Nė qoftė se nje mashkull i humb flokėt, pėr gratė nuk ėshtė njė problem, pėrkundrazi. E rėndėsishme ėshtė qė tė mos vrapojė pas trukeve qesharake.
Një e keqe e nevojshme, por që në fund të fundit nuk është dhe aq e keqe. Ãshtë ky mendimi i grave në lidhje me tullacllëkun e burrave. Sepse humbja e flokëve është fat dhe një burrë tullac, duke hequr këtu truket qesharake që bën për tu dukur me flokë, pëlqehet. Sidomos në qoftë se e përballon problemin e tij me krenari dhe moskokëçarje. Ky është rezultati i nxjerrë nga një sondazh i bërë nga shoqata kërkuese Inra Demoskopea.
Difekti më i madh në pamjen estetike mashkullore është dhjami. Dëshmitar i neglizhencës, dobësisë dhe mungesës së vullnetit. Me fizikun nuk luhet dhe nuk falet. Por kur flitet për flokët është tjetër gjë.
Tullacllëku shikohet si një fenomen i pashmangshëm. Burrat që kur lindin e kanë të paracaktuar këtë fenomen (dhe kjo është e vërtetë sepse forma më e përhapur e tullacllëkut quhet alopsia androgjenike që varet nga një defekt gjenetik i trashëguar nga prindërit) dhe burrat nuk mund të bëjnë asgjë veçse ta përballojnë me dinjitet këtë problem. Jo të gjitha mënyrat e përballimit të këtij problemi janë të përkrahura nga shoqëria.
Marrja e flokëve të mbetur nga një pjesë e kokës për të mbuluar një pjesë tjetër të mbetur pa flokë dhe përdorimi i parukeve është me të vërtetë një veprim qesharak. Shumë e preferueshme për femrat është qethja zero e burrave.
Por si e jetojnë këtë problem vetë burrat?
Sondazhi ka dalluar tre tipa burrash të ndyshëm në mes të atyre tashmë të quajtur tullacë. Manovruesit, të kujdesshmit dhe indiferentët.
Në përgjithësi burrat duket se nuk i shqetëson shumë problemi para se të zërë dhe ata vetë. Vetëm 31 për qind e tyre janë të shqetësuar se ndonjë ditë dhe atyre mund tâu bien flokët. Por kur janë të përfshirë në këtë hall ata tregohen të pazotë për ta përballuar dhe kërkojnë ndihmë, duke vrapuar sikur të ishin të vegjël tek këshillat e nënave të tyre.
Por atëherë çfarë zgjidhjesh egzistojnë në lidhje me tullacllëkun?
Nuk është më e vërtetë ajo që mbronte me këmbëngulje një dermatolog italian se për të ndaluar rënien e flokëve ka vetëm një rrugë: qethja zero. Sot njihen të paktën dy mënyra për tâi bërë ballë këtij problemi.
Në rastin e një alopsie androgjenike që është forma e tullaclkut më e përhapur dhe shkaktohet nga një defekt gjenetik i trashëguar nga prindërit prej disa kohësh është e disponueshme një pilulë shumë efikase. Vepruesi kryesor që është finasteridi, reagon duke bllokuar një enzimë që e trasformon testeronin në didrotesteron. Ky hormon ka një efekt negativ në ripërtëritjen e flokëve, që pasi kanë rënë nuk dalin më.
Pilula merret për dy apo tre vjet dhe deri tani nuk ka dhënë efekte anësore. Në qoftë se nuk ja arrini në kohë kësaj metode sepse është efikase kur përdoret në fillimet e tullacllëkut, atëherë mund të mund tâi drejtoheni specialistëve për autotrapiantin.
Teknika kirurgjikale që përdoret është e sigurtë sepse parashikon përdorimin e flokëve të vetë personit dhe është efikase sepse flokët e rënë nuk do të bien kurrë më.
Flokët, zgjidhje për mosrënien e tyre.
Bashkëshorti yt është i terrorizuar nga ideja e rënies së flokëve? Mund tâi vish dhe ti në ndihmë sepse për të patur flokë të shumtë dhe të shëndetshëm nuk është dhe aq e vështirë. Mjafton kujdes dhe kurat e duhura me prodhime cilësore apo dhe receta të pregatitura vetë të cilat mund tâi provoni menjëherë.
