Harro minifundet, xhinset me bel tė shkurtėr, bluzat transparente dhe dekoltetė. Nė vendin e punės ligjin e bėn njė tjetėr kod veshjeje: ai i seriozitetit.

stil
Nëse çdo kompani ka një dress code të nënkuptuar, por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë, atëherë do të ishte më e thjeshtë të shmangeshin vështrimet ngrënëse të burrave rreth e rrotull dhe thashethemet e grave.

stil
Ndaj është gjithmonë rasti për ta parë me sy kritik veshjen tënde të zyrës dhe të kujtosh se ky është rasti për tu komunikuar të tjerëve seriozitet.
1. Bëj dush dhe përdor deodorant çdo ditë, pa harruar larjen e flokëve dhe të dhëmbëve, madje edhe të duarve.
2. Vishu duke iu përshtatur gjithmonë moshës që tregon pasaporta.
3. Grimi duhet të jetë i shndritshëm dhe natyral.
4. Detajet duhet të pëshpëritin dhe jo të ulërijnë. Përdor pak bizhuteri sa më pak të dukshme.
5. Këmisha duhet të jetë e freskët, e hekurosur në mënyrë perfekte dhe kopsat të qepura mirë.
6. Kërthiza e zbuluar është tregues i mungesës së seriozitetit, ashtu si xhinset e grisura, fundet e ngushta, që ngjiten pas kofshëve, tatuazhe dhe piercing që duken.
7. Në asnjë mënyrë minifunde, pantallona të shkurtra, pantallona me bel të shkurtër, transparencë, dekolte... Meshkujt nuk ndihen komodë, kurse femrat e kanë rrugën e hapur për të bërë thashetheme sapo ti të largohesh.
8. Është e ndaluar që të duken të brendshmet, rripat apo dantellat nga bluzat transparente.
9. Këpucët duhet të jetë të pastra. Shapkat me gisht vishi vetëm në breg të detit; takat nuk duhet ti kalojnë 7 centimetrat.
10. Është e ndaluar që të mbahen syze dielli. Bashkëbiseduesi nuk do ta kuptojë se ku je duke parë. Është e ndaluar edhe që ti vendosësh në kokë në vend të rrethit.