Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian tė hėnėn miratoi mėnyrėn se si do tė shpenzohen 4.5 miliardė euro pėr vendet qė synojnė anėtarėsimin nė Union.
Komisioni Evropian këto fonde do t'ia shpërndajë Kroacisë, Turqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë në harkun kohor 2008-2010.
"Rruga drejt BE-së është e shoqëruar me reforma që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe respektimin e kritereve strikte për anëtarësim", tha euro-komisioneri për Zgjerim, Olli Rehn, pas këtij vendimi.
Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shtetit ligjor do jenë fushat kryesore ku do të përdoren këto fonde. /rel/