Menaxheri i Tottenhamit, Juande Ramos, shpreson se ndeshja e sotme kundėr Newcastle, nė kuadėr tė Carling Kupės, do tė jetė momenti kthyes i ekipit tė tij dhe gjėrat pėrfundimisht do tė shkojnė nė drejtimin e duhur.
Një pjesë e lojtarëve që erdhën në fund të afatit kalimtar, kanë nevojë për kohë për tu adaptuar. Ata do ta kenë atë, por kur do të luajnë dhe nuk do të shkojë mirë duhet të ndryshojmë diçka, ta fitojmë lojën në një mënyrë tjetër, ka thënë Ramos.
Ata e dinë se ky është një fillim i vështirë, por kjo është normale për një situatë të tillë. Kemi shumë ndryshime dhe është e pamundur për kaq pak kohë ekipi të funksionojë në mënyrë perfekte, ka shtuar spanjolli.
Këtë ndeshje kundër Newcastle duhet ta fitojmë jo vetëm sepse e dëshirojmë trofeun e Kupës, por sepse kemi nevojë për një fitore për ta ngritur vetëbesimin para ndeshjeve të Premierligës, ka përfunduar Juande Ramos.