E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pranojeni Kosovėn
Pranojeni Kosovėn
Pranojeni Kosovėn
Parlamenti i Malit tė Zi nesėr do tė diskutojė mbi Kosovėn. Shpresoj se pas kėtij debati Mali i Zi do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Unė besoj se ky qėndrim i kryen punė jo vetėm Malit tė Zi por edhe rajonit. Ballkani Perėndimor ėshtė ajo pjesė e Evropės Lindore dhe Qendrore i cili mė sė miri e pasqyron pėrparėsinė e procesit tė zgjerimit tė BE-sė dhe NATO-s.

Le të marrin shembull perspektivën e zgjerimit dhe agjendën e reformave të cilat në fakt janë pjesë e vetë procesit të zgjerimit – të dy këto elemente janë çelësi i përmirësimit të qeverisjes, ngritjen e standardit jetësor, që shërbejnë edhe si pengesë për rikthimin pasigurisë e cila në masë madhe i ka shënuar vitet e 90’ta.

Ky kontribut ndaj demokracisë, prosperitetit dhe stabilitetit është arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar gjithnjë ka mbështetur, dhe do vazhdojë të mbështesë, zgjerimin e BE-së në rastin e Malit të Zi, por edhe me shtetet tjera të rajonit. Mali i Zi ka investuar një sasi të madhe të energjisë me qëllim të afrimit me Bashkimin Evropian, gjë e cila mund të shihet qartë në nënshkrimin malazez të Marrëveshjes mbi Stabilizim dhe Asociim të bërë tetorin e kaluar.

Përparimi i mëtejshëm nënkupton implementimin e reformave me qëllim të arritjes së standardeve të larta institucionale, politike, ekonomike, përfshirë këtu fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën më energjike kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo po ashtu nënkupton edhe gatishmërinë e sinqertë të Malit të Zi që të ketë një rol rajonal, dhe në kontekst më të gjerë të aktiviteteve të BE-ë në sferën e jashtme.

Kjo pasqyron faktin se BE është e themeluar në vlerat dhe aktivitetet e përbashkëta, ku vendet anëtare bashkëpunojnë me qëllim të ndikimit në sfidat e sotme në një masë më të madhe sesa që secili anëtar i unionit do të mund të arrinte veçmas.

Normalisht mendimet mbi Kosovën janë të ndara edhe në BE dhe në bashkësinë e gjerë ndërkombëtare, siç normalisht janë të ndara edhe në Mal të Zi. Mendimi është që njohja e Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal. Deri tani rreth 50 vende në botë, përfshirë 21 vende anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Sa më shumë vende që ta bëjnë këtë do të jetë më e lehtë për rajonin që ta hedh pas krahëve të kaluarën dhe të kthehet drejt prioritetit të vërtetë – përparimit, stabilitetit dhe sigurisë brenda BE-së.

E kuptoj dhe e pranoj faktin se Kosova do të mbesë një temë e rëndë për Serbinë. Por unë nuk mendoj se do e ndihmojmë Serbinë duke nxitur konfuzionin se Kosova një ditë do të kthehet nën kontrollin e Beogradit.
Ne do të vazhdojmë që tërësisht të mbështesim Serbinë edhe pse kemi qëndrime të kundërta ndaj Kosovës. E di se edhe ju, duke ditur lidhjet e afërta historike, do të vazhdoni të mbështesin përparimin e Serbisë.

Vetëm 2 vite kanë kaluar që kur Mali i Zi është bërë shtet i pavarur dhe ky proces nuk ka qenë i privuar nga kontradiktat të kohëpaskohshme. Ju keni arritur që të keni një përparim të dukshëm. Ju vetë këtë e dini më mirë se të tjerët se në çfarë mase ju ka ndihmuar njohja ndërkombëtare që të arrini qartësinë e vizionit i cili ju ka drejtuar.

Mu ashtu si Mali i Zi edhe Kosova duhet të jetë në gjendje të jetojë karshi fqinjëve të saj dhe fqinjët e saj duhet të jenë në gjendje të jetojnë afër Kosovës. E di se që sot e kemi një bashkëpunim pragmatik dhe konstruktiv mes Podgoricës dhe Prishtinës. Shpresoj se duke filluar nga kjo bazë Mali i Zi do të luaj një rol pozitiv dhe unik në fazën e ardhshme të zhvillimit të rajonit duke filluar me njohjen e shpejtë të Kosovës.

Shkruan: David Miliband - Sekretar i Jashtëm Britanik

Ky vështrim është botuar në edicionin e sotëm të gazetës podgoricase “Vijesti”


Publikuar: 02.10.2008 03:44:25
Lexuar: 50 herė
Fjalėt kyēe: Pranojeni, Kosovėn,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Fuqia e sė keqes Fuqia e sė keqes
Humbja e Humbja e "A"-sė!
Rrėzimi i mitit tė heroit dhe orvatja pėr pėrgjumjen e njė breznie Rrėzimi i mitit tė heroit dhe orvatja pėr pėrgjumjen e njė breznie
Rishkrimi i Historisė? Rishkrimi i Historisė?
Kosova, cfare vjen me pas? Kosova, cfare vjen me pas?
Shqipėria, vend kandidat nė BE? Shqipėria, vend kandidat nė BE?
Rusia, debati i munguar Rusia, debati i munguar
Pak fjalė pėr Gjyqėsorin Pak fjalė pėr Gjyqėsorin
Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar Bashkimi kombėtar, mundėsi e imponuar
Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar Tentimi pėr tė legalizuar krimin e organizuar
Google Yahoo MSN