Krahasuar me meshkujt, nė pėrditshmėrinė tonė mbisundon bindja se, femrat kanė mė tepėr prirje qė nė mėnyrė mė euforike dhe mė agresive ta shfaqin xhelozinė e tyre.
esohet se, në këto situata të eskalimit të xhelozisë, femra është në gjendje që mashkullit t'i shkaktoj asi dëmi të paparaparë, saqë, një gjë të tillë, ai as që mund ta merr me mend, edhe pse ajo do të jetë thellësisht e bindur se me këto veprime i shkakton pasoja të mëdha në rend të parë vetes.
Mendohet se intensiteti i kësaj xhelozie është aq i shprehur saqë ajo eksponohet me hakmarrje të paparë si ndaj armiqve të vërtetë, ashtu edhe ndaj atyre që për momentin janë të trilluar.Shikuar edhe historikisht, ne meshkujt gjithnjë kemi qenë të pirur që xhelozinë femërore ta madhështojmë ndoshta edhe më tepër se sa ajo është realisht, e në të vërtetë përherë kemi qenë viktimat e saj.
Për shembull helenët e vjetër xhelozinë femërore e kanë cilësuar si një rrezik më të madh për meshkujt, se sa që mund të jetë vetë armiku më i përbetuar. Nëse në këtë kontest shërbehemi me tregime mitologjike nga Greqia Antike, nga 12 zotat e famshëm të Olimpit, do të kemi shembullin më tipik të perëndeshës HERA, gruas së Zeusit.
Hera, ishte tejet e çmuar dhe e nderuar sepse ishte perëndesha e martesës dhe mbrojtësja e familjes. Nga fama e saj e madhe që kishte, ajo në mes tjerash, ka qenë e njohur edhe për xhelozinë e paparë ndaj bashkëshortit Zeusit, dhe metodave tejet të ashpra hakmarrëse ndaj të gjithë atyre që kanë qenë në shënjestrën e xhelozisë së saj.
Kuptohet se, për këtë ekspansion të shfrenuar të xhelozisë tek Hera, një kontribut të madh i ka dhënë vetë bashkëshorti i saj Zeusi, i cili ka qenë i njohur për shumë afera dhe aventura dashurore. Pasi ajo ndjehej e tradhtuar, natë e ditë ka qenë e preokupuar me gjetjen e formave sa më të ashpra hakmarrëse si ndaj bashkëshortit të saj ashtu edhe ndaj dashnoreve dhe fëmijëve të lindur nga lidhjet jashtëmartesore.
Nga këndvështrimi i ynë i kohës së sotme, martesa në mes të Zeusit dhe Herës, si dhe shumë shembuj tjerë mitologjik të martesave të ngjashme, figurativisht paraqesin personifikimin e moralit të elitës së shoqërisë së atëhershme. Kjo na jep në dije, se gratë atëbotë, kryekëput kanë qenë të kufizuara në veprimet rreth shtëpisë dhe familjes, ndërsa meshkujt kanë pas liri dhe të drejta të pakufizuare. Një privilegje e tillë shoqërore, atyre ju ka mundësuar që shpesh të kenë afera të ndryshme dashurore dhe lidhje të shumta jashtëmartesore.
Një shembull tjetër tipik të pasqyrimit mitologjik të xhelozisë, kemi edhe te rasti i heroit të pamposhtur kombëtar helen HERAKI, i cili ka pësuar pikërisht nga xhelozia femërore.
Xhelozia si fenomen shoqëror dhe kryekëput e shprehur si karakteristik e gjinisë femërore, nuk ka qenë prezentë vetëm në mitologjinë e lashtë Greke, por ajo është prezent edhe në mitet e popujve dhe kulturave të ndryshme botërore nga historia e lashtë njerëzore. Ta zëmë, edhe trimi më i madh dhe legjendar i popullit german SIGUARDI, ka pësuar nga xhelozia e BRUNHILDëS së dashuruar në të, mu pse ai nuk është martuar me te. Ajo, përveç se e vret SIGUARDIN nga xhelozia, më pas bënë edhe vetëvrasje.