Inflacioni nė gusht nė krahasim me muajin e mėparshėm ėshtė ngadalėsuar dukshėm dhe arrin 8.6 pėr qind, konfirmoi Kėshilli i Bankės Popullore tė Maqedonisė.
Një ngadalësim të vogël shënoi edhe inflacioni bazë si dhe shkalla mesatare e inflacionit, që në periudhën janar - gusht arriti 9.5 për qind. Banka Popullore e Maqedonisë si rreziqe kryesore për rritjen e inflacionit i përmendi lëvizjen e mëtejshme të çmimeve të naftës dhe të ushqimit në bursat botërore, si dhe çmimet vendore të energjisë elektrike. Rezervat bruto devizore arrinin 1 miliardë e 628 milionë euro dhe në raport me mbarimin e vitit 2007 janë më të larta për 96.7 milionë euro. Lëvizjet e tilla janë shprehje e rrjedhave të volitshme në llogarinë kapitalo-financiare të bilancit të pagesave, në kushtet e keqësimit të konsiderueshëm të deficitit të llogarisë rrjedhëse, që në gjysmën e parë të vitit 2008 arriti 408 milionë euro, përkundër suficitit prej 92 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.