Dihet se parandalimi i njė dukurie ėshtė shumė mė mirė se kurimi i saj. Prandaj ėshtė e nevojshme tė pėrmendim disa rregulla.
1. Përpiquni të krijoni një ambient të shëndetshëm familjar, në mënyrë që fëmija të mos ketë nevojë të gënjejë për tia arritur qëllimit të tij.
2. Fëmija duhet të ketë respektin e duhur në familje dhe vlerësojnë personalitetin e nderin e tij.
3. Asnjëherë mos harroni sjelljen tuaj dhe mos gënjeni në sy të fëmijës, qoftë edhe kur e bëni këtë për qëllime humori.
4. Ju duhet ti tregoni fëmijës që gjithmonë të ketë besim e të tregojë të vërtetën, dhe ai nuk duhet të jetë i ndrojtur për të treguar të vërtetën, pasi ndër faktorët që i bëjnë fëmijët të gënjejnë janë frika dhe pasiguria.
5. Kur prindërit takohen me shokë apo me të njohur, duhet të marrin një pozicion të tillë që fëmija të sigurohet që nuk do të arrijë ndonjë qëllim nëse gënjen.
6. Mbajeni fëmijën larg shoqërisë së keqe dhe drejtoheni atë të zgjedhë shokët më të mirë, sepse shoqëria jo e mirë është një ndër faktorët që shkatërron njerëzit e fëmijët.
7. Përpiquni tia shpjegoni fëmijës veprimet e mira nëpërmjet shembujve të vlefshëm e të vërtetë, si dhe në të njëjtën mënyrë shpjegojini dhe pasojat e këqija të gënjeshtrës, pasi të jesh i vetëdijshëm për një problem është hapi i parë i zgjidhjes së tij.
8. Prindi duhet ti kërkojë fëmijës diçka që është brenda fuqisë dhe arritjeve të tij, pasi në të kundërt, fëmija, për të arritur kërkesat e prindërve, detyrohet të gënjejë.
9. Prindi duhet të jetë gjithmonë dashamirës ndaj fëmijës së tij dhe ti kushtojë vëmendje çdo fjale apo mendimi të fëmijës, qofshin këto e pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë fëmijët nuk e ndiejnë të nevojshme të gënjejnë që të tërheqin vëmendjen e prindërve të tyre.