuni ndaj absurditeteve të dala nga një gojë gjithnjë dhe më e pakontrolluar!

Dhe kjo nuk ka ndodhur, si pa dashje, në një rast të vetëm. (P.sh. me “shakanë” pa kuptim të Zogut të Zi dhe buzë-hapjet, më saktë servil-ngërdheshjet e zonës rrethuese, apo me atë “shakanë” pa lidhje me Lëfenët e xixëllonjat, por jo me “revolucionin kulturor”, që ajo gojë mund ta përfaqësojë shumë më mirë). Kjo, ndoshta edhe nga “pesha mendore” e viteve, po vjen gjithmonë dhe duke u theksuar me absurditetin fyerës, gati-gati psikotik të artikulimit. Të paktën, për veshë dhe sy të vërtetë qytetarë dhe mendje realisht intelektuale!

Por, në fakt, aty duhet kërkuar që të përmblidhet e ngjizet dhe varianti politik shqiptar i buzëqeshjes e qeshjes servile. Në një kuptim “fiziologjik-psikik”, kjo është dhe hipokrizia më e madhe e kësaj lloj politike “shakaxhinjsh”. Në radhë të parë dhe kryesisht në sajë të servilëve me tepricë në gjirin e vetë kësaj politike. Fatkeqësisht, kjo lloj sjellje e pështirë, në pjesën dërrmuese të rasteve, nuk evidentohet e demaskohet ashpër nga media.

Aq më keq, që një pjesë e saj, sidomos në skenën televizive, më shumë për interes përfitimi, sesa militantizëm e servilizëm, jo vetëm që bën çmos të mos e vërejë apo ekspozojë një pështirësi të tillë, por konsumon të gjitha potencialet me “emër”, për ta mbuluar e shformuar atë, deri duke e servirur krejt ndryshe tek teleshikuesi. Madje, dhe duke aplikuar proskinezinë, që, siç shihet, është më pak fizike sesa mendore!...

Por ç’është proskinezia?

Termi “proskinezi” (proskinesis- nga greq.: προσκύνησις), si një kombinim dy fjalësh të vjetra greke pros dhe kuneo ( “puthje drejt...” apo “përkulje para...”), i referohet aktit tradicional pers të përkuljes së thellë të një personi të rangut të ulët para një personi të një rangu social më të lartë. (Bile edhe sipas Herodotit, një person i një rangu të barabartë merr një puthje në buzë, një tjetër me një rang pak më të ulët një puthje në faqe, ndërsa dikush tjetër me një përkatësi sociale inferiore duhet të përkulet tërësisht para personit të rangut të lartë).

P.sh., bretit pers duhet t’i përkuleshin të gjithë. Edhe Aleksandri i Madh, e futi këtë praktikë, por nuk i qëndroi fort asaj. Gjatë Perandorisë Romake, në periudhën e revoltave shkatërrimtare, perandori Diokleciani, ndryshe nga koncepti dhe praktika e mëparshme e “institucionalizimit republikan”, nguli këmbë për zbatimin e proskinezisë me objektiv: Ngritjen e rolit të perandorit nga “qytetar i parë” tek një udhëheqës i gjithskajshëm. Me Konstantinin, pas konvertimit në krishtërim, proskinezia u bë pjesë e një rituali tepër të përpunuar, ku vendi i Perandorit ishte ai mëkëmbësit të Zotit në Tokë. Por “inflacioni” i proskinezisë ndaj titullarit preku gradualisht të gjitha zyrat kryesore të perandorisë. Shyqyr Zotit që nuk kemi vendosur me “kartonë shumice” të arrijmë deri në imitime të tilla!...

Proskinezia dhe servilizmi si shprehje të sjelljes psikotike

Siç kuptohet, proskinezia është një shprehje e qartë nënshtrimi, pseudo-nderimi e adhurimi, jo prej besimit e respektit, por prej ndrojtjes e frikës, nga njëra anë, apo servilizmit të përfitimit e “oborrit”, nga ana tjetër. Po të “gërmohet” sadopak, rrënjët e saj (aktive e pasive) duhet të kërkohen tek “historia” ekonomike, social-kulturore e fetare e njeriut, që në një mënyrë apo tjetrën ka qenë e lidhur, si tek kafshët, me zhvillimin e instinkteve të mbijetesës.

Për Jungun (C.G. Jung), format e ndryshme të proskinezisë dhe të servilizmit, në kushtet moderne, gjenerohen dhe si shfaqje të sjelljes psikotike të njeriut. Në kushtet e proskinezisë dhe të servilizmit, liria e të menduarit, si funksioni më i lartë i mendjes njerëzore, shfaqet e shpërbërë apo e humbur në një çrregulluesi psikotike. Ndryshe e thënë, në këto raste manifestohen deri forma banale të një mënyre të parregullt dhe psikotike të menduarit, deri duke krijuar probleme “diagnostike”...

Po të jetë e vërtetë teoria e Jungut, realisht jemi përpara problemeve tepër serioze për atë pjesë të sjelljes politike shqiptare, që mund të inkuadrohet në këtë teori. Nuk është më çështja e paraqitjes, figurës dhe lëvizjes së jashtme, por e brendësisë së saj! Sepse kjo nuk është më thjesht dhe vetëm proskinezi fizike, por mbi të gjitha një proskinezi e thellë mendore!..

Nga Rexhep Meidani/shekulli


Publikuar: 24.09.2008 05:38:30
Lexuar: 30 herė
Fjalėt kyēe: Proskinezi, fizike, mendore,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Identiteti shqiptar i Kosovės Identiteti shqiptar i Kosovės
Stabiliteti i Putinit dhe ēfarė ndodh pas fasadės Stabiliteti i Putinit dhe ēfarė ndodh pas fasadės
Romani i Ben Blushit minon harmoninė fetare nė Shqipėri Romani i Ben Blushit minon harmoninė fetare nė Shqipėri
Drama pa finale e papunėsisė Drama pa finale e papunėsisė
Limitet ndaj femrave dhe Limitet ndaj femrave dhe "Zonja e celikte" e Italise
Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jofunksionalitetin” Bashkėrisht pėr tė shpėtuar “jofunksionalitetin”
Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68 Invadim qė pėrkujton vitet ‘79 dhe ‘68
Mos mė fol pėr vlerat, mė trego buxhetin! Mos mė fol pėr vlerat, mė trego buxhetin!
Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha
Shqiptarė dhe konferenca islamike Shqiptarė dhe konferenca islamike
Google Yahoo MSN