E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Nėnshkruhet projekti prej 200 milion euro pėr aeroportet
Nėnshkruhet projekti prej 200 milion euro pėr aeroportet
Nėnshkruhet projekti prej 200 milion euro pėr aeroportet
Aeroporti ndėrkombėtar i Shkupit "Aleksandri i Madh”, pas dy vitesh do tė marrė pamjen e njė aeroporti modern evropian

Projekti i shoqëruar me pamje vizuale u paraqit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien e tij me koncesion 20 vjeçar kompanisë turke me renome botërore TAV. Marrëveshjen në vlerë prej 200 milion euro e nënshkruan ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe numri një i kompanisë turke Mustafa Sani Shener.

Shener tha se interesi është i dyanshëm, pasi me aeroportin të cilin do ta ndërton kompania e tij do të mburren të gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërsa për të nuk do të shpenzohen fonde nga buxheti i Maqedonisë.

“Aeroportet janë portat e shteteve, kur një udhëtar shkon në një vend përshtypjet e para i merr nga aeroporti i atij vendi, dhe gjithashtu përshtypjet e fundit kur e lëshon atë vend”, tha Mustafa Shani Shener, drejtor i TAV Aeroports.

“Republika e Maqedonisë meriton një investim të tillë, që do të thotë përmirësim i shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë ata që do të vijnë në Maqedoni”, deklaroi Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Janakievski tha se me marrëveshje janë precizuar edhe datat e realizimit të investimeve, për 12 muaj duhet të përfundojë modernizimi i aeroportit të Ohrit, për 24 muaj rikonstruimi i tërësishëm i atij të Shkupit, ndërsa për 36 muaj ndërtimi i aeroportit Kargo në Shtip. Ai premtoi se asnjë punëtorë nuk do të humb vendin e punës, ndërsa edhe shteti do të ketë përfitime të cilat do të varen nga numri i pasagjerëve.

“Ashtu siç do të rritet numri i udhëtarëve gjatë 20 viteve të ardhshme, pritet që shteti nga kompensimi për koncesion të fitojë nga 30 deri 40 milion euro në vit, do të thotë në varësi nga zhvillimi i Aeroportit, përkatësisht numrit të pasagjerëve. Për momentin kemi rreth 500 mijë pasagjerë në vit, ndërsa parashikimet janë që numri i tyre të rritet prej 2 deri 3 milion gjatë 20 viteve të ardhshme”, tha ministri Janakievski.

Kompania TAV e cila u paraqit e vetme në tenderin qeveritar për dhënien me koncesion të aeroporteve menaxhon tre aeroportet më të mëdha në Turqi, duke përshirë edhe më të madh atë “Ataturk” në Stamboll, tre aeroporte në Tunizi, dhe dy në Gjeorgji, ndërsa është duke ndërtuar aeroportet e Kajros dhe Katarit.


Publikuar: 24.09.2008 07:16:59
Lexuar: 44 herė
Fjalėt kyēe: Nėnshkruhet, projekti, aeroportet,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Stuhitė tropikale rrisin ēmimin e naftės Stuhitė tropikale rrisin ēmimin e naftės
Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė
Kursimet, letrat me vlerė njė investim i mirė Kursimet, letrat me vlerė njė investim i mirė
Tregti “e fshehtė” me kromin Tregti “e fshehtė” me kromin
Pagesa nė autobus do tė bėhet me kartelė elektronike Pagesa nė autobus do tė bėhet me kartelė elektronike
Cabletel nis me shėrbime tė reja Cabletel nis me shėrbime tė reja
Besimi ndau mirėnjohje me rastin e Ditės sė minatorėve Besimi ndau mirėnjohje me rastin e Ditės sė minatorėve
ISSH: Nuk janė rritur taksat, por paga referuese ISSH: Nuk janė rritur taksat, por paga referuese
Sot do tė dihet se sa do tė shtrenjtohet rryma Sot do tė dihet se sa do tė shtrenjtohet rryma
"Er Arabia" do tė transportojė falas mė 28 tetor
Google Yahoo MSN