E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Sekretet e lumturisė
Sekretet e lumturisė
Sekretet e lumturisė
Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėr- plot besim?

Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...

Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen.

Moti është thënë se: 1). Nuk ka jetë pa VUAJTJE 2). Nuk ka vuajtje pa SHKAK 3). Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET.

Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?

Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).

Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!

Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.

Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.

Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes.


Publikuar: 02.10.2008 05:26:15
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe: Sekretet, lumturisė,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Sėmundjet nga stresi? Tani tė provuara shkencėrisht Sėmundjet nga stresi? Tani tė provuara shkencėrisht
Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
Aktiviteti fizik dhe stresi Aktiviteti fizik dhe stresi
Xhelozia - mit apo realitet Xhelozia - mit apo realitet
Prindėrit e vjetėr-fėmijėt e sėmurė Prindėrit e vjetėr-fėmijėt e sėmurė
Tė ikėsh nga vetvetja?!!!... Tė ikėsh nga vetvetja?!!!...
Ē’ėshtė grupi Ē’ėshtė grupi
Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera
Xhelozia, Xhelozia, "vrasėsja" e ēdo marrėdhėnieje
Si mėsojnė fėmijėt tė flasin? Si mėsojnė fėmijėt tė flasin?
Google Yahoo MSN