E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > Liqeni i Ohrit ėshtė mė i thellė se 300 metra
Liqeni i Ohrit ėshtė mė i thellė se 300 metra
Liqeni i Ohrit ėshtė mė i thellė se 300 metra
Hidrologėt dhe shkencėtarėt e Komitetit dypalėsh maqedono – shqiptar pėr mbrojtjen e liqenit tė Ohrit thonė se nė liqe mund tė matet thellėsia edhe mė e madhe se 350 metra.

Thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se 284.6 metrat e konfirmuar deri më tani. Kështu konfirmojnë shkencëtarët për Alsat. Ata thonë se këtë e tregojnë kërkimet e fundit të liqenit nga ana shqiptare. Nuk mund të dalin me informata konkrete, për aq kohë sa nuk do të kryhen edhe kërkimet në pjesën maqedonase të liqenit-thonë shkencëtarët. Sipas tyre thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se sa 350 metra.

"Në anën shqiptare, 60 metra prej bregur të liqenit, është dëshmuar deri tani se liqeni i Ohrit është i thellë mbi 293 metra. Ende s'kemi matje të sakta edhe në pjesën tonë për të parë se sa është i tellë" ai, thotë pjesëmarrja e projektit Suzana Aliu.

"Duhet të bëhen studime edhe në anën maqedone sepse dallimet e kuatave janë rreth 90 metra. Me këtë do të kemi të dhëna të sakta për atë se çka dhe cila është e vërteta e liqenit të Ohrit. Mendoj se thellësia gjithsesi është më e madhe se 300 metra", thotë Arian Meroli nga komiteti dypalësh për mbrojtjen e liqenit.
Kërkimet që së shpejti duhet të fillojnë në pjesën e Maqedonisë do të behën me ndihmën e pajisjeve të veçanta që mund të kryejnë madje edhe në thellësi deri në 5000 metra. Bëhet fjalë për një projekt të financuar nga NATO. Kërkimet duhet të tregojnë gjithashtu se edhe sasinë e peshkut që disponon liqeni. Shkencëtarët konsiderojnë se të dhënat e reja do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato të shkencëtarëve serb të cilët në vitin 1973 bënë kërkime të tilla në liqenin e Ohrit.
Sipas opinionit të ekspertëve dhe profesionistëve, me kërkimet shkencore që duhen të kryhen deri në fillim të vitit të ardhshëm, do të tregohen të dhënat deri tani të panjohura në liqenin e Ohrit. Sipas tyre liqeni i Ohrit është shumë më i thellë, se sa treguan rezultatet e deritashme që njeh mbarë opinioni.
Edhe me thellësinë që konfirmuan shkencëtarët serb në ’73, liqeni i Ohrit prin si më i thelli në Ballkan, dhe zë vendin e 7 në Evropë. Rreth 40 për qind e fundit të tij, gjendet nën thellësinë prej 200 metrash. Kërkimet në anën maqedonase duhet të fillojnë muajin e ardhshme kurse së shpejti projekte të tilla të ngjashme duhet të fillojnë edhe në liqenin e Prespës.

Miki Trajkovski/Alsat-m


Publikuar: 02.10.2008 04:43:38
Lexuar: 57 herė
Fjalėt kyēe: Liqeni, Ohrit, thellė, 300, metra,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Domatet e thata luftojnė kancerin e prostatės Domatet e thata luftojnė kancerin e prostatės
Zbulohen yje kuarkesh Zbulohen yje kuarkesh
Astronomėt zbulojnė gjurmė tė njė Astronomėt zbulojnė gjurmė tė njė "Toke" tjetėr
Shkencėtarėt janė pranė realizimit tė rrobave tė padukshme Shkencėtarėt janė pranė realizimit tė rrobave tė padukshme
Revolucion, njė cigare e re pa tym Revolucion, njė cigare e re pa tym
Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet Truri nuk ka mė sekrete, ja kodi qė lexon mendimet
SIDA, 25 vjet me pas SIDA, 25 vjet me pas
Tatuazhet, rritet numri i tė penduarve qė i kanė bėrė Tatuazhet, rritet numri i tė penduarve qė i kanė bėrė
Eddie, programi qė dėshiron tė mendojė si  njė fėmijė Eddie, programi qė dėshiron tė mendojė si njė fėmijė
Terapia GTP arrin sukses nė luftėn kundėr sindromės sė Daunit Terapia GTP arrin sukses nė luftėn kundėr sindromės sė Daunit
Google Yahoo MSN