Nė takimin e UEFA-sė nė Bordeaux ėshtė marrė vendimi pėr ndryshimin e emrit dhe formulės sė turneut tė Kupės UEFA, dhe nga sezoni 2009/2010 kjo garė do tė mbajė emrin Liga Evropiane ku do tė garojnė 48 ekipe tė ndara nė 12 grupe nga 4 ekipe.
Ekipet që do të garojnë në këtë garë, të dytë për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër, do të luajnë në mes veti në fazën e grupit duke udhëtuar tek njëra tjetra, me nga një ndeshje mes tyre. Dy ekipet e para nga secili grup, si dhe tetë ekipet e treta që do të dalin nga faza e grupeve Ligës së Kampionëve, do të plasohen në fazën eliminuese, 1/16 e finales.
Arsyeja pse UEFA dëshiron ta ndryshojë mënyrën e zhvillimit të kësaj gare, është që të bëhet më atraktive dhe më konkurruese me Ligën e Kampionëve. Finalja e parë e Ligës Evropiane do të zhvillohet në Hamburg në vitin 2010.
Këto ndryshime do ta përmirësojnë gjendjen, ndërsa kjo është e rëndësishme për UEFA-në dhe futbollin evropian dhe do të sjellë më shumë emocione tek tifozët dhe lojtarët. Mendoj se do të jetë një sukses i dukshëm, ka thënë presidenti i UEFA-së, Michele Platini.