Pėr tė arritur lumturinė bashkėshortore ndėrmjet bashkėshortėve duhet tė mbizotėrojė dashuria, mirėkuptimi dhe respekti. Ato e mbrojnė martesėn prej problemeve dhe konflikteve.
Por nuk ka shtëpi pa probleme, qofshin të vogla apo të mëdha.
Duhet që bashkëshorti të kuptojnë se gruaja përjeton shumë vështirësi e mërzitje që mund të jenë disa herë më të mëdha se hallet e tij. Gruaja është një krijesë delikate që kërkon kujdes dhe ndihmë. E po qe se ti o vëlla (bashkëshort) jeton larg ndjenjave të saj, atëherë kush do të merret me të? Ajo nuk dashuron tjetër veç teje dhe nuk ka shok veç teje. Dije se qëndrimi i saj në shtëpi nuk nënkupton rehat e qetësi, përkundrazi ajo ka mjaft punë, kush merret me fëmijët dhe edukimin e tyre?
Kush merret me gatimin, larjen, pastrimin, sistemimin e shtëpisë? Të gjitha këto punë kanë lodhje mendore e fizike, sikurse edhe puna jote jashtë familjes? E nëse zanatin tënd do ta ndërroje me të sajin skishe për të vazhduar dot më tepër se një orë. Profeti (a.s) e ka barazuar punën e femrës në shtëpi me luftën për hir të Allahut, që është prej adhurimeve më të mëdha.
Për ju bashkëshortë po shtrojmë disa këshilla për të hyrë në zemrën e një gruaje dhe është detyrë e juaja ti praktikoni ato.
Njohja
Njih natyrën e personalitetit të saj, sepse çdo grua ka personalitetin e saj dhe për çdo personalitet gjenden çelësat që mundësojnë kuptimin dhe bashkëpunimin me të.
Dashuria
Ta duash atë ashtu siç është, dashuri pa kushte, duke i lënë pas të metat apo momentet e dobësisë së saj, pra, ti ta duash atë me gjithë qenien e saj, me të gjithë bukurinë dhe mangësitë e saj; me gjithë forcën dhe dobësinë e saj.
Ta duash atë, sepse dashuria është nga mirësitë më të mëdha që ia ka dhuruar Allahu dy bashkëshortëve dhe prej saj burojnë lumenjtë e gëzimit, suksesit dhe shpëtimit.
Kënaqësia
Të jesh i kënaqur prej saj edhe nëse sheh ndonjë të metë tek ajo, pasi nuk gjendet në tokë një grua e përsosur (ose një burrë i përsosur) dhe patjetër do të gjesh një të metë në cilëndo grua që do të martohesh me të, edhe sikur ta zgjedhësh atë, pasi të të paraqiteshin ty të gjithë gratë e tokës. Pra, kënaqësia është çelësi i një jetese të gëzuar dhe nëse urren tek ajo diçka, duro, se Allahu i shpërblen durimtarët.
Kritika
Mos e bëj shprehi kritikën e saj, sepse gruaja nuk e do atë që e kritikon shpesh (edhe sikur kritika të jetë me vend), sepse kjo kritikë e përsëritur është argument i refuzimit dhe përgojimit të dashurisë.
Respekti
Ta respektosh atë, sepse ajo së pari është njeri që e ka nderuar Allahu i lartësuar, së dyti është gruaja jote, të cilën e zgjodhe atë midis grave të tjera, së treti është nëna e fëmijëve të tu, së katërti është ajo që ruan sekretet dhe gjërat personale tuaja dhe së pesti është ruajtëse e qetësisë, rehatisë dhe kënaqësisë tënde.
Kuptimi
Të kuptosh shqetësimet fiziologjike të saj (të përmuajshmet, shtatzëninë, lindjen) dhe të kuptosh gjendjen shpirtërore të saj gjatë tyre.
Gëzimi
Gëzimi i saj të jetë një nga qëllimet e tua më të rëndësishme.
Ndjenja
Ti shfaqësh ndjenjat e tua pozitive për të pa pasur turp.
Përmbajtja
Të përmbash veten (ndjenjat e tua) negative kundrejt saj në momentet e mërzitjes dhe të përpiqesh të gjesh shfajësim apo diskutim dhe, nëse nuk gjen, mjafton të dish se nuk ka njeri pa gabime dhe të meta.
Zbukurimi
Zbukurohu për të ashtu siç dëshiron ti që të zbukurohet ajo për ty.
Përkujdesja
Nuk mendoj se shikimi i televizorit është më i rëndësishëm se përkujdesja ndaj gruas. Bëje atë të ndiejë përkujdesjen dhe përgjegjësinë tënde, sepse kjo të bën ty një burrë të vërtetë në sytë e saj, sepse gruaja gjithmonë ka nevojë të ndiejë dikë që e ruan atë dhe përkujdeset për të.
Përkrahja
Gruas i pëlqen gjithmonë që të ndiejë se burri i saj qëndron pranë saj për ta mbrojtur, mbështetur, ndihmuar në çdo situatë që i shfaqet, sepse kjo ndjenjë i jep asaj fuqi dhe forcë në përballimin e situatave.
Dyshimi
Ruaju dyshimit në lidhjet e tua me gruan tënde, pasi dyshimi sjell armiqësi dhe është çelësi që hap dyert për të keqen, të cilat nuk kanë qenë të hapura më përpara.
Ndjesia
Gruaja dëshiron gjithmonë të ndiejë që burri i saj është i kënaqur me të, dhe kjo me feminilitetin e saj, p.sh. me shijen në seleksionimin e parfumeve që i përdor, me elegancën, me mënyrën e rregullimit të flokëve, me personalitetin, me zgjuarsinë që e karakterizon atë, me guximin e saj, me nivelin e saj kulturor dhe edukativ. Ajo pret prej bashkëshortit gjithmonë një fjalë për pëlqimin e tij dhe pëshpëritjen e kënaqësisë së tij.