Kėngėtarja kosovare, Eliza Hoxha, ka qenė pjesė e festivalit tė Gjirokastrės Takimet muzikore tė dy botėve ku ka qenė prezantuese, dhe njėkohėsisht ka paraqitur ekspozitėn e instalacioneve me trėndafila nė kujtim tė tė zhdukurve nga lufta nė Kosovė.
Ekspozita e Elizës ka ngjallur mjaft interes për mënyrën e ndërtimit të saj, ku ndërthuren elementë të ndryshëm, si trëndafilat e kuq, copat e letrave me kode, copat e gazetave me lajme për të humburit, tabelat me emrat dhe qirinjtë.
Në Kosovë nga lufta rezultojnë rreth dy mijë persona të zhdukur. Kam pasur dëshirë si artiste të lë gjurmë në një aspekt që lidhet me luftën. Vrasjet dhe masakrat e ndodhura ishin trajtuar shumë herë, ndërsa fenomeni i zhdukjes së njerëzve më së paku, jo vetëm nga artistët, por edhe nga institucionet e Kosovës.
Nga ana tjetër më ka intriguar emocioni peng i pritjes së familjarëve, shumica gra me shumë fëmijë në zonat rurale, ku ndërthuret pritja me mbijetesën. Kam pasur gjithashtu shumë biseda më familjarë të të zhdukurve. Kështu lindi ideja e parë, është shprehur Eliza.
Shekulli