Pika e dobët e burrave? Tashmë dihet që janë flokët. Kanë zbokth, janë të yndyrshëm, janë të djegur apo shumë të butë⦠por mbi të gjitha bien. Por në ditët e sotme nuk është më e vërtetë shprehja e shkrimtarit satirik amerikan Ambrose Bierce: «Vetëm një gjë mund ta ndalojë rënien e flokëve: tullacllëku i plotë» sepse mundësitë për të patur flokë të fortë dhe të shëndetshëm apo për të parandaluar dhe vonuar rënien e tyre egzistojnë. Ja disa nga kurat dhe trajtimet e veçanta që mund të shpëtojnë flokët.
Larje e kujdesshme
Një nga armiqtë më të këqinjë të një floku është larja e shpeshtë me shampo në dush. Një larje jo e kujdesshme sidomos në qoftë se flokët janë të dobët, mund ta keqësojë dhe më shumë gjendjen e tyre, shpjegojnë specialistët. Fërkimi i shpejtë dhe me forcë mund të shkëpusë rrënjët më të dobëta. Ja si duhet fërkuar lëkura e kokës gjatë larjes.
Vendosen mollëzat e gishtërinjëve në kupën e kokës dhe me lëvizje në forme zig-zagu të kujdesshme lëvizet drej pjesës pas veshëve. Pra gishtërinjë zhvendosen prapa dukë ndjekur një vijë të mesme të kokës. Procedohet në të njëjtën mënyrë dhe për pjesën e përparme dhe të prapme të kokës. Ideale do të ishte që flokët të masazhohen të paktën për katër minuta pa bërë asnjëherë lëvizje të forta apo të ndërpritet fërkimi duke i hequr gishtërinjtë nga lëkura e kokës.
Larjet e gjelbra
Larjet e kokës gjatë të cilave përdoren vajra esencialë dhe përbërës natyror janë një ilaç i vërtetë për flokët. Duhet të bëhen rregullisht çdo ditë me të njejtat lëvizje që përdoren për të aplikuar shampon, këshillojnë specialistët. Ja tre receta rigjeneruese, forcuese dhe kundër rënies së flokëve.
E para:
Përziej në një shishe dhjetë pika lëng limoni, dhjetë pika rozmarinë, dhjetë pika vaj aloa dhe dhjetë pika sherebelë. Përbërja duhet të aplikohet në kokë rreth gjysmë ore para se të lani flokët.
E dyta:
Përziej dy lugë gjethe marule dhe dy lugë lule marule dhe lëri në 200 ml alkool 60 gradë për një natë pastaj hidhni dhjetë pika nga përbërja në kokë dhe i masazhoni, gjithmonë para se të përdorni shampon.
E treta:
Përzieni 8 pika vaj esencial rozmarine, 5 pika vaj qitro, 5 pika bay, 3 pika sherebelë. Pastaj përziejeni përbërjen me një lugë miell gruri dhe aplikojeni gjysmë ore përpara shampos.
Shampo natyrore
Për tâi bërë flokët më të shëndetëshëm dhe të fortë, përveç prodhimeve që ndodhen në treg egzistojnë dhe zgjidhje natyrore. Ja recetat e një shampojë të pregatitur vetë që mund ta provoni menjëherë..
Më parë duhet të keni 20 g rozmarinë 20g rrukë dhe 20g vaj aloa dhe një rrënjë të vogël rrodheje të prerë në copa sa më të vogla. Vendoseni në një enë me gjysmë litri ujë dhe lërini të ziejnë për 20 minuta. Kur përzierja të ftohet filtrojeni dhe vendoseni në një enë duke e përzierë me tre lugë vaji flokësh. Para se ta përdorni përzierjen tundeni mirë për të përzier sa më mirë përbërësit. Shampo e pregatitur mund të mbahet në frigorifer por jo më shumë se tre javë.
Ilaçi forcues
Kur flokët kanë një pamje të ngjitur dhe janë pa dritë kur kalon gishtërinjë midis tyre shpesh është faji i mugesës së substancave ushyqese.
Në këtë rast janë të nevojshme substancat ushqyese. Janë të nevojshme ato që përmbajnë proteina, hekur, vitamina B dhe minerale si magnezi. Një alternativë për tâi dhënë jetë flokëve tuaj është një pregatitje që mund ta bëni dhe vetë por e mira do të ishte tâi drejtoheni një specialisti.
Përzihen së bashku maja birre, miell gruri, karrota dhe gjethe mendërze në pjesë të barabarta