E premte, 21.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Dimensionet e munguara tė shtetit!
Dimensionet e munguara tė shtetit!
Dimensionet e munguara tė shtetit!
Ky titull nuk ėshtė i imi. Ėshtė i teoricienit tė provuar tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Francis Fukuyama. Nė librin e fundit “Ndėrtimi i shtetit” (AAIS, Tiranė, 2008), Fukuyama pėrpiqet tė shpjegoj sfidat e ndėrtimit tė shteteve tė reja e demokratike, kryesisht tė dekadės sė fundit.

Afganistani dhe Iraku, përbëjnë bazën e esesë së njohur mbi shtetbërjen, qeverisjen dhe rendin botëror në shekullin e XXI, duke mos përjashtuar Kosovën dhe regjimet e tjera politike. “Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja dhe fuqizimi i atyre ekzistuese”, shkruan Fukuyama, duke shtuar se shtetet e dobëta apo “të dështuara” në vendet në zhvillim, qeveritë e dobëta, të paafta dhe pothuajse mos-ekzistuese janë burimi i problemeve më të rënda edhe në nivel global. Ai tentojë të argumentoj se ndërtimi i shtetit në ditët e sotme është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës. Duke lexuar këtë libër, nuk ka si të mos shfaqet para syve - pamja e Kosovës. Argumentimet e tij për sfidat e ndërtimit të shteteve, forcimit të demokracisë liberale, fitimit të legjitimitetit ndërkombëtar dhe mos aftësia për të hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare, janë të bazuara në shumë shembuj të përditshëm. Pavarësisht ndihmës së aktorëve botërorë, argumenton profesori i njohur amerikan, demokracitë nuk mund të eksportohen por ato duhet të burojnë aty - brenda shoqërisë. Kjo vlen edhe për Kosovën. Pra, nuk ka demokraci nga lartë, ku mund të themi hajde ta krijojmë sistemin shumëpartiak, të ndryshojmë ligjet, ta ndryshojmë kushtetutën apo ti përshtatemi sistemit ndërkombëtar e vlerave botërore demokratike. Pa ndihmën dhe vullnetin e njerëzve nga poshtë - popullit, demokracia edhe mund të vendoset por është e predispozuar të dështojë. Duke përmendur Kosovën, Somalinë, Haitin, Bosnjën, Kamboxhian dhe Timorin Lindor, Fukuyama thekson se as SHBA-ja e komuniteti ndërkombëtar nuk kanë pasur progresë të rëndësishëm në krijimin e shteteve të vetë qëndrueshme në çdonjërin nga vendet ku janë përpjekur ta bëjnë. Pavarësisht qëllimeve të mira që mund të kenë, është provuar se demokracitë janë të pa eksportueshme dhe specifike për çdo shoqëri.

II
Sipas disa indikatorëve të Bankës Botërore për indeksin e lirive politike dhe civile në botë, të hartuar nga Freedom House, Kosova nuk hynë në mesin e vendeve që kanë aftësi shtrirjeje të funksioneve shtetërore apo forcës së saj. Qeveria e Kosovës, e pas 17 shkurtit, nuk arrin të shtrijë funksionet në tërë territorin dhe as të ushtrojë forcën e saj qoftë fizike, taksa-vjelëse apo edhe morale. Enklavat serbe, dhe brenda tyre, funksionimi i strukturave paralele të dala pas zgjedhjeve të 11 majit, janë vetëm disa nga shembujt e zakonshëm. Duke mos u larguar nga analiza e Fukuyamas për kuadratin e shtrirjes së funksioneve shtetërore dhe forcës, Kosova hyn në mesin e vendeve të përjashtuara. Ndërsa shtetet brenda tij, fatmirësisht, maten me nivelin e mirëqenies dhe të zhvillimit ekonomik. Dy autorët tjerë amerikanë, Joseph Lipset dhe Robert Fatton përmendin termin “Neopatrimoniale” si karakteristikë për regjimet Sub-Sahariane të Afrikës, ku forca e tyre politike përdoret për ti shërbyer një rrjeti klientelist mbështetësish të udhëheqësve të vendit, qoftë në zyrën e presidentit, kryeministrit apo ndonjë portofoli tjetër publik e jo publik. Kosova nuk bën shumë dallim, edhe në këtë rast. Mbase këtu “Grabitja” është më e sofistikuar për shkak të “përvojës” së ndërkombëtarëve. Në Kosovë, burimet e shoqërisë grabiten nga individë të vetëm e shumë sektorë publikë përdoren për qëllime private apo të klaneve të caktuara brenda partive qofshin në pushtet apo jo.

