E shtunė, 22.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > NASA dhe projektet e saj pėr eksplorimin e hapėsirės
NASA dhe projektet e saj pėr eksplorimin e hapėsirės
NASA dhe projektet e saj pėr eksplorimin e hapėsirės
Agjencia amerikane e hapėsirės, NASA, i ėshtė afruar sistemit diellor me njė kontingjent tė sofistikuar teleskopėsh, satelitėsh dhe anijesh hapėsinore gjatė 50 vjetėve tė historisė sė vet.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Pol Sisko i hedh një vështrim sondave të drejtuara në mënyrë automatike që agjensia ka për të ekploruar universin dhe për ta njohur më shumë atë.

Për gjysëm shekulli agjensia NASA ka eksploruar universin me satelitët e saj të cilët kanë mbledhur të dhëna dhe pamje në hapërsirë. Teleskopi hapësinor Habël, sonda Casini, anijet hapësinore Vuajazhër dhe Fenix janë vetëm disa nga qindra sondat e agjensisë që entuziazmojnë prej vitesh publikun. Çdonjëra nga këto ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e njohurive tona mbi hapësirën dhe pjesët më të largëta të universit. Ja ç’thotë shkencëtari i agjensisë NASA, Dejvid Uilliams:

“Fillimisht dërguam në hapësirë sondën Rejnxhër. E nisëm atë direkt drejt hënës dhe ajo filloi të fotografonte pa pushim. Por disa nga fotografitë më të mira që kemi nga hëna janë bërë në vitet 60. Këto anije hapësinore e tregonin kaq qartë hënën saqë ne e dinim se ç’të prisnim kur shkuam në hënë.”

Një numër sondash kanë hartuar e fotografuar, janë ulur apo edhe kanë ecur në planetin Mars, duke ofruar pamje të shkëlqyera të planetit të kuq, dëshmi të pranisë së ujit atje dhe shumë më kaq.Anija Feniks e cila ndodhet atje për momentin po fotografon si dhe analizon përbërjen e planetit dhe të atmosferës.

Agjensia NASA ka dërguar sonda në çdo planet të sistemit diellor. Ndoshta sondat Vuajazhër kanë qënë më të jashtzakonshmet. Ato u dërguan atje në vitin 1977 dhe ndonëse mendohej të kishin një jetëgjatësi prej vetëm 5 vjetësh vazhdojnë të bëjnë punën e tyre nëpër planete.Historiani i hapësirës Riçard Launius i cili punon në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Uashington thotë se sonda Vuajazhër i ka kaluar të gjitha parashikimet. Pasi kanë observuar planetët Jupiter, Saturn dy sondat Vuajazhër vazhduan misionin e tyre në planetet Uran dhe Neptun. Sipas shkencëtarit të agjensisë Ed Stoun:

“Projekt pas projekti ne zbuluam të gjitha pikat e dritës dhe të gjitha ato ishin të ndryshme. Si shkencëtar për mua kjo ishte një periudhë e jashtzakonshme zbuilmesh dhe ne vazhdojmë edhe sot të zbulojmë gjëra që nuk i kemi parë ndonjëherë."

Sondat zbuluan detaje të reja në lidhje me unazat e planetit Saturn si dhe nxorrën në pah faktin që në planetin Neptun erërat fryjnë deri në 2000 km në orë. Teleskopi hapësinor Habëll ka tërhequr vëmendjen e publikun si asnjë sondë tjetër. Teleskopi u hodh në hapësirë në vitin 1990. I quajtur ndryshe si “dritarja e universit” ai ka prodhuar qindra mijëra pamje spektakolare të cilat kanë rritur ndjeshëm njohuritë mbi hapësirën.Astronautët së shpejti do t’i rikthehen hapësirës ku do të vazhdojnë të çojnë përpara aftësitë e vrojtimit e do të vazhdojnë të zbulojnë sa më shumë nga misteret e universit.

(d.b/VOA/BalkanWeb)


Publikuar: 03.10.2008 04:33:01
Lexuar: 29 herė
Fjalėt kyēe: NASA, projektet, eksplorimin, hapėsirės,
  


Lajmet e fundit
Holmes modele e Miu Miu Holmes modele e Miu Miu
Piratė qė pasurohen… Piratė qė pasurohen…
Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki Ky shakaxhi i pėrparimit e krodhi vendin nė pesė anarki



Lajmet te ngajshme
Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt
Ilaē qė zėvendėson ushtrimet fizike Ilaē qė zėvendėson ushtrimet fizike
Alarmi vjen nga SHBA: Kujdes nga perdorimi i zgjatur i celularit Alarmi vjen nga SHBA: Kujdes nga perdorimi i zgjatur i celularit
Gjenet, mbipesha dhe kanceri Gjenet, mbipesha dhe kanceri
Seksi nuk varet vetėm nga kromozomet Seksi nuk varet vetėm nga kromozomet
“Lotėt e Shėn Lorenzit”, kur yjet shkėputen nga qielli “Lotėt e Shėn Lorenzit”, kur yjet shkėputen nga qielli
Pentagoni, gati ne plan hedhjen e insektit artificial, per kontrollin e gjithckaje Pentagoni, gati ne plan hedhjen e insektit artificial, per kontrollin e gjithckaje
Kanceri i gjirit, teste gjenetike pėr kura me te lira Kanceri i gjirit, teste gjenetike pėr kura me te lira
Kampionati i robotėve, Austri-Gjermani, 10-0 Kampionati i robotėve, Austri-Gjermani, 10-0
Gati pėr tė udhėtuar nė kohė? ! Gati pėr tė udhėtuar nė kohė? !
Google Yahoo MSN