Televizoni ėshtė njė nga mediat qė ka mė shumė ndikim nė jetėn e fėmijėve. Ata e shikojnė mesatarisht rreth 15 orė nė javė.
Ndikimi i televizonit te fëmijët varet nga shumë faktorë, siç janë numri i orëve të kaluara para ekranit të vogël, mosha e tyre, personaliteti i tyre, fakti i të shikuarit televizor vetëm apo me të rritur dhe më në fund diskutimet që ata bëjnë ose jo me prindërit e tyre mbi përmbajtjen e asaj që kanë parë. Më qëllim minimizimin e efekteve negative të televizonit, është e rëndësishme të kuptosh ndikimin që, ky i fundit, mund të ketë mbi fëmijët.
Dhuna
Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, qindra studime kanë përmendur ndikimin e emisioneve të dhunshme mbi fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse është e vështirë të dalësh në një përfundim për një lidhje direkte nga shkaku në efekt, ndesh te një emërues i përbshkët që tregon që disa fëmijë mund të jenë të ndjeshëm ndaj pamjeve dhe mesazheve të dhunshme. Kërkuesit kanë identifikuar tri reagime të mundshme te fëmijët e ekspozuar ndaj një skene të dhunshme:
1. Rritje e ndjenjës së frikës
Fëmijët, në veçanti vajzat, janë më të prirura sesa të rriturit të paraqiten si viktima të dhunës në televizion. Kjo gjë mund ti bëjë që të kenë frikë nga mjedisi dhe bota që i rrethon.
2. Paqëndrueshmëria përballë akteve të dhunës
Disa filma vizatimorë për fëmijë janë ndër emisionet më të dhunshme. Dhuna paraqitet aty nën një lojë komike dhe pasojat e saj reale paraqiten rrallë.
3. Rritje të sjelljes agresive
Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë për fëmijët që janë të prirur të shfaqin sjellje agresive, pasi kanë parë një emision apo film të dhunshëm. Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të veçantë ndaj emisioneve dhe edicioneve të lajmeve, kur ka ngjarje kronike, që fëmijët të mos jenë të pranishëm. Studimet kanë treguar se këta të fundit kanë shumë frikë dhunën që paraqitet në lajme, në krahasim me atë të çfarëdo emisioni tjetër, duke menduar se në edicionet e lajmeve transmetohen gjëra të vërteta. Sa më shumë që rritet një fëmijë, aq më shumë frika lidhet me ngjarjet reale të përshkruara në buletinet infoprmative, sepse ai është në gjendje të dallojë më mirë dhunën reale nga ajo e trilluar.
Efektet e televizionit në zhvillimin e fëmijëve
Televizioni mund të shërbejë në mësimin dhe në paraqitjen shkollore, nëse ai ka të bëjë me aktivtetet thelbësore në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Koha e lirë për fëmijët, veçanërisht në moshë të vogël, duhet të jetë në pjesën më të madhe të rasteve e përbërë nga lojra, leximi i ndonjë libri, shëtitjet në natyrë, dëgjimi i muzikës ose praktikimi i ndonjë sporti.
Shikimi i televizorit është një aktivitet pasiv dhe një faktor përcaktues në problemin e mbipeshës te fëmijët. Sipas studiuesve, telespektatorët ndiejnë duke ndezur televizorin një efekt çlodhës dhe qetësues të papërsëritshëm, por që zhduket aq shpejt sapo ekrani i vogël fiket.
Ndërkohë që njerëzit ndiejnë në përgjithësi një ripërtëritje energjie pas një aktiviteti sportiv apo çloshës, ata kanë si tendencë të ndihen të zbrazur pas një seance televizori. Për më tepër, të stimulosh një mënyrë jetese në të njëjtin vend, televizioni mund të kontribuojë gjithashtu në mbipeshën e fëmijëve, duke bërë promocion të pavend të ushqimeve që duhet të konsumojnë ata.