E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Hiqeni qafe vetminė!
Hiqeni qafe vetminė!
Hiqeni qafe vetminė!
Ėndėrroni pėr njė lidhje me njė yll filmi? Jeni tė dėshpėruar me veten tuaj dhe tė tjerėt? Jeni tė prirė pėr ėndėrrime apo alkoolizėm? Me orė tė tėra qėndroni para ekranit tė televizionit apo kompjuterit? Mos jeni rastėsisht tė vetmuar?

Të vetmuarit së paku nuk janë të vetmuar në një gjë – në vetminë e tyre. Kijeni këtë parasysh dhe kuptoni se ky problem aq i përhapur megjithatë ka ilaç. Kaloni nëpër këshillat e ardhshme, apo së paku nëpër disa prej tyre.

psycho
psycho


Kur të jeni vetëm:

Kujdesuni që të ushqeheni mirë dhe rregullisht të merreni me ushtrime trupore si dhe të flini mjaftueshëm. Njerëzit e lodhur janë të rëndë si për veten ashtu edhe për të tjerët. Pos kësaj edhe të tjerët do t’ju shkojnë në nerva.

Kur të jeni vetëm, bëni diçka kreative apo mësoni aftësi të reja.

Mos pritni tepër nga vetja dhe mos u “qerasni” me epitete çnderuese në momentin që diçka gaboni, këtë gjë e bëjnë neurotikët.

Bëhuni të kënaqur me veten. A ka së paku diçka në të cilën jeni të mirë? Sigurisht nuk jeni person negativ në të gjitha drejtimet?

Mos ëndërroni për lidhje me yjet e filmave dhe televizionit, me tipat nga interneti apo persona të shquar letrar.

Fytyra të reja:

Njerëzit të cilit i takoni mos i vlerësoni në bazë të përvojave të mëhershme.

Krijoni miqësi të reja. Kërkoni këshilla nga njerëzit më të moshuar dhe më me përvojë.


Fytyrat e vjetra:

Çmoni miqtë tuaj dhe tiparet e tyre të veçanta.

Bëni diç për të tjerët – buzëqeshni, shpreheni ndonjë fjalë të mirë. Ndjenja se jemi të nevojshëm për dikë na ndihmon të mposhtim ndjenjën e vetmisë.

Nëse jeni në martesë, mos prisni nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj që të përmbushë të gjitha nevojat tuaja emocionale. Mësohuni të merrni dhe të jepni, t’i ndihmoni dhe mbështetni njëri-tjetrit.

Mësohuni që të flisni më të tjerët dhe t’i dëgjoni ata derisa flasin. Bëhuni zemërgjerë.


Thoni gjërat zëshëm:

Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.


Pse nuk është mirë të heshtet:

Mos pini shumë, apo edhe më mirë, mos pini fare. Mos i zhytni në alkool problemet tuaja – kurdoherë ato do të dalin në sipërfaqe.

Mos jini krenar. Ua falni atyre që u kanë lënduar dhe bëni çdo gjë që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen. Mos u bëni të mosbesueshëm ndaj tjerëve.

Ju do të shoqëroheshit me një person krenar apo të mosbesueshëm, apo edhe me ata të cilët nuk mund të jetojnë pa ndihmën e alkoolit?

Mbani në mend se gjendja juaj, qoftë ajo edhe kronike, mund të ndryshojë


Publikuar: 25.09.2008 06:17:01
Lexuar: 66 herė
Fjalėt kyēe: Hiqeni, qafe, vetminė,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Dhimbje koke ne pune? Mund ti reduktoni me ushtrime per trurin Dhimbje koke ne pune? Mund ti reduktoni me ushtrime per trurin
Vetvlerėsimi Vetvlerėsimi
Si tė reduktosh xhelozinė e sjelljet e dėmshme pėr ēiftin Si tė reduktosh xhelozinė e sjelljet e dėmshme pėr ēiftin
Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty
Fėmijėt gjithmonė e mė shumė materialist Fėmijėt gjithmonė e mė shumė materialist
Rėndėsia e dashurisė nė martesė Rėndėsia e dashurisė nė martesė
Ndėrgjegjja Ndėrgjegjja
Si tė mėsojmė ti menaxhojmė fobitė tona Si tė mėsojmė ti menaxhojmė fobitė tona
Fshehtėsi tė vogla pėr njė jetė tė lumtur Fshehtėsi tė vogla pėr njė jetė tė lumtur
20 kėshilla pėr qetėsimin shpirtėror 20 kėshilla pėr qetėsimin shpirtėror
Google Yahoo MSN