E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Ēdo gjė ėshtė e vėshtirė,para se tė bėhet e lehtė
Ēdo gjė ėshtė e vėshtirė,para se tė bėhet e lehtė
Ēdo gjė ėshtė e vėshtirė,para se tė bėhet e lehtė
Asgjė nuk ėshtė e pamundur, pėrveē nėse nuk pajtohemi me tė. Jeta e njeriut shpie vetvetiu nė pėrparim. Mos lejo qė vjedhėsit tė t'pėrgatisin pėr humbje, t'ia ndėrrojnė kahjen jetės sate.

Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti.

Kush mund ta dijë apo ta sqarojë fshehtësinë se pse pikërisht në këto çaste i lexon këto reshta, e jo tjerat? Njëherë njëri nga mësuesit e mëdhenj më tha: "Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme!" Ne të dy vendosëm që ta hudhim lëkurën tonë të vjetër dhe ta fillojmë jetën e re, të përmbushur me dashuri, sukses dhe qetësi të brendshme.

Nëse vendose ta bësh këtë, atëherë më lejo të t'pyes: a e ke definuar ëndrrën tënde? Në orën e kaluar mësove se duhet të punosh vyeshëm dhe të kesh durim. Poashtu mësove se njeiru që ka për t'bërë të suksesshëm je vet Ti. Këtë orë, para së gjithash, dua të t'flas për ëndrrat, në të vërtetë se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato.

Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ëndrrat, pyetesh? Ke dëgjuar ndonjëherë për vjedhësit e ëndrrave? Në orën e parë kur u takuam, më the se në fëmijëri ke pasur ëndrra, por se realiteti ... Jo, miku im, realiteti është se vjedhësit t'i kanë vjedhur ato. Hajnat e tillë ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ëndrrën duke na ushqyer në vend të saj me porositë e llojit: "ti nuk mundesh, është e pamundur, është rrezik, nuk është për ty, nuk është mirë, mos... është herët, është vonë..." Tërë kohën na tregojnë mbi atë se çka nuk mundemi dhe asnjëherë nuk na flasin mbi atë se çka mundemi. Na bombarojnë me frazat: "... jeta është e rëndë... bla bla bla..." duke na përgatitur vazhdimisht për dështime, për vdekje!... E nëse e vëren lindjen e hënës në vend të perëndimit të diellit, të quajnë ëndërrimtar. Më me dëshirë na pranojnë nëse çdo ditë shkojmë në të njëjtin restorant, veshim rroba të njëjta, merremi me veprimtari të njëjtë, hamë ushqimin e njëtë... njëjtë... njëjtë, ndërsa me padëshirë i shikojnë ata që bëjnë diçka tjetër, ata që hulumtojnë, zbulojnë dhe orvaten...

Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti. Askush nga ata që të "mësojnë" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumështin fëmiut tënd. Njeriun që do të kujdeset për jetën tënde e ke gjetur në orën e kaluar. Edhe më tej vazhdo të takohesh me të. Merre pasqyrën dhe buzëqeshi përzemërsisht. Thuaji, unë të besoj, Ti ke për t'më bërë të suksesshëm dhe të lumtur.

Nuk është me rëndësi se ç'mendojnë të tjerët për ty. Mos u brengos për të tjerët. Me rëndësi është ç'mendon Ti për veten tënde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillë dhe je. Njeriu është i lumtur vetëm aq sa dëshiron të jetë. Ai vet e zgjedh nëse don ta vizatojë pikëllimin a lumturinë. Dhe Ti në këtë moment ke aq sa ke merituar dhe kërkuar nga jeta. Që të mund të qëndrosh më lehtë, dhe jeta jote të ketë kahje pozitive, duhet të mendosh pozitivisht për çdo gjë dhe për secilin. Që të mund ta bësh një gjë të tillë të duhet të ushqehesh me gjërat pozitive e motivuese.

Nëse nuk ke literaturë pozitive, atëherë merre një fletë dhe në të shkruaj tëra ato që sipas teje duhet t'i ketë një njeri i suksesshëm dhe i ndershëm. Përshkruaji, sipas teje, të gjitha vetitë pozitive të një personi të tillë.

Bëje atë në formën: njeriu i suksesshëm është... Në fund, në vend të fjalisë njeriu i suksesshëm, vendose emrin tënd. Lexoje tre herë në ditë këtë deklaratë, për tridhjetë ditë me radhë, dhe do të sheh se si ndodhin çudirat.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, përdori në praktikë, ngase nëse diçka di dhe nuk e përdor, është njëjtë sikur të mos e di fare.



Publikuar: 02.10.2008 07:11:20
Lexuar: 45 herė
Fjalėt kyēe: Ēdo, gjė, vėshtirė, bėhet, lehtė,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Duhanpirja “korrupton” trurin Duhanpirja “korrupton” trurin
Fotografimi i foshnjave Fotografimi i foshnjave
Stresi dhe shėndeti Stresi dhe shėndeti
Kush shkon nė shtrat herėt, ka rezultate mė tė mira nė shkollė Kush shkon nė shtrat herėt, ka rezultate mė tė mira nė shkollė
Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak Gjashtė kėshilla pėr tė gjetur shpirtin binjak
Televizori - vrasės i lėvizjes? Televizori - vrasės i lėvizjes?
Sa ėshtė e qėndrueshme lidhja juaj ? Sa ėshtė e qėndrueshme lidhja juaj ?
U divorcuat? Po fėmijėt ... U divorcuat? Po fėmijėt ...
9 zgjidhje pėr problemet nė martesė 9 zgjidhje pėr problemet nė martesė
Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit
Google Yahoo MSN