III
Procesi i privatizimit është njëra nga rrëfimet e hidhura të pas 99-së. Dështimi në ri-shpërndarjen e aseteve, ndryshimin e destinacionit të ndërmarrjeve shtetërore e publike dhe shitjen e tyre pa standarde, tregon praktikën me të cilin është menaxhuar projekti më jetik për kosovarët. Madje fondi i privatizimit vazhdon të jetë i pashfrytëzueshëm për qytetarët e shtetit të ri. “Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është sigurisht objektivi i duhur i reformave ekonomike, po ai kërkon një shkallë të lartë aftësish institucionale për ta zbatuar siç duhet”, thekson Fukuyama. Për këtë çështje, njëri ndër dekanët e ekonomistëve të tregut të lirë, Milton Fridman, kishte thënë. “Para një dekade, do të isha i bindur se vendet që po e kryenin tranzicionin duhet vetëm “të privatizojnë, privatizojnë, privatizojnë”. Por e kisha gabim, kishte theksuar ai. “Doli se shteti ligjor është më i domosdoshëm se privatizimi”. (Intervistë e vitit 2002). Apo shndërrohet Kosova, fatkeqësisht në barrë për botën e civilizuar, tashmë që lojtarët e kësaj bote ndihmuan pavarësimin, mbetet të shihet. Mungesa e “dimensioneve të shtetit” është kthyer në një makth të drejtpërdrejt për botën e zhvilluar. Afganistani dhe Iraku, sipas Fukuyames, janë shembujt e freskët, duke mos përjashtuar as të tjerë. Eksiton ende shansi për ti ikur mbase analizës së mëvonshme të Fukuyames, për shtetin e dështuar me emrin - Kosova. Por, pse jo edhe shembullit të mirë. Shtetndërtimi nuk duhet të jetë barrë vetëm e elitave politike, por e të gjithë njerëzve. Pavarësisht se jeta politike e publike është monopolizuar nga një grusht njerëzish të cilët e ngufasin demokracinë çdo ditë. Por, përpjekjet nga poshtë nuk duhet të ndalen, pavarësisht qasjes që politikanët kanë për demokracinë. Sepse në politikë, jo gjithmonë sukseset maten me kohën e qëndrimit në pushtet. Ato ndonjëherë shikohen me të bëmat e lëna pas...

Bashmir Xhemaj


Publikuar: 03.10.2008 02:01:54
Lexuar: 73 herė
Fjalėt kyēe: Dimensionet, munguara, shtetit,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
Kundėr anti–politikės Kundėr anti–politikės
Refuzimi i 6 pikėshit si faktorizues i Kosovės Refuzimi i 6 pikėshit si faktorizues i Kosovės
Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave tė mėdha
Pak fjalė pėr Gjyqėsorin Pak fjalė pėr Gjyqėsorin
Institucionet kosovare tė pėrkushtuara pėr njė familje tė shėndoshė Institucionet kosovare tė pėrkushtuara pėr njė familje tė shėndoshė
Feneri Olimpik, Kina dhe liria Feneri Olimpik, Kina dhe liria
Rrugėt e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Ēezarit Rrugėt e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Ēezarit
Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes Rusi-Perėndim, ekonomia nė mes
Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn
Google Yahoo MSN