Islami e sheh njeriun nė njė kėndvėshtrim tė pėrgjithshėm, fizikisht, mendėrisht dhe shpirtėrisht.
Më pas, mbi këtë bazë ai sistemon jetën e tij, duke përqendruar tërë energjitë e tij drejt punës për ndërtimin e tokës dhe themelimin e qytetërimeve. Në të njëjtën kohë, ai pranon qenien shpirtërore të njeriut dhe beson se në të ka një fryrje nga shpriti i Allahut.
Gjithashtu, i pranon edhe kërkesat, energjitë që ka kjo qenie
shpirtërore, duke i dhuruar atij besimin, moralin dhe vlerat.
Marrëdhëniet brenda çiftit sjellin:
1. Lidhjen e marrëdhënieve me bazë afrimiteti e mëshire mes burrit e gruas. Pikërisht, këtë tregon edhe ajeti kuranor: Për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj gratë, që të gjeni prehje tek to dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.
2. Formimin e familjes, folesë së pastër, punishtes së brezave, pikënisjen e përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes në edukimin e fëmijëve, përkujdesjes ndaj tyre. Burri është kujdestar dhe përgjegjës për familjen e tij, gruaja është kujdestare dhe përgjegjëse për fëmijët e saj e të dy së bashku janë kujdestarë në shoqëri dhe përgjegjës për fëmijët e tyre, duke i siguruar atyre lumturinë.
Pikërisht, ky është kuptimi i ajetit kuranor: Zoti ynë, na dhuro gra e pasardhës që të jenë si dritë syri për ne dhe ne na bë shembull për të devotshmit.
3. Vazhdimësinë e llojit njerëzor dhe ndërtimin e jetës, ashtu siç thotë edhe ajeti kuranor: Ne dërguam edhe para teje profetë dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë.
Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej tyre ju dha fëmijë e nipa, duke ju furnizuar me të mira. A besojnë (edhe pas kësaj) ata të pavërtetën dhe të mirat e Allahut i mohojnë?
4. Realizimin e çlirimit material dhe shpirtëror për njeriun, duke zbrazur ngarkesën seksuale, siç thotë edhe Allahu i madhëruar: Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë.
Gjithashtu, Kurani e përshkruan marrëdhënien mes burrit dhe gruas me një shprehje tepër të bukur: Ato janë veshje (prehje) për ju dhe ju jeni veshje (prehje) për ato. Me fjalën veshje jepet një përshkrim i mrekullueshëm i marrëdhënies së trupit me shpirtin, sepse:
a.veshja është gjëja më e afërt me trupin e njeriut;
b.veshja është në masën e njeriut, e detajuar, as më e madhe e as më e vogël
c.veshja vlen për mbulimin e të zotit
d.veshja është mbrojtje për të nga çdo e keqe
e.ajo i dhuron atij që e vesh bukuri e stoli
Islami nuk është fe e largët nga realiteti, por është fe me vlera, i cili punon me natyrën me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Allahu që vuri tek njeriu instiktet dhe ndjenjat, nuk kishte se si ti linte ato pasdore, që njeriu të mund ti përmbushte ato në mënyrë shtazore. Si do të mund të ishte ndryshe një gjë e tillë, kur Ai vetë thotë: çdo gjë tek Ai është me masë.
Instiktin intime tek njeriu Allahu e vuri për të përmbushur synime të larta, ku në krye të tyre qëndron qëllimi i adhurimit të Krijuesit dhe ndërtimi i tokës, siç edhe thotë: O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej këtyre u shtuan shumë burrra e gra. Kini frikë Allahun dhe me emrin e Tij përbetohuni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.