Aktori Will Smith ka fituar si dhuratё pёr ditėlindjen e tij, shansin pёr tё pёrsёritur rolin e Robert Neville nё vazhdimin e filmit I Am Legend.
Drejtuesit e shtëpisë produktive Warner Bros., i kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të filmit në ditën e lindjes së aktorit, duke konfirmuar se Francis Lawrence do të rikthehet në detyrën e regjisorit dhe D.B. Weiss do ta shkruajë skenarin.
Robert Neville (Will Smith), në filmin e parë ishte i vetmi njeri që mbijetoi në New York, pasi që virusi asgjësoi popullatën dhe i transformoi po thuajse të gjithë të mbijetuarin në mutantë gjakpirës.